AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gati koncesioni për incerneratorin e tretë, do të djegë 550-800 tonë plehra në ditë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka miratuar një “ofertë të pakërkuar” për koncesion nga një kompani private për ndërtimin e një incerneratori për djegien e plehrave në Tiranë, i treti impiant i tillë i licencuar në Shqipëri.

Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara
Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka gati planet për ndërtimin e një incerneratori të tretë për djegien e plehrave, pasi ka angazhuar deri tani 7.3 miliardë lekë për dy incerneratorë të tjerë në Elbasan dhe Fier.

Qeveria shqiptare miratoi javën e kaluar pranimin e një oferte të pakërkuar për koncesion dhe dhënien e një bonusi prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy B.V.”, Sh.p.k, për “dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës”.

Sipas një relacioni të Ministrisë së Mjedisit, i cili është publikuar jo në faqen e Ministrisë së Mjedisit, por në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë, kompania koncesionare, e cila nuk rezulton të jetë e regjistruar në Shqipëri por në Hollandë, është nën pronësinë e kompanisë shqiptare “Integrated Technology Services sh.p.k” dhe kompanive “Paul Wurth Italia S.P.A” & “Energy Recuperator S.P.A.”

Qeveria e miratoi dhënien e bonusit për këtë kompani duke nënkuptuar hapjen e një tenderi, ndërkohë që analiza ekonomike dhe mjedisore e këtij projekti nuk është publike dhe nuk është konsultuar me publikun, duke shkelur konventën e Aahrusit, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 2001 dhe që kërkon që çdo projekt me impakt mjedisor të konsultohet paraprakisht me publikun e zonës së ndikuar nga ky projekt.

Relacioni i publikuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili është një opinion mbi anën ligjore dhe jo ekonomike apo mjedisore, jep disa të dhëna mbi projektin. [Link Relacioni]. Ajo thotë se investimi i planifikuar është 140 milionë euro dhe afati i koncesionit është 30 vjet. Projekti premton mbylljen e venddepozitimit ekzistues të plehrave të Tiranës në Sharrë, ndërtimin e një impjanti për djegien e 550-800 tonëve plehra në ditë në fazën fillestare me premtimin për ta shtuar kapacitetin, krijimin e një venddepozitimi të hirit të prodhuar nga djegia me kapacitet 1.8 milionë metra kub dhe një impjant të trajtimit të ujërave të ndotura që do të krijohen nga procesi i përpunimit të plehrave.

Koncesionari argumentohet se do t’i nxjerrë fitimet e tij duke arkëtuar një tarifë për depozitimin e mbetjeve nga bashkitë e qarkut të Tiranës, nga shitja e energjisë elektrike të prodhuar nga djegia e plehrave si dhe nga rekuperimi i materjaleve të riciklueshme.

Qeveria shqiptare ka dhënë më herët edhe dy koncesione të tjera për ndërtim të impjanteve të djegieve të plehrave në Elbasan dhe Fier, përmes dy kontratave koncesionare të financuara nga buxheti i shtetit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, incerneratori i Elbasanit do t’i kushtojë taksapaguesve 3.3 miliardë lekë për shtatë vitet e kontratës së koncesionit ndërsa incerneratori i Fierit do t’i kushtojë taksapaguesve 4 miliardë lekë përgjatë gjashtë viteve të kontratës së koncesionit. Incerneratori i Fierit duket se është i lidhur me të njëjtën kompani që ka bërë kërkesën për koncesion për incernetatorin e Tiranës.

Për të dyja projektet, informacioni i ofruar nga autoritetet është minimal dhe konsultimi publik para nënshkrimit të kontratave duket se nuk është kryer. Në Fier, banorët e zonës ku është planifikuar ndërtimi i incerneratorit si dhe të vetë qytetit të Fierit protestuan ashpër gjatë muajve të fundit duke bllokuar efektivisht ndërtimin e tij.

Ndërtimi i incerneratorëve vjen në një kohë ku në Shqipëri vijon debati i ashpër mbi lejimin apo jo të importimit të mbetjeve në Shqipëri, ku aktivistët kanë shprehur shqetësimin se vendi ynë mund të kthehet në një gropë për plehrat e Europës. Ligji që lejon importin e mbetjeve “për rekuperim” në Shqipëri, ku rekuperimi përfshin edhe shfrytëzimin e përmbajtjes energjetike të mbetjeve përmes incernerimit, u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë nga Presidenti Bujar Nishani në tetor dhe ka mbetur i bllokuar në Kuvend për shkak të protestave të shumta të aktivistëve mjedisorë.

Etiketa: aktivistAktivistëAMPBanorëBujar NishanibuxhetiBuxheti i ShtetitelbasanEnergy Recuperator S.p.aEuroFierGjergj ErebaraIntegrated Technology ServicesItaliaKoncesionKoncesioniKonsultimi publikKuvendLandfilli i SharrësMjedisitParaPaul WurthQeveriaQeveria shqiptareSHSharrëshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranë
Tjetri
Vendimi i lirimit: Kryebashkiaku i Durrësit garantoi punësimin e Lulzim Berishës

Hetim për gjykatësit që liruan Lulzim Berishën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.