AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si mund të shkulet ISIS nga rrënjët

Lorenzo KamelngaLorenzo Kamel
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq

Pavarësisht armëpushimit mes forcave të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad dhe shumicës së grupimeve rebele, konflikti në Siri është larg të qenit i mbyllur – së paku për shkak se ISIS nuk ka rënë dakord për asgjë. Por besimi i gjithëpërhapur se rënia e kryeqytetit të vetëshpallur të këtij grupimi, Raqas, do të sjellë goditjen fatale të ISIS është thjeshtë një gabim.

Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq
Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq

Rënia e Alepos muajin e kaluar në duart e forcave të mbështetura nga Rusia të presidetit të Sirisë Bashar al-Assad ka sjellë një valë të re diskutimesh mbi perspektivën për t’i dhënë fund luftës civile atje. Por pavarësisht armëpushimit të fundit në të gjithë vendin, armëpushim i garantuar nga Turqia dhe Rusia mes forcave të Assad dhe shumicës së grupimeve rebele, shumë duket se janë dakord me konkluzionin se lufta është ende larg përfundimit. Në fund të fundit, Shteti Islamik (ISIS) nuk ka rënë dakord për asgjë – dhe nuk do të bjerë dakord për asgjë.

Vëzhguesit kanë të drejtë gjithsesi për një gjë: lufta në Siri nuk do të përfundojë për sa kohë ISIS nuk është mposhtur. Por besimi, i shprehur nga shumë, se rënia e Raqas – kryeqyteti i vetëshpallur i ISIS – do të shënojë arritjen e këtij objektivi, është në fakt, gabim.

Që të jemi të qartë, Raqa është, sipas historianit francez Jean-Pierre Filiu, “qendra operacionale komanduese” për sulmet terroriste të ISIS, të tilla si vrasja e 12 njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Berlin muajin e kaluar dhe vrasjes së 39 të tjerëve në një klub nate në Stamboll natën e ndërrimit të viteve. Por konkluzioni i Filiu-t dhe të tjerëve se rënia e Raqas do të jetë çelësi i ndërprerjes së sulmeve mbi Europë, është një vështrim i gabuar mbi shkaqet, simptomat dhe zgjidhjet e luftës civile të Sirisë. Në fakt, ndërsa perspektiva afatshkurtër e ISIS është natyrisht e lidhur me fatin e Raqas, mbijetesa afatgjatë dhe ndikimi i këtij grupi ka gjasa do të përcaktohet mijëra kilometra larg.

Në shumë mënyra, Arabia Saudite është burimi i ISIS. Sauditët përbëjnë grupin e dytë më të madh të luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak, kryesisht për shkak të identitetit të krijuar nga dy ngjarje kyçe historike.

Ngjarja e parë qe pranimi nga Muhammad ibn Saud, themeluesi i Shtetit të Parë Saudit, të mendimeve radikale “puritane” të Muhammad Ibn Abd al-Wahhab në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë – mendime që u bënë të njohura si Vahabizëm dhe që vijojnë të formëzojnë politikën dhe shoqërinë saudite. Ngjgarja e dytë qe vendimi i Mbretit Abdulaziz në vitet 1920 për institucionalizimin e vizionit origjinal Vahabist. Në këndvështrimin e shumë sausitëve, ngritja e ISIS përfaqëson një rikthim në origjinën e vërtetë të projektit Saudi-Vahabist.

Dhe, në të vërtetë, është Vahabizmi ai që formon thelbin e ideologjisë së ISIS. ISIS shpërndan aktualisht kopje të shkrimeve të Al-Wahhab në zonat që kontrollon në Irak dhe Siri dhe nxjerr prej tyre leksionet më të rëndësishme. Për rrjedhojë, nga persepktiva ideologjike, mposhtja e ISIS kërkon trajtimin e rolit dhe trashëgimisë së Vahabizmit në Arabinë Saudite.

Nga një perspektivë operacionale, e ardhmja e ISIS do të përcakohet gjerësisht në Tunizi, vendi që ka dërguar shumicën e luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak dhe atdheu i sulmuesit të Berlinit. Kjo pjesërisht reflekton dështimin nga ana e autoriteteve për të prodhuar mundësi të mjaftueshme ekonomike për popullsinë e re të këtij vendi, në një kohë kur tranzicioni demokratik që sapo ka lindur në këtë vend ka ngritur pritshmëritë për të ardhmen. Siç më shpjegoi Shams Talbi, një 55 vjeçar nga qyteti shumë i varfër i Kaserinës në Tunizi mua në vitin 2015, “shumë të rinj në zonën tonë e konsiderojnë ISIS si një mjet për të rifutuar dinjitetin e vet.”

Reduktimi i numrit të luftëtarëve të huaj që kanë mbushur rradhët e ISIS për rrjedhojë kërkon integrim ekonomik dhe shoqëror të rajoneve të margjinalizuara. Përndryshe, të rinjtë tunizianë (dhe të tjerë) do të vijojnë ta gjejnë veten kaq të dëshpëruar sa grupe kriminale si ISIS t’i ngjajnë si barazues të besueshëm social dhe ekonomik.

E ardhmja e ISIS lidhet shumë edhe më Francën, vendin europian që furnizon shumicën e luftëtarëve për këtë grup – një fakt që ka gjasa të jetë pasojë e formës agresive të sekularizmit në këtë vend. Franca është vetëm një nga dy vendet në Europë (Belgjika është tjerti) që ndalon ferexhenë e plotë në shkollat e veta publike. E gjitha kjo i jep dorë rekrutuesve ekstremistë.

Përcaktuesi tjetër kyç i mbijetesës së ISIS do të jetë gadishmëria e vendeve, veçanërisht në Perëndim (dhe në Shtetet e Bashkuara), për të pranuar, më në fund, se regjime shtypëse si ato të Arabisë Saudite dhe Egjiptit janë pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes. Siç i bërtiti një ish gjeneral i Izraelit më 2015 Michael Oren, ish-ambasadorit të vendit të tij në SHBA, “Pse amerikanët nuk pranojnë të vërtetën? Për të mbrojtur lirinë e Perëndimit, ata duhet të ruajnë tiraninë në Lindjen e Mesme.”

Rënia e Raqas mund të shënojë një fitore të madhe kundër ISIS. Por nuk do të jetë njëkohësisht fundi i sulmeve të dhunshme të këtij grupi, të cilat është e sigurt se do të vijojnë, ndoshta në forma të reja. Për të mposhtur ISIS përgjithmonë, ne duhet të pranojmë – dhe eliminojmë – burimet e shumta që e ushqejnë atë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Cutting ISIS’s Lifelines

Etiketa: Arabia SauditeArmëfitoreFrancaIrakISISLuftaProject SyndicateRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraShteti IslamikSiriStambollTurqiaVendimiVëzhguesitVrasja
Tjetri
Tregu informal për shërbime në shtëpi i lë punëmarrësit dhe punëdhënësit të pambrojtur

Tregu informal për shërbime në shtëpi i lë punëmarrësit dhe punëdhënësit të pambrojtur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.