AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Filmi kosovaro-britanik “Home” fiton në BAFTA

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Kultura, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një skenë nga filmi ‘Home’.

“Home”, një dramë e xhiruar në Kosovë për një familje britanike e detyruar nga lufta të bëhen refugjatë, fitoi çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në BAFTA.

Një skenë nga filmi 'Home'.
Një skenë nga filmi ‘Home’.

Filmi 20-minutësh i Daniel Mulloy “Home”, i cili synon të thellojë kuptimin e publikut të gjendjes së njerëzve që largoheshin nga zonat e konfliktit në mes të krizës së tanishme të refugjatëve, fitoi çmimin BAFTA si filmi më i mirë I shkurtër të dielën.

Filmi, me pjesëmarrjen e Jack O’Connell dhe Holliday Grainger, është xhiruar kryesisht në fshatrat e Janjevës dhe Graçanicës në Kosovë.

Mulloy ka thënë se ai ishte i frymëzuar pjesërisht nga përvojat e partnerit të tij, i cili iu largua luftës në Kosovës si refugjat.

Ai u frymëzua gjithashtu edhe nga takimi me një familje refugjatësh që ishte kthyer në Kosovë pasi ishte përpjekur të mbërrinte në BE.

“Më pas u ktheva në Britaninë e Madhe. Kudo nëpër rrugë kishte postera që ishin shumë raciste dhe politikanët tanë po i dehumanizonin ato zona ku njerëzit i largoheshin luftës, duke iu referuar atyre si “mizëri” dhe se jetojnë në “xhungla”. Filmi lindi nga fakti që unë doja të përgjigjesha,” tha Mulloy në një intervistë vitin e kaluar.

Disa shqiptarë nga Kosova punuan për filmin “Home”, përfshirë edhe aktoren e njohur Arta Dobroshi, e njohur për rolin e saj në filmin e vitit 2009 “Heshtja e Lornës”, Shpat Deda, Eroll Bilibani, Mrine Godanci dhe Elmedina Morina.

Pasi filmit iu dha ky çmim, Shpat Deda shkroi në Twitter: “Përtej fjalëve! Ky çmim po mbërrin në #SHTEPI#.”

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Citaku, gjithashtu e mirëpriti çmimin.

“Janë arti dhe sportet që po sjellin gëzim dhe shpresë në Republikën tonë të re. Ambasadorët më të mirë që mund të kishim ëndërruar ndonjëherë. Jam shumë krenare,” shkroi Citaku në Facebook.

Kjo është hera e dytë që një bashkëpunim kinematografik midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar rezulton në një sukses të madh, pas filmit “Shok”, me regji të një regjisori britanik, producent dhe një kast aktorësh shqiptarë të Kosovës, ishte kandidat për një çmim Oskar vitin e kaluar.

Home – Trailer nga Factory Studios në Vimeo.

Etiketa: ambasadorBEFacebookFamiljegraGraçanicëKosovaKosovëLuftaMorinaSHShpat DedaShtetet e BashkuaraTwitterVlora
Tjetri
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për ish-gjyqtarin e Sarandës

Apeli i Krimeve të Rënda i jep pafajësinë “Hakmarrjes për Drejtësi”

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.