AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Pesë gjyqtarë dhe një prokuror refuzuan procesin e rivlerësimit

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të dhënat e siguruara nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI, tregojnë që 5 zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë refuzuan deklarimin si pjesë të procesit të rivlerësimit të pasurisë.

konferenca-gjyqtareve-web
Konferenca kombëtare gjyqësore | Foto nga : LSA

Nga më shumë se 800 gjyqtarë dhe prokurorë që duhet duhet të dorëzonin dokumentet  justifikuese të pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, rezulton se 5 prej tyre kanë refuzuar t’i nënshktrohen procesit të verifikimit të pasurisë.

Burime brenda ILDKPKI i thanë BIRN se 5 gjyqtarët dhe 1 prokuror nuk kanë dorëzuar asnjë dokument  justifikues të  pasurisë së tyre, deri më 31 Janar, ditë në të cilën ka skaduar afati i paraqitjes vullnetare  të  dokumentacioneve , në zbatim të ligjit, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese,  Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë, Ilir Çeliku anëtar i gjykatës së Apelin e Vlorë, Sokol Berberi, anëtarë i dorëhequr i Gjykatës Kushtetuese dhe Ilir Pashaj, anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasani, nuk kanë paraqitur asnjë dokument pranë ILDKPKI-së, çka menjëherë i përjashton ato nga sistemi i drejtësisë.

Sipas ILDKPKI, edhe pse gjyqtari Berberi ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese, ai duhet të kishte plotësuar formularin e rivlerësimit të pasurisë.

Gjyqtare nuk do të jetë më as Drita Velaj, që deri më tani kryente këtë funksion në gjykatën e rrethit të Kukësit.  Velaj  dhe pse ka dorëzuar  dokumentet e pasurisë dhe burimin e të ardhurave të saj, për shak të daljes në pension nuk do  t’i nënshtrohet  procedurave të rivlerësimit të pasurisë së saj.

Ndërsa  prokurori që nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion është Sulejman Tola,  prokuror në rrethin e Krujës. Tola ka deklaruar gjithashtu në media se ai është në prag të pensionit.

Sipas nenit 56 të ligjit për “Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,” subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Burime zyrtare i thanë BIRN se gjyqtarët që kanë refuzuar  të dorëzojnë dokumentacionin nuk janë imunë ndaj hetimeve. Në çdo rast, nëse ndaj tyre ka  dyshime se burimi i pasurisë së tyre, nisur nga deklarata e  dorëzuar deri më tani, nuk është i justifikuar,  hetimet mund të hapen në çdo kohë,

Në kuadër të reformës për drejtësi, çdo prokuror dhe gjyqtarë do i nënshtrohet procesit të rivlerësimit të pasurisë , kontrollit të  figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Ky proces fillon me dorëzimin e dokumentacionit të plotë  në ILDKPKI. Gjyqtarët dhe prokurorët  duhet të dorëzojnë dokumentacion ligjor për burimin e çdo pasurie në pronësi, të paluajtshme, të luajtshme, likuiditete, vlerën e aksioneve, letrave me vlerë . Për inspektorët e ILDKPI-së subjekt të rivlerësimit janë dhe  personat  e lidhur  me anëtarët e sistemit të drejtësisë.

Në bazë të ligjit  “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,   ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, fillon një procedurë të plotë kontrolli i cili duhet të përfundojë jo më vonë se 180 ditë nga dita e depozitimit të deklaratës së pasurisë së subjekteve.

Inspektorët e ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit mund të kërkojë informacione edhe në Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë .

Ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç njihet ndryshe ligji i vetingut konsiderohet më i rëndësishmi i një pakete prej 7 ligjesh të paketës së reformës në drejtësi.

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë është një ndër çështjet më të debatueshme në Shqipëri. Para pak kohësh,  Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi  se i ka revokuar vizat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre,” u tha në njoftimin zyrtarë

Etiketa: abuzimBIRNGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarGjyqtareHetimetILDKPKIIlir PashajInspektorKontrolliKorrupsioniKrujëkushtetueseMediaMirela FanaParaprokurorProkuroriSHshqipShqipëri
Tjetri
SHBA: Xhihadistët kërcënim për Shqipërinë

Reforma në drejtësi përplas ambasadorin Lu me kryeprokurorin Llalla (i përditësuar)

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.