AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BDI merr në konsideratë një koalicion të ri me Gruevskin

Semra MusaingaSemra Musai
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ali Ahmeti, lideri i Partisë etnike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. Foto: Anadolu

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, tha se partia e tij nuk e ka vendosur ende nëse do të ndihmojë partinë VMRO DPMNE të Nikola Gruevskit të formojë një qeveri të re.

Ali Ahmeti, lideri i Partisë etnike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. Foto: Anadolu
Ali Ahmeti, lideri i Partisë etnike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. Foto: Anadolu

Ali Ahmeti, lideri i partisë kryesore etnike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, të mërkurën tha se BDI do të fillojë negociatat me VMRO DPMNE meqë partia ka marrë një mandat për të formuar qeverinë e ardhshme.

Megjithatë, Ahmeti tha se ai nuk kishte vendosur nëse negociatat do të përfundonin apo jo me një rinovim partneriteti, pasi BDI ende po analizon katër opsione – një koalicion me VMRO DPMNE, një koalicion me Social Demokratët në Opozitë, SDSM, bashkimin në një qeveri “tenike” apo qëndrimin në opozitë.

“Të gjitha opsionet janë të mundshme dhe ne po i analizojmë këto opsione seriozisht në nivelet më të larta të partisë,” tha Ahmeti të mërkurën në mbrëmje.

Si partia më e madhe që fitoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO DPMNE ka marrë mandatin nga presidenti për të formuar një qeveri.

Të martën, partia tha se do të ftonte BDI në negocimin e rinovimit të koalicionit, por nuk saktësoi se kur do të fillonin bisedimet.

VMRO DPMNE fitoi 51 nga 120 vende në parlament, SDSM ka fituar 49 dhe BDI fitoi 10.

Pasi shumica e partive të tjera i kanë përjashtuar negociatat me VRMO DPMNE, shpresa e vetme për partinë është aleanca me BDI.

Ahmeti tha se negociatat nuk do të jenë të lehta dhe se ai nuk do të hyjë në qeverisje nëse partneri maqedonas nuk pranonte deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga partitë etnike shqiptare më 7 janar.

Deklarata ka shtatë pika, pa afate konkrete të përmbushjes, por përmban ide që ato pretendojnë se do të siguronte barazi totale mes shumicës maqedonase dhe minoritetit shqiptar – që përbën një të katërtën e popullatës.

Partitë shqiptare duan që gjuha shqipe të bëhet zyrtare në të gjithë territorin, jo vetëm në zonat ku jetojnë me shumicë. Ata duan gjithashtu bisedime për ndryshimin e flamurit të vendit dhe himnit që të reflektohet edhe elementi shqiptar.

Ata vënë në qendër sundimin e ligjit dhe drejtësinë, barazinë ekonomike, integrim më të shpejtë në BE dhe NATO dhe marrëdhënie më të mira me fqinjët.

Nëse të katërta opsionet dështojnë, BDI thotë se vendi duhet të organizojë zgjedhje të reja.

Shumë vëzhgues thonë se një rinovim i aleancës VMRO DPMNE dhe BDI do të vinte në rrezik të dyja partitë.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se votuesit ndëshkuan të dyja partitë në zgjedhjet e dhjetorit kur humbën vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dy vite më parë.

“Nëse kemi një qeveri të re mes këtyre partive humbja e mbështetjes do të jetë edhe më dramatike,” tha ai.

“VMRO DPMNE e ka ndërtuar pozicionin e vet bazuar te retorika e ashpër kundër shqiptarëve, ndërsa BDI me platformën e përbashkët që ka rritur pritshmëritë shqiptare kundrejt të drejtave të tyre kolektive,” theksoi analisti politik Xhelal Neziri.

Ai shtoi se një koalicion i ri do të zhgënjente si maqedonasit dhe shqiptarët etnikë dhe dy partitë do të humbnin mbështetjen e elektoratit të tyre.

Të dyja partitë e tjera të bllokut shqiptar, Besa, që fitoi pesë vende dhe PDSH – Lëvizja për Reforma, që fitoi tre, nuk do të marrin pjesë në negociata për një qeveri të re me VMRO DPMNE.

Ndërkohë SDSM i nxiti partitë politike shqiptare të martën të mos lejojnë njerëzit e akuzuar për akte kriminale të formojnë një qeveri të re.

Prokuroria Speciale, SJO, që është ngritur për të hetuar krimin në nivel të lartë, po heton disa zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE.

Etiketa: Ali AhmetiBDIBEbisedimeNATOnegociataparlamentPartiaProkuroriaProkuroria SpecialeReformarrezikshqiptareVMRO DPMNEVotavotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kurthi Kindleberger

Kurthi Kindleberger

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.