AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Protestat e rumunëve frymëzojnë aktivistët në Ballkan

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit në Rumani brohorasin slogane anti-qeveritare.

Protesters shout slogans outside the government headquarters in Bucharest, Romania, Sunday, Jan. 29, 2017. Some 10,000 people marched through Romania’s capital and other cities on Sunday to protest a government proposal to pardon thousands of prisoners, a move critics said would set back anti-corruption efforts. (AP Photo/Vadim Ghirda)

Jehona e protestave masive anti-korrupsion në Rumani po dëgjohet në të gjitha vendet e Ballkanit, ku liderët e opozitës dhe aktivistë të shoqërisë civile shpresojnë të kapin të njëjtin shpirt rezistence.

Protestuesit në Rumani brohorasin slogane anti-qeveritare. Protesters shout slogans outside the government headquarters in Bucharest, Romania, Sunday, Jan. 29, 2017. Some 10,000 people marched through Romania's capital and other cities on Sunday to protest a government proposal to pardon thousands of prisoners, a move critics said would set back anti-corruption efforts. (AP Photo/Vadim Ghirda)
Protestuesit në Rumani brohorasin slogane anti-qeveritare. (AP Photo/Andreea Alexandru)

Njerëzit kudo në Ballkan kanë përdorur median sociale për të treguar solidaritet me protestën masive anti-qeveritare në Rumani – por gjithashtu për të shprehur keqardhjen që populli i tyre nuk bën të njëjtën gjë.

Ndikuar nga ngjarjet në Rumani, opozita në Shqipëri planifikon të mbajë një protestë antiqeveritare më 18 shkurt, duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe se ka lidhje me krimin e organizuar.

Tubimet anti-korrupsion të Rumanisë kanë frymëzuar qartazi liderin e opozitës Lulzim Basha i cili shkroi në Facebook gjatë fundjavës ku shpërndau një video të qindra mijëra rumunëve që protestonin.

“Një shembull i kurajës popullore të shtetasve rumunë. Më 18 shkurt ne do të qëndrojmë të bashkuar në Tiranë,” lajmëroi ai.

Megjithatë ka dyshime nëse opozita shqiptare mund të barazohet me shpirtin rumun të protestave.

Në një kohë kur reforma në drejtësi është një çështje e rëndësishme në Shqipëri, disa analistë besojnë se ky duhet të jetë fokusi i shqetësimit të shqiptarëve.

Ata kërkojnë për rezistencë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që po vënë në pyetje reformën në drejtësi që pritet të zbatohet.

“Larg Rumania, gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri që kanë kapur sistemit po bëjnë të njëjtën gjë [dekriminalizim të korrupsionit]. Ata nuk e duan reformën sepse ata dhe politikanët e tyre të mbrojtur mund të ndëshkohen,” shkruhej në një editorial të portalit TemA.

Rreth 600,000 rumunë protestuan në kryeqytetin Bukuresht dhe në qytete të tjera të dielën kundër një dekreti që do të mbronte zyrtarët nga ndjekja penale mbi disa akuza korrupsioni.

Protestat në rrugë kanë qenë të një shkalle që nuk janë parë që nga rënia e liderit komunist Nikolai Çaushesku në 1989.

Protesta të reja priten të martën, teksa protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së social demokratëve dhe zgjedhje të parakohshme, pasi thanë se nuk kishin besim te vullneti i mirë i qeverisë.

Aktivistët në Bullgari mbajtën një protestë përpara ambasadës rumune në Sofje të dielën në solidaritet me protestat anti-korrupsion në rumani, ndërsa njerëzit mbanin flamuj bullgarë dhe rumunë dhe posterë ku lexonin “Rumania, Bullgaria, ju mbështesin” dhe “Të bashkuar kundër korrupsionit”.

Mijëra rumunë dërguan mesazhe dhe foto mirënjohje për gjestin e solidaritetit të bërë nga fqinjët e tyre.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje, protestat në Rumani janë pritur me admirim, duke bërë thirrje për protesta në vendet e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjendjes së keqe të ekonomisë.

Në Malin e Zi, një nga liderët kryesorë të opozitës, Nebojsa Medojeviç, tha se rumunët kanë treguar një nivel të madh kulture politike dhe gatishmëri për të mbrojtur interesat publikë sesa shtetasit në Malin e Zi.

Në Bosnje, kreu i delegacionit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lars-Gunnar Ëigemark, shkaktoi debat kur iu referuara protestave anti-korrupsion në Rumani dhe shkroi: “Dhe kur do të ndodhë kjo në Bosnje?”

Në Serbi, analistë të shoqërisë civile dhe gazetarë përdorën median sociale për të mbështetur protestuesit dhe për të shprehur keqardhje që vendi i tyre nuk ka të njëjtin shpirt rezistence.

Portali serb i satirës Njuz.net shkroi një artikull ironik të titulluar: “Shtetasit e Serbisë i kërkojnë rumunëve të protestojnë me zë pak të ulët se i shqetëson zhurma”.

“Shumica e shtetasve në Serbi, të lodhur nga një natë tjetër pa gjumë, dërguar një protestë te rumunët që po bëjnë shumë zhurmë, duke protestuar kundër qeverisë së tyre nëpër të gjithë Rumaninë,” shkruhej në të.

Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBallkanBashaBEbesimBosnjeBullgariBullgariaDekretiDekriminalizimFacebookgazetargjyqtarKorrupsionKorrupsioniKultureLulzim BashaMal të ZiOpozitaprokurorProtestaProtestatReformaRumaniRumaniaSerbishqipShqipërishqiptarevideozgjedhjezgjedhje të parakohshme
Tjetri
Rama dhe Meta ndajnë tortën elektorale

Interesat zgjedhore pritet t’i bëjnë sërish bashkë Ramën e Metën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.