AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

“Demokracitë në Ballkan, nën kërcënim,” thotë Freedom House

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Korrupsioni, Media Watch, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Raporti i Freedom House për vitin 2017. Burimi: Freedom House.

Një raport i ri nga Freedom House paralajmëroi se disa vende të Ballkanit po hasen me përkeqësim të sundimit të ligjit, nacionalizmin në rritje dhe korrupsion të vazhdueshëm, gjë që po dëmton demokracitë.

Raporti i Freedom House për vitin 2017. Burimi: Freedom House.
Raporti i Freedom House për vitin 2017. Burimi: Freedom House.

Raporti më i fundit i organizatës Freedom House i titulluar ‘Liria në Botë” identifikoi të enjten Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë si vende të lira, ndërsa Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si ‘pjesërisht të lira’.

“Proceset e drejta zgjedhore dhe sundimi i ligjit u përkeqësuan më tej pasi BE-ja neglizhoi rolin e vet në promovimin e demokracisë mes vendeve aspirante për t’iu bashkuar,” tha raporti i Freedom House.

“Ndërsa ka pasur dallime nga normat e BE-së në të shkuarë, këtë vit liderët në Bosnje, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi kanosën kritikët e shoqërisë civile, penguan hetime mbi shkeljet në qeveri dhe shpërfillën procedura kushtetuese,” shtoi raporti.

Ai gjithashtu shprehu shqetësime se progresi i bërë përkundrejt standardeve demokratike në disa prej vendeve të Ballkanit po zëvendësohej gjithashtu nga një “përzierje toksike e nacionalizmit, korrupsionit, mosfunksionimit qeveritar dhe ndikimit rus”.

Më tej, raporti paralajmëroi se mund të ketë një përhapje më të madhe të të ashtuquajturës “demokraci liberale” në rajonin e Ballkanit.

Kosova u rendit vendi më pak i lirë në rajon, ku Freedom House i dha 52 pikë nga 100 të mundshme dhe tërhoqi vëmendje për mangësitë në të drejtat politike dhe liritë civile.

Freedom House i dha Bosnjës  një vlerësim prej 55 pikësh, duke cituar një rënie të lirive të njeriut ‘për shkak të dështimit të zyrtarëve për të zbatuar vendimet e gjykatës kushtetuese, përfshirë ndalimin e një referendumi në Republika Srpska”.

Maqedonia mori 57 pikë, ndërsa Shqipëria 68 dhe Mali i Zi 69.

Serbia arriti 76 pikë por Freedom House paralajmëroi se situata në vend është përkeqësuar.

“Të drejtat politike në Serbi janë në rënie për shkak të parregullsive në zgjedhjet parlamentare të 2016, si dhe përdorimi i qëllimshëm i zgjedhjeve të parakohshme për të ndërhyrë në iniciativat ligjore,” tha raporti.

Bullgaria mori një vlerësim prej 80 pikësh dhe Rumania 84 pikë, ndërsa Kroacia u rendit si vendi më i lirë në rajon me 87 pikë.

Liria e medias në të gjitha vendet në Ballkan u rendit si ‘pjesërisht e lirë’, përveçse në Maqedoni ku media u përshkrua si “jo e lirë”.

Në përgjithësi, raporti i Freedom House ofroi një pamje të zymtë globale.

“Me forcat populiste dhe nacionaliste në rritje në shtetet demokratike, 2016 shënoi vitin e 11-të pasues ku liria globale është në rënie,” tha ai.

“Pati pengesa në të drejtat politike, liritë individuale ose të dyja në disa shtete të përkufizuara si “të lira” nga raporti përfshirë Brazilin, Republikën Çeke, Danimarkën, Francën, Hungarinë, Poloninë, Serbinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut, Spanjën, Tunizinë dhe Shtetet e Bashkuara,” shtoi raporti.

Etiketa: BallkanBEBosnjeBullgariaDanimarkëdemokracidemokraci liberaleFreedom HouseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesehetimeKorrupsionKosovaKosovëKroaciakushtetueseliraLiriaLiria e MediasMal të ZiMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniaMediarajonraportRaportiRepublika SrpskaRumaniaSerbiSerbiaSHshqipShqipëriaShtetet e BashkuaraVendimetZgjedhjet
Tjetri
Ligji që lehtëson dënimin për korrupsionin nxit protesta në Rumani

Ligji që lehtëson dënimin për korrupsionin nxit protesta në Rumani

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.