AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Hapja e Bankës së Kinës në Beograd sinjalizon qendrën e re kineze të investimeve në Ballkan

Gordana AndricngaGordana Andric
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banka e Kinës e çelur në Beograd më 21 janar 2017. Foto: BETA

Pekini e sheh degën e re të Bankës së Kinës, që sapo u hap në Beograd si pjesë të strategjisë që synon të pushtojë tregjet e Ballkanit dhe Europës.

Banka e Kinës e çelur në Beograd më 21 janar 2017. Foto: BETA
Banka e Kinës e çelur në Beograd më 21 janar 2017. Foto: BETA

Banka e Kinës, një nga pesë më të mëdhatë në botë, hapi degën e saj serbe më 21 janar.

Përveç se do t’i shërbejë interesave të kompanive kineze dhe serbe, ajo do të veprojë si qendra kryesore e bankës për biznes me vendet e tjera të Ballkanit dhe Greqinë.

Guoli Tian, drejtor i bankës, tha në ceremoninë hapëse se çelja e degës ishte një nga hapat që banka po ndërmerrte për të përmbushur “nevojat në rritje” të bashkëpunimit ekonomik mes Serbisë dhe Kinës.

Tian shtoi se banka ishte gati të jepte kontributin e saj për iniciativën e Kinës “Një Rrip, një Rrugë”.

Ekspertët thonë se hapja e bankës është thjesht përpjekja e fundit e Kinës për të çuar përpara strategjinë e saj për zgjerim në tregjet globale, duke shtuar se Serbia, e cila ka ushqyer prej kohësh marrëdhënie të mira me Kinën, është një partner i rëndësishëm për Pekinin, që kërkon të forcojë praninë e vet prania në Europën Lindore.

“Hapja e bankës është pjesë e iniciativës. Por tregon gjithashtu besimin mes Kinës dhe Serbisë, teksa plani është që banka nga Serbia do të mbështesë projektet e përgjithshme të investimit në rajon, të cilat janë shumë,” tha për BIRN Zoran Grubisiç nga Akademia e Bankës së Begoradit.

Ndërsa tregu i Serbisë në vetvete është i vogël, marrëveshjet e ndryshme tregtare të Serbisë me Rusinë, BE-në dhe Turqinë formojnë një bazë solide që kompanitë kineze të ndërhyjnë dhe të përfitojnë për vete dhe për Serbinë.

“Motivi kryesor për hapjen e Bankës së Kinës është se Kina ka mjaftueshëm kapital që do ta investojë dhe se Pekini ka vendosur të hyjë në Europë [në tregjet europiane] më ofensivisht”, tha Ljubodrag Saviç, një profesor ekonomie në Beograd.

“Një Rrip, Një Rrugë”, është emri i koduar për një politikë të jashtme të lançuar në 2013, që synon të zgjerojë influencën ndërkombëtare të Pekinit dhe tregtinë me jashtë për të kompensuar ngadalësimin e rritjes ekonomike në atdhe.

Në zemër të planit është një “Rrugë e Re Mëndafshi”, një transport modern, korridor tregtar dhe ekonomik që kalon nga Shangai në Berlin përmes Europës Lindore dhe Qendrore, krah Rrugës Detare të Mëndafshit, një itinerar detar që lidh Kinën, Azinë Juglindore, Oqeaninë dhe Afrikën e Veriut.

Një projekt nën të njëjtën ombrellë, iniciativa 16+1, kërkon të përmirësojë lidhjet tregtare dhe ekonomike veçanërisht me 16 vende në Europën Qendrore dhe Lindore.

Këtu përfshihet Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.

“Kina ka zgjedhur Serbinë si një nga vendet nga ku do të ketë akses në tregun e BE-së. Megjithëse Serbia nuk është një vend anëtar, ka marrëveshje tregtare me Runë dhe Turqinë, që i kanë dhënë avantazh krahasuar me vende të tjera në rajon,” vëzhgoi Saviç.

Gjatë vizitës së tij tre-ditore në Serbi në qershor 2016, presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e Serbisë për planin “Rruga e Re e Mëndafshit”.

Gjatë vizitës Kina dhe Serbia nënshkruan 22 marrëveshje bashkëpunimi, përfshirë një deklaratë të përbashkët për një partneritet strategjik nënshkruar nga Xi dhe homologu i tij serb, Tomislav Nikoliç.

Serbia dhe Kina nënshkruan një marrëveshje për heqjen e përbashkët të vizave në nëntor 2016.

Hendeku tregtar midis Serbisë dhe Kinës megjithatë është i madh. Sipas Dhomës Serbe të Tregtisë, në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, Serbia importoi 773 milionë dollarë mallra nga Kina, por eksportoi vetëm rreth 12 milionë dollarë mallra.

Ndërsa bilanci tregtar është shumë i favorshëm për Kinën, Pekini është bërë një përkrahës i madh i projekteve infrastrukturore në Serbi, duke investuar sidomos në rrugë dhe hekurudha, industri dhe energji.

Përveç partneritetit strategjik gjithëpërfshirës, vitin e kaluar Serbia dhe Kina përfundoi disa marrëveshje, duke përfshirë investimet e Kinës në modernizimin e çelikut Smederevo, ra dakord mes Beogradit dhe kompania Ai çelikut në qershor 2016.

Në nëntor të atij viti, Serbia, Kina dhe Hungaria konfirmuan ndërtimin e një linjë të shpejtë hekurudhore në mes Beogradit dhe Budapestit, të financuar nga Kina.

Saviç tha se hekurudha ishte e rëndësishme për planet e Kinës sepse kinezët tashmë kanë blerë operatorin e portit më të madh të Greqisë në Pire, ndaj kishin nevojë për infrastrukturë të mirë transporti mes portit dhe pjesës tjetër të kontinentit.

“Ata po mendojnë 50 vite përpara dhe strategjia e tyre afatgjatë është të fitojnë Europën,” tha Saviç.

Kina tashmë ka ndërtuar – dhe dhënë hua për të ndërtuar 260 milionë dollarë – një urë mbi Danub në Beograd në 2015. Tani po punon për ndërtimin e disa pjesëve të Korridorit 11, autostradës që kalon nga Rumania në Malin e Zi dhe përmes Detit Adriatik në Itali.

Kina ka miratuar tashmë një kredi prej rreth 600 milionë dollarësh për të ndërtuar një bllok të ri të centralit elektrik në Kostolaç, pranë kufirit rumun, që kompanitë kinezë të ndërtimit do ta përfundojnë.

Grubisiç tha se fakti që Banka e Kinës ka hapur degë në Beograd nënkupton se Pekini planifikon të investojë më shumë në Serbi.

“Është lajm i mirë, sepse banka do të mbështesë projekte reale,” shtoi ai.

Si në vende të tjera, punët në Serbi financohen nga kreditë kineze dhe kryhen nga kompani dhe punonjës kinez, duke shkaktuar kritika nga disa ekspertë vendas.

Përpara vizitës së presidentit kinez vitin e shkuar, Milojko Arsiç, një ekonomist ekspert, i tha BIRN se ndërsa bashkëpunimi ekonomik me Kinën ishte i rëndësishëm për Serbinë, ishte më i mbështetur te borxhet dhe kreditë nga sa duhej.

Arsiç gjithashtu kritikoi faktin se kompanitë kineze të ndërtimit punojnë më projektet e infrastrukturës në Serbi, jo serbët, ndërsa eksportet e Serbisë janë të pakta në Kinë.

Etiketa: 21 janarAdriatikautostradBallkanBEBeogradBIRNBosnjaBullgariaEmriEstoniaHekurudhahuaItaliKinakrediKroaciaMaliMali i ZiMaqedoniamarrëveshjePoloniaPunërajonRumaniaSerbiSerbiaSHshqipShqipëriaSllovakiaTreguXi Jinpingzgjerim
Tjetri
Austria godet rrjetin e xhihadistëve të lidhur me Ballkanin

Austria godet rrjetin e xhihadistëve të lidhur me Ballkanin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.