AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Nyje Debati

Letër shqiptarëve që s’duan të merren me çështje botërore

Hana MarkungaHana Marku
9 years më parë
në Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Edhe pse janë komb i vogël, shqiptarët e kanë lënë ndikimin e tyre në historinë e botës. Duke pasur parasysh cinizmin në epokën e Trump-it, duhet ta pranojmë se edhe ne kemi hise në këtë botë.

Flag-Pins-Kosovo-USA-copyInvert-720x380Në rrethana të tjera mund të kemi qenë ne. Në rrethanat të shkuara, ishim ne. Duke fjetur në dheun e Bllacës, pa adresa shtëpie, pasaporta, llogari bankare, albume fotografish, lodra, profesione, diploma, fëmijëri – pa siguri, pa mbështetje, vetëm frikë. Dhe mort.

Ne nuk u shpëtuam se vuajtëm aq bukur. Ne nuk u shpëtuam se shkalla e dhimbjes sonë ishte aq e madhe. Ne u shpëtuam si pasojë e një fati të papërsëritshëm, kur interesat politike qenë në përkrahje të një ndërhyrjeje,sepse një numër i mjaftueshëm votuesish perëndimorë ndienin keqardhje për refugjatët kosovarë.

Ne nuk u shpëtuam pse jemi të veçantë. Ne jemi vetëm një nga qindra e mija popuj të vegjël e të pafuqishëm që janë shkelur nga agresorët e mëdhenj dhe një nga të paktët që është shpëtuar nga asgjësimi nga fuqitë e mëdha. Ne nuk kemi vuajtur apo luftuar më shumë se kurdët, sirianët apo boshnjakët.

Ndërhyrja botërore në Kosovë shumë lehtë mund të mos kishte ndodhur fare. Logjikshëm, pyetja është se çfarë do të kishte ndodhur me ne në atë rast?

Nuk duhet ta harrojmë kurrë ndjenjën e plotë të të qenët të padëshiruar, të përzënë, të vendosur në vagonë trenash dhe të dërguar në kampe. Realiteti do të duhej të na ndillte dhembshuri. Nuk mund ta shohim një refugjat sirian dhe të mos e parafytyrojmë refugjatin kosovar. Ka shumë pak dallime mes këtyre dyve, veçse njëri u lejua të jetonte, kurse tjetri mund edhe të mos lejohet. Përvoja e të qenët shqiptar i Kosovës duhet të na japë një imazh të qartë të tiranisë dhe padrejtësisë. Por, ne u përkulemi të njëjtave Shteteve të Bashkuara që i thërrasin kryekomandantët e vegjël nëpër botë “partnerë” dhe “shokë”, duke përfshirë edhe tanët. Ne shprehim dashuri për vlerat amerikane, por nuk gjendemi askund kur amerikanët protestojnë për të drejtat e grave në rrugët tona – beteja që ishin aq të vështira për t’i fituar, kurse sot janë buzë shembjes në Shtetet e Bashkuara. Ne thirremi në qytetërimin perëndimor dhe vlerat e tyre, por pararojat e tyre në Bruksel gati se s’na qerthullojnë me mure për të na mbajtur jashtë.

Ne i përkasim kësaj bote. Ne e meritojnë qeverinë tonë në Kosovë po aq sa meritojmë një rend botëror që thërret për servilitetin dhe nënshtrimin e pjesëve joperëndimore të kësaj bote.

Disa shqiptarë i janë dorëzuar cinizmit, servilitetit dhe të qenët viktimë. Shqiptari cinik thotë se nuk ka kuptim me ndërmarrë aksione politike, sepse politikanët tanë janë të korruptuar, Perëndimi është i korruptuar dhe vetëm ata që janë moralisht të komprometuar i vendosin rregullat. Shqiptari servil e sakrifikon shtëpinë e tij, shtetin e tij dhe parimet e tij ndaj atij që ka shkopin më të madh. Shqiptari i viktimizuar këmbëngul se nuk ka ndikim dhe kontroll në vendimet politike dhe mbetet i pafuqishëm.

Këto udhë kërkojnë një mani me bindjen ndaj trilleve të Perëndimit (i cili vazhdimisht e më shumë duket se nuk dëshiron të ketë punë me ne) apo një shtytje mendjembyllur për t’u marrë me problemet “tona” – një këndvështrim që na kërkon të ndalemi së menduari për botën përtej kufijve tanë.

Jemi komb i vogël dhe shpesh fjalët dhe veprimet tona s’mund të kenë ndonjë ndikim përtej të qenit simbolike. Por, ka pasur çaste në historinë tonë kur i kemi ndikuar drejtpërdrejt jetët e njerëzve përmes veprimit apo mosveprimit. Kur hebrenjtë dërgoheshin në kampe të përqendrimit në Evropë, shqiptarët e Shqipërisë i strehuan ata, kurse ne në Kosovë ishim bashkëfajtorë për vdekjen e tyre. Por kishte edhe njerëz sikur Emrush Myftari që e la qytetin e vogël të Pejës për të luftuar në Luftën Civile të Spanjës si vullnetar përkrah George Orwell-it dhe Ernest Hemingway-t. Nexhmie Zaimi, një gazetare shqiptaro-amerikane, ishte një ndër reporteret e para që mbuloi gjendjen e vështirë të palestinezëve në vitet e 50-ta. Pashko Vasa luftoi në një kryengritje italiane kundër regjimit austriak në vitin 1849, një fuqi që sigurisht është dukur po aq e pamposhtme sa Shtetet e Bashkuara na duken sot. Margarita Tutulani ishte antifashiste e egër që i ishte kundërvënë okupimit italian në Shqipëri, gjë për të cilën pagoi me torturë dhe ekzekutim.

Nuk ka dyshim se këta njerëz ishin patriotë të përkushtuar shqiptarë. Fakti që reagojmë ndaj dhunës që i bëhet emigranteve, refugjatëve, grave, myslimanëve dhe të tjerëve që vuajnë pa nevojë nuk do të thotë se nuk na interesojnë problemet në shtëpi. Do të thotë se ne i njohim historitë e ngjashme të rezistencës dhe njerëzinë e përbashkët me popujt tjerë të margjinalizuar. Më shumë se çdo gjë tjetër, përgjigja jonë indiferente ndaj këtyre luftërave globale shfaq se kush jemi si popull dhe si komb.

 

Marrë nga Kallxo.com

Etiketa: adresaboteBrukselDhunëgazetareGeorge OrwellKosovëmbështetjendikimpaktParapasaportaPejëshqipShqipëriShtetet e BashkuarasirianTrumpVendimet
Tjetri
Ditë të errëta për fëmijët

Ditë të errëta për fëmijët

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.