AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Banorët e Gjergjanit të shqetësuar për shtrimin e rrugës me skorjet e Kurum

Banorët e fshatit Gjergjan kanë protestuar kundër shtrimit të rrugës Cërrik-Elbasan me mbetje nga metalurgjia, duke hedhur dyshime se ato janë radioaktive dhe të rrezikshme për shëndetin e tyre. 

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skorjet e depozituara për shtrimin e rrugës Cërrik-Elbasan | Foto nga : Bardha Nergjoni

 

Të hënë me 26 dhjetor, një grup prej gati 20 banorësh të fshatit Gjergjan të Elbasanit, tentuan të ndalojnë fadromën e firmës Gjoka Konstruksion që po kryente punimet në rrugën Elbasan-Cërrik, pasi dyshojnë se mbetje të rrezikshme industriale të firmës turke ‘Kurum’, të grumbulluara më parë buzë lumit Shkumbin, po përdoren për shtrimin e rrugës.  Sipas banorëve këto mbetje janë kancerogjene dhe si të tilla rrezikojnë jetën e tyre.

Sipas banorëve protesta e ka detyruar firmën t’i zëvëndësojë skorjet me zhavorr nga lumi Shkumbin, por megjithatë ata ankohen se mbetjet e metalurgjikut janë përdorur tashmë për gati 80% të shtresës së rrugës.

Donald Lamçja, një prej banorëve që ka marrë pjesë në protestë, shprehet se ata nuk janë lajmëruar se çfarë materialesh janë përdorur për shtresën e rrugës, por ata kanë dyshime se ato janë të rrezikshme dhe kancerogjene.

“Ne reaguam por ishte vonë pasi ata e shtruan. Nuk dimë se çfarë janë këto mbetje por dimë që vijnë nga metalurgjia,” u shpreh ai.

“Mund të jenë kancerogjene, mund të na dëmtojnë shëndetin. Askush nuk na ka lajmëruar. Pasi ne reaguam firma e vazhdoi pjesën tjetër me zhavorr por pjesa më e madhe është shtruar,” shtoi Lamçja.

Skorjet e përdorura për shtrimin e rrugës janë transportuar nga një depozitë e madhe  pranë ish kombinatit metalurgjik për rikonstruksionin e rrugës. Rruga Elbasan-Cërrik është një investim i ministrisë së Transporteve me vlerën mbi 1 miliardë lekë që pritet të përfundojë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2017.

Nga informacionet e marra nga banorët, në pjesën e mbetur të rrugës janë duke u përdorur inerte lumi dhe jo skorje pas protestës së në lidhje me rrezikshmërinë e mbetjeve.

Ndërkohë rreth 5 km larg Elbasanit, 5 fshatra po përballen me një tjetër fenomen që ka lidhje po me këtë rrugë. Tubacioni kryesor që kalon përmes rrugës nga punimet e para disa muajve është çarë dhe tashmë po shpërthen asfaltin duke dalë në sipërfaqe. Veç rrezikut për aksidente sërish banorët janë të shqetësuar për ndotjen e ujit nga skorjet me të cilat është shtruar rruga edhe në këtë segment.

Osman Qosja, banor i fshatit Mjekës thotë se uji i përzier me skorje hyn sërish në tubacion duke ndotur kështu ujin e pijshëm për 5 fshatra.

“Derisa janë skorje, ato janë të rrezikshme. Uji ka disa muaj që kullon në këtë pjesë të rrugës dhe vetëm tani ka filluar të shpërthejë në sipërfaqe. Një ditë më parë një makinë rrëshqiti dhe përfundoi në arë nga uji në rrugë. Ne nuk jemi të shqetësuar vetëm për këtë fakt por edhe për skorjet që mund të përfundojnë në tubacion,” u shpreh Qosja

“Ky është tubacioni i madh që furnizon shumë fshatra. Firma e ka dëmtuar dhe më pas ka bërë rrugën duke rrezikuar jo vetëm për aksidente por edhe për ndotjen nga mbetjet e metalurgjikut të ujit të pijshëm për mijëra banorë,” shtoi ai.

Sipas një raporti të Inspektoriatit Mjedisor Shtetëror, ISHM, të publikuar në Prill 2015, kompania Kurum gjeneron rreth 48,000 skorje çdo vit, ku përfshihen pluhura me përbërje të oksidit të zinku dhe plumbit.

Agjencia për mbrojtjen e mjedisit në SHBA, EPA, pluhurat e oksidit të zinkut që gjenerohen nga përpunimi i skrapit në furrnalta elektrike si ajo e metalurgjikut në Elbasan, i konsiderohen si mbetje të rrezikshme, për shkak të rrezikut efekteve të dëmshme mbi shëndetin e njeriut.

Sipas lejes mjedisore Kurum duhet t’i eksportojë mbetjet e pluhurit të oksidit të zinkut dhe plumbit që gjenerohen nga shkrirja e skrapit jashtë vendit për trajtim të specializuar nëpërmjet nënkontraktorëve të ndryshëm.

Megjithatë, i pyetur nga BIRN,  Beqir Kila, specialisti në Agjencinë e Mjedisit Elbasan, deklaroi se mbetjet që po përdoren për shtrimin e rrugës, bëjnë pjesë në katalogun e mbetjeve jo të dëmshme dhe mund të përdoren për shtresën e rrugës. Kila deklaroi se ato janë skorje të reja të depozituara në brendësi të ish kombinatit metalurgjik nga firma Kurum.

Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm i firmës “Gjoka Konstruksion” Erind Gjoka, i tha BIRN se materialet që po përdoren në shtresën e rrugës janë tërësisht të padëmshme dhe banorët pasi janë sqaruar nga përfaqësues së firmës KURUM janë bindur.

“Janë disa banorë që janë ankuar por pasi kemi sjellë përfaqësuesin e firmës që i ka këto skorje dhe i ka sqaruar, ata kanë rënë dakort dhe nuk ka më probleme të tilla,” tha Gjoka.

Ndërkohë sa i përket dëmtimit të tubacionit të ujësjellësit kryesor, Erind Gjoka deklaroi se nuk ka një informacion për të dhe duhet të ndërhyjë ujësjellësi pasi vetë firma nuk ka pasur harta të qarta të tubacioneve të ujit të pijshëm.

Etiketa: aksidenteBanorëBIRNCërrikelbasanGjokaGjoka KonstruksionKurumLumimbetjeMjedisitMjekmjekëParaProtestaRaportiSHSHBAShkumbin
Tjetri
Çiftet LGBT pozojnë për të na kujtuar se festat i përkasin të gjitha llojeve të dashurisë (Foto)

Çiftet LGBT pozojnë për të na kujtuar se festat i përkasin të gjitha llojeve të dashurisë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.