AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktivisti serb përballet me akuza ligjore pas grindjes në Facebook për muralen mbi Kosovën

Natalia ZabangaNatalia Zaba
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një murale e presidentit rus Putin dhe presidentit amerikan Trump ku shkruhet “Kosova është Serbi” në një lagje në Beograd. Foto: Natalia Zaba/BIRN

Misa Vaçiç, një aktivist i Lëvizjes 1389 së ekstremit të djathtë dhe një nëpunës i Zyrës së Kosovës së qeverisë serbe, është akuzuar për kërcënim të një aktivisteje OJQ-je në Facebook.

Një murale e presidentit rus Putin dhe presidentit amerikan Trump ku shkruhet "Kosova është Serbi" në një lagje në Beograd. Foto: Natalia Zaba/BIRN
Një murale e presidentit rus Putin dhe presidentit amerikan Trump ku shkruhet “Kosova është Serbi” në një lagje në Beograd. Foto: Natalia Zaba/BIRN

Aktivisti serb i krahut të djathtë Misa Vaçiç përballet me akuza për kërcënimet që dyshohet se i bëri Jelena Pajoviç van Reenen – një aktiviste e Fondacionit Shtëpia e Shoqërisë Civile – në një mosmarrëveshje në Facebook mbi një murale që u shfaq në Beograd.

Ajo i tha BIRN se ngriti akuzza kundër Vaçiç më 12 dhjetor për shkak të rrezikut të sigurisë së saj personale të ardhur prej Vaçiç.

“Van Reenen lutju Zotit që asgjë të mos i ndodhë imazhit [të Vladimir Putin dhe Donald Trump]. Siç thonë fëmijët: “e dimë se ku jeton, e dimë se ku fle,” shkroi Vaçiç në Facebook më 8 dhjetor.

Ai iu përgjigj postimeve në të cilat Pajoviç van Reenen dënoi shfaqjen e një muraleje të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur të SHBA përpara një kopshti dhe premtoi se do të qeraste këdo që vendoste ta mbulonte atë.

“Me këtë doja të tregoja se qytetarët e Beogradit të Ri nuk ndihen mirë me këtë,” tha ajo për BIRN.

Vaçiç tha për BIRN se megjithëse diskutimi i tij në Facebook me të nuk ishte ikëndshëm, ai thjesht po i jepte asaj ca këshilla.

“Ajo nuk ka asnjë arsye pse të shqetësohet. Ishte thjesht këshilla ime miqësore, sepse njoh disa vendas dhe shumë njerëz i vlerësojnë këto murale dhe e kanë mjaft përzemër pikturimin e tyre; doja të shmangia çdo reagim të pakëndshëm,” tha Vaçiç për BIRN.

Vaçiç së fundmi u punësua nga Zyra për Kosovën dhe Metohijën e qeverisë serbe, gjë që shkaktoi shumë polemika mes OJQ-ve dhe grupit të të drejtave në dhjetor kur uebsajti Insajder publikoi lajmin se ai punonte për një zyrë qeveritare.

Marko Djuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën më 23 dhjetor mohoi që Vaçiç punonte për departmantin e tij por një javë më vonë pranoi se Vaçiç ishte një punonjës.

Aktivisti i krahut të djathtë është i njohur për pjesëmarrje në veprime të tilla si Marshimi Vidovdan, një pelegrinazh 14-ditor nga Beogradi në Kosovë.

Më herët ai u përfshi në protesta të dhunshme kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 2008, ku ambasada e SHBA-së u godit nga zjarri.

Ai është përfshirë edhe në protesta në mbështetje të serbëve të akuzuar për krime lufte, përfshirë ish-liderët serbë të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Në 2013, Gjykata e Shkallës së Parë në Beograd e dënoi atë me katër vite burg me kusht për diskriminim të komunitetit LGBT, për sulm ndaj një oficeri policie dhe posedim të një arme të paligjshme. Megjithatë në 2015, gjykata e reduktoi dënimin në dy vite.

Çështja aktuale po shqyrtohet nga prokuroria për krim të teknologjisë së lartë, por ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në kohën e publikimit.

Judita Popoviç, avokate e specializuar në kërcënimet online i tha BIRN se sapo akuzat dërgohen në prokurori, çështja shkon më parë në polici.

Pas hetimit të policisë, prokurori vendos nëse do të hapet një hetim ligjor. Sipas ligjit serb nuk ka afate përfundimtare për procedura të tilla. Ndëshkimi për fajtorët mund të përfshijë burg me kusht.

Etiketa: aktivistAkuzaAmbasada e SHBAavokateBeogradBIRNBurgdiskriminimDonald TrumpFacebookGjykataHetimKosovaKosovëKrimKrimekrime lufteLGBTLuftembështetjeMjaftpoliciProkuroriProkuroriaProtestaPunëPutinSerbiSHBASulmTrumpVladimir Putin
Tjetri
Serbia kërkon ekstradimin e Haradinajt nga Franca

Serbia kërkon ekstradimin e Haradinajt nga Franca

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.