Një fshat i vogël në juglindje të Bosnjes ka vetëm dy banore, të cilat jetojnë në skaje të ndryshme, ndërsa të tjerët janë larguar drejt qyteteve të mëdha.
Janja Corak, 88 vjeçe dhe Rose Kurlika, 94 vjeçe, janë dy banoret e fundit të fshatit të vogël Kotezi në Bosnje-Hercegovinën juglindore, por jetojnë në skaje të ndryshme nga njëra-tjetra, saqë rrallë u rastis të takohen.
Ndërsa disa nga ndërtesat kanë filluar të rrëzohen, banoret e moshuara bëjnë sa munden për t’u kujdesur për fshatin dhe për dy prej ndërtesave të tij më të mëdha – xhaminë dhe kishën.