AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Izolimi i Thethit nga dëbora u mbyll derën turistëve të huaj dhe dëmton bizneset

Elvis NabollingaElvis Nabolli
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e Thethit duke protestuar kundër bllokimit të rrugës. Foto:E.Nabolli

Banorët e zonës turistike të Thethit protestojnë kundër indiferencës së pushtetit lokal dhe atij qendror dhe paralajmërojnë bojkotim të zgjedhjeve nëse nuk bëhet asgjë për të zhbllokuar rrugën.  

Banorët e Thethit duke protestuar kundër bllokimit të rrugës. Foto:E.Nabolli
Banorët e Thethit duke protestuar kundër bllokimit të rrugës. Foto:E.Nabolli

Familja e Fatmir Berishtës ka ngritur një biznes familjar prej disa vitesh në zonën turistike të Thethit, por bllokimi i rrugës e bën punën të papërballueshme gjatë stinës së dimrit. Pasi ka bërë 60 kilometra rrugë nga Shkodra deri në Qafë-Thore, i riu u detyrua të kthehej mbrapsht pasi rruga vazhdon të mbetet e pakalueshme nga dëbora.

“Kjo rrugë po falimenton bizneset,” thotë Fatmiri për BIRN.

“Kemi investuar miliona lekë në Theth për të punuar 12 muajt e vitit, por me pjesën e turizmit ne punojmë vetëm 3 muaj, ndryshe prej vendeve përreth të cilët gjatë dimrit presin mijëra turistë,” shton ai.

Bizneset familjare janë e vetmja mundësi të ardhurash për banorët e Alpeve. Në Theth dhe në rrethinat e tij, numri i shtëpive të ndërtuara me gur ose dru për të pritur turistë ka arritur tashmë në 40 dhe kërkesat për turizëm kanë ardhur në rritje. Megjithatë, stina e dimrit e izolon për muaj të tërë Thethin nga pjesa tjetër e vendit, duke dëmtuar familjet që kanë investuar në turizmin malor.

Ndërkohë që zonat e tjera të vendit nuk kanë më probleme me qarkullimin, në rrugën nacionale Bogë-Theth trashësia e dëborës arrin mbi 50 cm, duke izoluar një prej resurseve me të rëndësishme për zhvillimin e turizmit malor. Situata mbetet e njëjtë edhe me ndërtimin e rrugës së re, ç’ka ka bërë që banorëve t’u soset durimi.

Njësoj si familja Berishta, edhe Nikë Guri jeton me turizëm dhe ka investuar rreth 30 milionë lekë të reja për ndërtimin e bujtinës së re dhe një restoranti për të pritur turistët vendas dhe të huaj.

“Thethi është e vetmja zonë në Shqipëri që është e bllokuar nga bora dhe askush nuk mban pergjegjësi se pse kjo zonë është në këtë situatë, qoftë nga pushteti lokal apo ai qëndror,” thotë i revoltuar ai.

Ankesat e vazhdueshme të sipërmarrësve të vegjël si Nikë Guri kanë rënë në vesh të shurdhër prej vitesh, por banorët e Thethit kanë vendosur të mos tolerojnë më. Ata paralajmërojnë se do të bojkotojnë të gjithë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit me shpresën se politika lokale apo ajo qendrore do t’i kthejë sytë nga ky problem i mbartur prej vitesh.

Gjatë muajve të dimrit, rreth 25 familje qëndrojnë në Theth, ndërsa të tjerët zhvendosen në zonat përreth Shkodrës apo edhe në Tiranë për shkak të izolimit. Pavlin Polia- njëri prej banorëve që nuk e braktis Thethin në 12 muajt e vitit ankohet se kjo papërgjegjshmëri nuk mund të tolerohet më. Ai shpjegon se kjo situatë nuk dëmton vetëm bizneset familjare, port ë gjithë perspektivën turistike të parkut kombëtar të Thethit.

“Çdo ditë ka kërkesa nga agjencitë e huaja për akomodim në Theth, mirëpo çdo ditë refuzohen nga banorët vendas për shkak të rrugës së bllokuar. Kjo situatë po kthehet në një anti- reklamë për Thethin,” përfundon Polia.

Etiketa: BanorëBIRNFamiljeLokalePunëshqipShqipëriThethturistZgjedhjet
Tjetri
Protestuesit rumunë nuk mjaftohen me tërheqjen e dekretit

Protestat ekspozojnë problemet e thella të shoqërisë rumune

surveillance scaled e1784111029147

Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

11:40 | 16/07/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:14 | 16/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.