AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Tradita e mbjelljes së shafranit vendos rrënjë në Dumre

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
9 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tre vëllezër nga Belshi kanë bashkuar forcat me një sipërmarrës italian, për të sjellë në Dumre traditën e mbjelljes së bimës së shafranit, një nga erëzat më të shtrenjta në botë.

Zafferano di Dumre, ky është edhe prodhimi më i ri “made in Albania” që kultivohet në Dëshiran të Belshit. Familja Elezi ka qenë e para që ka eksperimentuar mbjelljen e bimës së rrallë falë lidhjes me një sipërmarrës italian,  i cili vendosi të investojë në Shqipëri dhe pikërisht në Dumre për të rritur shafran të cilësisë së parë. Fillimisht familja Elezi eksperimentoi me 100 bimë, më pas me një sipërfaqe më të madhe dhe sot ka 3 dynym. Nexhipi, një prej vëllezërve që kujdeset për arën me shafran, na tregon punën që bën për të arritur deri tek pistili i çmuar dhe rrugëtimin deri në arën e shëndetshme me shafran.

“Zakonisht si gjithë  kulturat e tjera, toka duhet pregatitur një vit përpara  me pleh organik,  dhe nuk përdoret asnje lloj plehu kimik. Gjithçka është  bio.  Të gjithë  shërbimet e punët i ka me krah. Kërkon nga 25  deri në 30 kuintal pleh organik  për dynym,” shprehet Nexhipi.

Jemi në fazën përfundimtare të mbledhjes së lules magjike me vlera të mëdha ushqimore por edhe tregëtare. Një kilogram produkt shkon deri në 6 mijë euro, duke ruajtur cilësinë e parë për të cilën kompania ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar.

“Kompania është  e licencuar në  bazë të procedurave të ACCP, që  nëkupton sigu ri të lartë ushqimore gjatë gjithë fazave të përpunimit,” tha Nexhipi.

Shafrani kërkon vëmendje, kujdes dhe tokë të përzgjedhur. Familja Elezi i është përshtatur bimës pasi, siç thotë Nexhipi të kultivosh shafran është me leverdi edhe pse nuk kanë pasur asnjë nxitje nga shteti.

“Për këtë sipërfaqe që kemi sot është viti i dytë. Ja vlen, por kjo kërkon edhe toka të përshtatshme. Jo në çdo sipërfaqe mbillet. Filimisht nuk e dinim, por  më pas na thanë se ka subvencion për shafran, por duke parë sipërfaqen e vogël dhe subvencionin e shtetit, nuk kishim inters  të bënim letrat fare,” Nexhip Elezi.

Largohemi nga ara me shafran në kodrën e përqafuar nga dielli për të kaluar në fazën tjetër, në laborator ku përpununohet dhe paketohet për tregun e huaj. Punëtorët, me kujdes të jashtëzakonshëm, ndajnë pistilin nga lulja e më pas e thajnë në një furrë të vogël për të kaluar në konservim për një muaj. Pjesën e dytë, por jo më pak të rëndësishme për të garantuar cilësinë, e ka merak vëllai tjetër i familjes Elezi, Dervishi. Ai na tregon se shafrani pasi mblidhet kërkon respektim të të gjitha fazave për të garantuar vlerat e tij dhe firma ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar ISO .

“Certifikimi ndërkombëtar është në përgjithësi në dëshirë të kompanive, por duke pasur detyrë themelore cilësinë e produktit kemi kërkuar që të bëjmë edhe çertifikimin  kombëtar, sipas procedurës ushqimore dhe e kemi realizuar këtë. Tani jemi në vitin e tretë si kompani e çertifikuar me standartin ISO,” thotë Dervishi.

Ai shpjegon se shafrani nuk ka lidhje me atë që quhet rëndom “shafrani i Indisë” ose kurkuma.

“Nuk është shafrani i Indisë, Shafrani  është, pikërisht, kjo lule me këto pistile të kuq, të cilët veçohen dhe produkti është pistili në ngjyrë të kuqe. Kurkuma është një produkt tjetër, i një rrënje që thahet, bluhet ka vlerat e veta, por është tjetër nga shafrani shqiptar,” përfundoi Dervishi.

Arsyeja pse kjo bimë nuk është shpërndarë në të tjera ferma është se  kompania që kërkon shafranin ka si kusht të ruajë të njëjtën markë, cilësinë e parë dhe të ketë të garantuar tregun e shafranit si produkt organik dhe pa asnjë shtesë kimike. Por nuk do të jetë e largët dita ku Dumreja do të kthejë sytë nga erëza magjike me vlera të mëdha ushqimore, shafrani, që tashmë është kthyer në markë “Zafferano di Dumre”.

Etiketa: EuroISOParaPunëPunëtorPunëtorëSHshqipShqipëriTokaTreg
Tjetri
Kremlini dhe zgjedhjet amerikane

Çfarë do të bëjë Rusia në 2017?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.