AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Nyje Debati

Kongresmeni amerikan kritikohet pasi propozoi kufij të rinj në Ballkan

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Nyje Debati, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dana Rohrabacher. Foto: rohrabacher.house.gov

Politikanët në Ballkan kritikuan kongresmenin republikan Dana Rohrabacher pasi ky sugjeroi se Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë territoret dhe pasi tha se Maqedonia nuk ishte shtet.

Dana Rohrabacher. Foto: rohrabacher.house.gov
Dana Rohrabacher. Foto: rohrabacher.house.gov

Politikanët në rajon e kanë kritikuar kongresmenin Dana Rohrabacher, që është gjithashtu kryetar i Nënkomitetit të Çështjeve me Jashtë për Europën, Euroazinë dhe Kërcënimet në Zhvillim, ku disa sugjerojnë se ai mund të dëmtojë stabilitetin rajonal.

Rohrabacher i tha televizionit shqiptar Vizion Plus se Maqedonia nuk ishte shtet dhe se territori i saj duhet ndarë mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Disa ditë më parë, Rohrabacher gjithashtu i dërgoi një letër presidentit serb Tomislav Nikoliç duke i propozuar që pjesët kryesisht shqiptare të Serbisë së jugut të shkëmbehen me pjesën e populluar nga serbët në Kosovën veriore.

Ministria e jashtme maqedonase tha se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e mbështeste pretendimin e Rohrabacher që Maqedonia nuk është një vend dhe se territori i saj duhej ndarë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

“Ne besojmë Departamenti i Shtetit do të largojë çdo dilemë në lidhje me pretendimet e hedhura dhe se do të konfirmojë politikën e vet ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit,” tha ministri i jashtëm në një deklaratë të martën.

Qeveria bullgare nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj pretendimit të dispel që Maqedonia duhet ndarë.

“Bullgaria ka një pozicion parimor dhe konsistent për integrimin europian dhe euro-atlantik të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor,” tha ministria e jashtme Bullgare për agjencinë e lajmeve BGNES kur u pyet për koment në lidhje me deklaratën e kongresmenit.

Ndërsa Bullgaria mban zakonisht marrëdhënie pozitive me Serbinë dhe Maqedoninë, leximi i ndryshëm i historisë shpesh shkakton përplasje.

Bullgaria ishte i pari vend që njohu Maqedoninë kur shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në 1991.

Por Sofja nuk e njeh ekzistencën e një gjuhe maqedonase të ndarë nga bullgarishtja dhe shumë historianë bullgarë ende thonë se maqedonasit janë bullgarë etnikë.

E ashtuquajtura çështja maqedonase është një pjesë integrale e çështjes kombëtare bullgare, ku shumë besojnë se Bullgaria duhet “të rikthejë” territoret e Maqedonisë që kontrollonte në të shkuarën.

Partia nacionaliste bullgare VMRO nuk komentoi mbi deklaratën e kongresmenit amerikan, por e postoi atë në faqen e saj në Facebook ku mori qindra reagime miratuese për sugjerimin e Rohrabacher.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç të hënën ritheksoi se kushtetuta e vendit të tij thotë se e gjithë ish-provinca e Kosovës është territor serb.

Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, por Beogradi refuzon ta njohë sovranitetin e saj.

Vuçiç akuzoi Rohrabacher se është i lidhur me atë që ai e përshkroi si “një lob shqiptar”.

Rohrabacher në të shkuarën foli pozitivisht rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë “në vitet e Clinton, kosovarët e armatosur më shumë se trupat e NATO-s i nxitën forcat serbe të heqin dorë nga shtypja gjenocidale”.

Propozimi i Rohrabacher për shkëmbim territoresh u hodh gjithashtu poshtë nga kryekomunari i qytetit serb të dominuar nga shqiptarët në Preshevë, Shqiprim Arifi, i cili tha se minonte stabilitetin rajonal dhe se dilte kundër politikës së Bashkimit Europian.

Megjithatë kjo mund të mos e trazojë Rohrabacher pasi ai ka bërë thirrje për shpërbërjen e BE-së, duke pretenduar se ajo ushtron “kontroll të centralizuar dhe të jashtëzakonshëm mbi jetët e njerëzve”.

Rohrabacher është një lloj politikani kontrovers në SHBA.

Uebsajti Politico sugjeroi në një artikull në nëntor se ai është “kongresmeni i preferuar i Putin”, meqë kërkon marrëdhënie më të mira me Kremlinin për të njëjtat arsye si presidenti amerikan Donald Trump.

Etiketa: BallkanBallkaniBashkimit EuropianBEBullgariaDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i ShtetitDonald TrumpEuroFacebookKosovaKosovëkryetarMaqedoniaNATOPartiaPutinQeveriarajonSerbiaSHBAshqipshqiptareTrumpVizion PLuszhvillim
Tjetri
Izolimi i Thethit nga dëbora u mbyll derën turistëve të huaj dhe dëmton bizneset

Izolimi i Thethit nga dëbora u mbyll derën turistëve të huaj dhe dëmton bizneset

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.