AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Franca liron ish-kryeministrin Haradinaj

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Kallxo.com/BIRN.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë politikan, Ramush Haradinaj, i arrestuar në Francë bazuar në një urdhër arresti për krime lufte të lëshuar nga Serbia, është liruar nga paraburgimi ndërsa kërkesa e Beogradit për ekstradimin e tij po rishqyrtohet.

Foto: Kallxo.com/BIRN.
Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com/BIRN.

Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar të enjten liroi Haradinajn, por tha se ai duhet të qëndrojë në Francë nën mbikëqyrje gjyqësore ndërsa autoritetet shqyrtojnë nëse duhet ta dërgojnë apo jo atë në Serbi që të përballet me akuzat për krime lufte.

“Këto akuza nga Serbia janë thjesht politike. Ajo që po bëni ju këtu është abuzim i të drejtave të njeriut,” i tha Haradinaj gjykatës në frëngjisht, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Ai është i detyruar të dorëzojë pasaportën e tij, të raportojë dy herë në javë në policinë franceze dhe të marrë pjesë në seancat gjyqësore që kanë lidhje me nëse ai do të ekstradohet apo jo në Serbi.

AFP raportoi se në një seancë, kryetari i trupit gjykues tha se bazuar në informacionet që i janë dhënë Interpolit, Serbia e akuzon Ramush Haradinaj se ka urdhëruar “paraburgimin e paligjshëm të civilëve” në Kosovë në vitin 1999.

Disa prej civilëve të ndaluar janë torturuar, përdhunuar, trajtuar në mënyrë çnjerëzore apo vrarë, sipas autoriteteve serbe.

Partia opozitare që drejton tani Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u shpreh se politikani duhet të lejohet të kthehet në Prishtinë.

“Ne besojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por të mos lejohet të kthehet në shtëpi, nuk është drejtësi e plotë,” tha partia në një deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve gjyqësore në Francë të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdolloj mase kundër Ramush Haradinaj, pasi ai është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë,” vazhdonte deklarata.

Haradinaj u lirua nga dy herë nga akuzat për krime lufte nga gjykata e krimeve të luftës me bazë në Hagë.

Por ministri serb i punës, Aleksandar Vulin, tha se gjykata franceze nuk duhet ta kishte liruar Haradinajn nga paraburgimi.

“Lirimi i Haradinajt, dhe madje lirimi i përkohshëm, nuk është lajm i mirë. Sidomos për familjet e viktimave të tij,” tha Vulin për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përshëndeti vendimin e gjykatës franceze, por tha se urdhër arrestimet e Interpolit, të lëshuara për ish-luftëtarët e UÇK-së me kërkesë të Serbisë, duhet të anulohen.

“Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon,” shkroi Rama në Facebook.

Një tjetër politikan nga Kosova, Behgjet Pacolli, lideri i Aleancës Kosova e Re, i bëri jehonë komenteve Ramës.

“Haradinaj duhet të hiqet nga lista e Interpolit dhe duhet të rikthehet në vendin e tij sa më parë është e mundur,” shkroi Pacolli në Facebook.

Arrestimi i Haradinaj në aeroportin francez javën e kaluar ka shkaktuar protesta nga shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për lirimin dhe dënimin e arrestimit të tij si një akt politik.

Haradinaj tha gjithashtu të premten se “ishte e trishtueshme se si disa vende ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviçit”.

Megjithatë ministria e punëve të jashtme në Francë nxori një deklaratë të hënën duke këmbëngulur se Parisi “ka lidhje të ngushta dhe miqësore” me Kosovën pavarësisht arrestimit, i cili ajo këmbënguli se nuk ishte aspak politik.

“Masat që po merren ndaj Ramush Haradinaj kanë lidhje me procedurat gjyqësore të nisura me kërkesë të Interpolit. Nuk kanë aspak lidhje politike dhe nuk e ndryshojnë politikën konsistente të Francës,” tha ministria në një deklaratë.

Etiketa: abuzimAkuzaarrestimiBehgjet PacolliBIRNEdi RamaFacebookFrancaGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqHaradinajKosovaKosovëKrimekrime lufteLufteMillosheviçPartiaProtestaPunëRamaRamush HaradinajSerbiSerbiashqipTanjugVendimetVendimi
Tjetri
Erion Veliaj

Ekspozohet aparati i PR-it të bashkisë së Tiranës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.