AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Opozita në Maqedoni i trembet mosbesimit të mandatit nga presidenti

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: MIA

Pasi partia kryesore VMRO DPMNE e tejkaloi të dielën afatin për të krijuar një qeveri të re, social demokratët në opozitë po ushtrojnë presion ndaj presidentit maqedonas që t’u besojë atyre të njëjtën detyrë.

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: MIA
Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: MIA

Ekspertët ligjorë dhe vëzhguesit politikë në Maqedoni thonë se nga ana kushtetuese nuk ka dilema që presidenti Ivanov duhet tani t’ia japë shansin për të krijuar një qeveri social demokratëve në opozitë, të cilët dolën të dytët në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Duke pasur këtë në mendje, si dhe kushtetutën dhe praktikat e shkuara në vendin tonë, mandati duhet t’i dorëzohet tani partisë që doli e dyta,” tha ish-gjykatësja e Maqedonisë në Strasburg, Margarita Caca Nikolovska.

Megjithatë, disa dyshojnë se presidenti Ivanov mund të përpiqet t’ia japë mandatin, jo liderit të SDSM Zoran Zaev, por dikujt tjetër nga partia VMRO DPMNE, pasi lideri i saj Nikola Gruevski, e kaloi afatin të dielën për të krijuar një mazhorancë parlamentare.

Pasi dështoi në sigurimin e mbështetjes nga ish-partneri në koalicion, BDI, partia e Gruevskit të dielën në mbrëmje tha se zgjedhjet e reja ishin opsioni më i mirë për t’i dhënë fund krizës.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO DPMNE fitoi 51 vende nga parlamenti me 120 vende ndërsa SDSM fitoi 49.

Kjo do të thotë se mbështetja nga BDI dhe 10 deputetët e saj, si dhe nga parti të tjera etnike shqiptare, që kanë së bashku 10 vende, është thelbësore për formimin e një shumice parlamentare me 61 deputetë.

Sipas kushtetutës, neni 90, presidenti “është i detyruar t’i japë mandatin për qeverinë e re partisë kandidate ose partive [të koalicionit] që kanë një shumicë në parlament”, brenda dhjetë ditëve.

Kushtetuta nuk thotë se çfarë duhet të ndodhë nëse përpjekja e parë dështon, siç ndodhi të dielën, gjë që i hap rrugë interpretimeve të ndryshme.

Ndërsa shumica e ekspertëve ligjorë bien dakord se në çdo demokraci mandati duhet t’i shkojë partisë së dytë më të fortë, disa mbështetës të qeverisë këmbëngulin që presidenti nuk duhet t’ia japë mandatin opozitës dhe mund t’ia ofrojë atë sërish partisë kryesore ose ta tërheqë atë duke thirrur zgjedhje të reja.

Saso Ordanoski, një analist politik nga një OJQ e quajtur Qendra Civile për Liri, tha se ai dyshonte se pavarësisht ngurrimit të dukshëm të BDI për të mbështetur qeverinë e re të Gruevskit, dy partnerët afatgjatë mund të kenë një axhendë të fshehtë që shmang dhënien e mandatit opozitës.

“Mendoj se faza tjetër do të jetë shmangia e dhënies së mandatit SDSM… që procesi i formimit të qeverisë së ardhshme të qëndrojnë brenda VMRO DPMNE ose të shkojmë në zgjedhje të reja,” tha ai.

E vetmja mënyrë që opozita të kalojë këtë plan të dyshuar, tha Ordanovski do të ishte të merrte hapa proaktivë dhe të siguronte mjaftueshëm deputetë për të provuar se mund të krijojë një mazhorancë, “sepse ky është një proces që nuk mund të ndalohet, edhe nga kreu i shtetit”.

Të hënën, Zaev e nxiti presidentin Ivanov të mos humbasë kohë dhe t’i japë atij mandatin, duke shtuar se ishte i bindur që mund të kishte sukses në formimin e një qeverie. “Gjithçka tjetër do të ishte shkelje e kushtetutës”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk merr mandatin, ai la të kuptohej se do të kishte protesta të mundshme.

“Qytetarët janë të zgjuar, ata kanë parë çdo gjë. Kushdo që u përpoq në të shkuarën të shkelë kushtetutën apo të bëjë hapa të paligjshëm është përballur me kundër-reagim që kthyen proceset normale,” tha Zaev.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit u zhvilluan pas një krize të gjatë politike që rrotullohet rreth pretendimeve të opozitës për përgjime të paligjshme të qeverisë Gruevski. Ky i fundit i ka mohuar akuzat.

Etiketa: BDIdemokracideputetGjykatëGruevskiKandidatekrizekushtetueseMaqedoniNikola GruevskiOpozitaparlamentPartiaProtestashqiptareStrasburgVëzhguesitVMRO DPMNEzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e rejaZoran Zaev
Tjetri
Serbët e Kosovës ndihen të frikësuar, jo të sigurt dhe të keqpërdorur

Kosova heziton të shembë murin serb në veri

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.