AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Franca shtyn vendimin për ekstradimin e Haradinajt

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Kallxo.com/BIRN.

Një gjykatë franceze vendosi ta shtyjë vendimin e saj për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj apo dërgimin e tij në Serbi ku të gjykohet për krime lufte.

Foto: Kallxo.com/BIRN.
Foto: Kallxo.com/BIRN.

Gjykata e Apelit në Colmar në Francë tha të enjten se do ta japë vendimin e saj për ekstradimin e Ramush Haradinajt më 2 mars, sipas zëdhënësit për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, i cili ishte në gjyq.

Gjatë seancës, Haradinaj u pyet nëse pranon të ekstradohet në Serbi, e cila dëshiron ta gjykojë atë për krime lufte.

Haradinaj tha jo, duke këmbëngulur se çështja ishte krejtësisht politike.

“Kërkesa e Serbisë për ekstradim është një abuzim me ligjin,” tha ai, sipas raporteve të medias.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, i bërë politikan, është liruar dy herë nga akuzat nga Gjykatën e Hagës për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.

Megjithatë, zyrtarët serbë këmbëngulin se ata kanë prova se Haradinaj ishte i përfshirë në krime të tjera lufte për të cilat ai s’është gjykuar ende.

Ata thonë se ai dyshohet për vrasje të civilëve, përfshirë vrasjen e një fëmije dy javësh, torturimin dhe përdhunimin e një të mituri.

Ata kanë kërcënuar gjithashtu se do të hakmerren nëse Parisi s’e dërgon atë në Beograd.

Arrestimi i tij në një aeroport francez pasi ai u nis nga Kosova muajin e kaluar rriti tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Arrestimi i Haradinaj në aeroportin francez javën e kaluar ka shkaktuar protesta nga shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për lirimin dhe dënimin e arrestimit të tij si një akt politik.

Gjykata franceze e liroi Haradinajn me kusht më 12 janar, por e urdhëroi atë të qëndrojë në Francë nën mbikëqyrje gjyqësore ndërsa autoritetet shqyrtojnë nëse duhet ta dërgojnë apo jo atë në Serbi që të përballet me akuzat për krime lufte.

Zv/kryeministri i Serbisë Rasim Ljajiç tha të mërkurën në mbrëmje se nëse gjykata franceze vendos ta dërgojë Haradinajn në Beograd, do të ishte një “surprizë”, sepse gjykatat në vendet e tjera më parë kanë vendosur ta lirojnë ish-guerilasin e kërkuar nga Serbia.

“Nëse vendimi bazohet në argumentet ligjore dhe jo në ato politike, ndoshta mund të jetë ndryshe,” tha Ljajiç për Radio-Televizionin Vojvodina.

Ljajiç shtoi se nëse gjykata franceze vendos ta lirojë Haradinajn, Serbia duhet të vazhdojë të këmbëngulë për arrestimin e tij.

Etiketa: abuzimAeroportarrestimiBeogradBIRNekstradimFrancaGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjyqHaradinajKosovaKosovëKrimekrime lufteLufteProtestaRamush HaradinajSerbiSerbiaSHVendimivrasje
Tjetri
Prokurorë e gjykatës nga BE dhe SHBA mbërrijnë në Tiranë për vetingun

Genoveva Ruiz Calavera: Operacioni ndërkombëtar nuk do të zëvëndësojë shqiptarët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.