AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Menaxhimi i ndryshimit klimatik përmes gjeoinxhinierisë

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN

Gjeoinxhinieria, manipulimi i qëllimshëm i klimës së tokës, është një nga shumë alternativat që po studiohen nga shkencëtarët si zgjidhje të mundshme për ndryshimin klimatik. Bjorn Lomborg nga Konsensusi i Kopenhagenit shpjegon procesin dhe argumenton se ai duhet hulumtuar me seriozitet.

Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN

Edhe aktivistët klimatikë po e pranojnë gjithnjë e më shumë se retorika kryelartë e marrëveshjes globale të pakësimit të çlirimit të gazeve serë, përfunduar në Paris një vit më parë, nuk do t’i përmbushë premtimet e saj mbi ndikimin te temperaturat. Kjo duhet të na bëjë neve të mendojmë rreth zgjidhjeve inteligjente dhe alternative. Por një alternativë e tillë, gjeoinxhinieria, është një zgjidhje që shumë njerëz refuzojnë ta përqafojnë.

Gjeoinxhinieria nënkupton manipulimin me paramendim të ndryshimit klimatik të tokës. Duket si diçka fantastike shkencore. Por ka kuptim nëse e mendojmë si një politikë sigurimi të përballueshme dhe kursimtare.

Samitet klimatike kanë dështuar në pasjen e një ndikimi në temperaturat globale për një arsye të thjeshtë. Energjia diellore dhe e erës janë ende shumë të shtrenjta dhe joefikase për të zëvendësuar varësinë tonë ndaj karburanteve fosile. Qasja mbizotëruese, e përfshirë edhe në marrëveshjen klimatike të Parisit, kërkon që qeveritë të përpiqen të imponojnë teknologji të gjelbra të parakohshme dhe jokonkurruese në botë. Kjo është jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe joefikase.

Fondi i drejtuar nga Bill Gates për Sipërmarrjet Inovative të Energjisë i lançuar vitin e shkuar ofroi arsye për shpresë. Në qendër të çdo përgjigje ndaj ngrohjes globale, ne duhet të përqendrohemi te bërja e energjisë së rinovueshme më të lirë dhe më konkurruese, këto përmes kërkimit dhe zhvillimit. Sapo inovacioni të ulët çmimet e energjisë së gjelbër poshtë atyre të karburanteve fosile, të gjithë do ta bëjnë kalimin. Por shumë më tepër financime për kërkim nevojiten.

Por një inovacion i tillë kërkon kohë. Dhe këtu gjeoinxhinieria mund të luajë një rol.

Këtë vit, për herë të parë, zyra qeveritare amerikane që mbikëqyr studimet klimatike të financuara federalisht po rekomandon formalisht kërkimin gjeoinxhinierik. Lëvizja ka mbështetjen e ish-këshilltarit të shkencave John Holdren të presidentit Barack Obama, i cili ka thënë se gjeoinxhinieria “duhet parë”. Vitin e shkuar, 11 shkencëtarë klimatikë deklaruan se marrëveshja e Parisit kishte kthyer luftën kundër ndryshimit klimatik duke thënë se “jemi me shpinë pas murit dhe duhet të fillojmë procesin e përgatitjes për gjeoinxhinieri”.

Përfitimi kryesor i investigimit të gjeoinxhinierisë është se ofroj mënyrën e vetme të uljes së temperaturës globale shpejt. Çdo politikë standarde e pakësimit të karburantit fosil do të marrë dekada për t’u zbatuar dhe një gjysmë shekulli për të pasur ndikim të dukshëm në klimë. Gjeoinxhineria mund të pakësojë temperaturat për çështje orësh ose ditësh. Kjo është arsyeja përse gjeoinxhinieria, jo investimet në burimet e rinovueshme, mund të jenë një politikë sigurie.

Për më tepër, gjeoinxhinieria premton të jetë shumë e lirë, duke e bërë shumë më të mundshme krahasuar me zbatimin e shtrenjtë të pakësimit të karbonit. Kjo gjithashtu nënkupton se ka më tepër gjasa të shfrytëzohet nga një vend i vetëm apo nga një miliarder jashtë kontrollit. Duke marrë parasysh këtë, është thelbësore që t’ia investigojmë seriozisht efektet përpara, për t’u siguruar se funksionon dhe nuk do të japë rezultate negative të papritura.

Për të qenë i qartë, unë nuk po mbroj idenë që të fillojmë gjeoinxhinierinë sot apo edhe këtë dekadë. Duhet kërkim serioz, veçanërisht duke pasur parasysh kufizimet e marrëveshjes klimatike të Parisit.

Ndaj, çfarë duhet studiuar më saktësisht? Shumë metoda të inxhinierisë atmosferike janë propozuar.

Procesi më i diskutuar frymëzohet nga natyra. Kur mali Pinatubo shpërtheu në 1991, rreth 15 milionë ton dyoksid squfuri u ngjit në stratosferë, duke reaguar me ujin për të formuar një shtresë mjegulle që u shpërnda kudo në glob. Duke shpërndarë dhe thithur dritën e diellit, mjegulla ftohu sipërfaqen e tokës për thuajse dy vjet. Ne mund të imitojmë këtë efekt përmes dërgimit në atmosferë të lëndëve të ngjashme me dyoksidin e squfurit apo blozës në stratosferë.

Qasja më efektive dhe më pak invazive është me gjasa një proces i quajtur zbardhja e reve detare, ku pikëza të ujit të detit spërkaten në retë detare për t’i bëra ato pak më të bardha dhe për të reflektuar më shumë dritë dielli. Kjo rrit procesin që ndodh natyralist ku kripa nga oqeanet ofron grimcat e kondensimit për avullimin e ujit, duke krijuar dhe shtuar bardhësinë e reve.

Kërkimi nga Konsensusi i Kopenhagenit, think tanku që unë drejtoj, ka treguar se shpenzimi i vetëm 9 miliardë dollarëve për 1900 anije të spërkatjes së ujit të detit mund të parandalojë të gjithë ngrohjen globale që pritet të ndodhë këtë shekull. Do të sillte përfitime – nga parandalimi i rritjes së temperaturës së përgjithshme – me vlerë rreth 20 trilionë dollarë. Kjo është e barazvlefshme me rreth 2000 dollarë përfitime për çdo dollar të shpenzuar.

Për ta vënë këtë në kontekst, premtimet e marrëveshjes klimatike të Parisit do të kushtojnë më shumë se 1 trilionë dollarë në vit dhe do të sjellin më pak ulje të karbonit – ku me shumë gjasa çdo dollar i shpenzuar do të parandalojë dëm klimatik me vlerë vetëm disa qindarka.

Është e kuptueshme që njerëzit janë nervozë rreth gjeoinxhinierisë. Por shumë nga rreziqet janë ekzagjeruar. Zbardhja e reve detare, për shembull, zmadhon një proces natyror dhe nuk do të çonte në ndryshime atmosferike të përhershme – fikja e të gjithë procesit do ta kthente botën në gjendjen e mëparshme në vetëm disa ditë. Mund të përdoret vetëm kur duhet.

Çështja për kërkim serioz mbi gjeoinxhinierinë është e detyrueshme. Siç po e pranojnë një numër gjithnjë e më i madh shkencëtarësh, planeti ka nevojë për më shumë mundësi në zgjidhjen e ngrohjes globale. Me një rezultat klimatik aq të dobët dhe të kushtueshëm sa ai që përfshihet nga marrëveshja e Parisit, mundësi të tilla nuk mund të mbërrijë shumë shpejt.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Geoengineering Climate Change

Etiketa: aktivistAktivistëAnijeBarack ObamaBill GatesBIRNEnergjiaIvana DervishiMaliMarrëveshjandikimProject SyndicateSHSigurimiteknologjiulje
Tjetri
Presidenti serb i Bosnjës quan “armike” ambasadoren e Shteteve të Bashkuara

Presidenti serb i Bosnjës quan “armike” ambasadoren e Shteteve të Bashkuara

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.