AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Përse proteksionizmi amerikan nuk do të funksionojë

Richard BaldwinngaRichard Baldwin
9 years më parë
në Blog, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
President Donald Trump, flanked by Commerce Secretary-designate Wilbur Ross, left, and Harley Davidson President and CEO Matt Levatich, talks to media before a lunch meeting with Harley Davidson executives and union representatives in the Roosevelt Room of the White House in Washington, Thursday, Feb. 2, 2017. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Në një botë të tregtisë së lirë, izolimi i ekonomisë amerikane është zgjidhja e gabuar ndaj sfidave me të cilat po përballen shtetasit e SHBA, argumenton Richard Baldwin, duke shtuar se vendimet e administratës Trump në këtë aspekt i ngjajnë ndalimit të rrjedhës së ujit me dorë.

President Donald Trump, flanked by Commerce Secretary-designate Wilbur Ross, left, and Harley Davidson President and CEO Matt Levatich, talks to media before a lunch meeting with Harley Davidson executives and union representatives in the Roosevelt Room of the White House in Washington, Thursday, Feb. 2, 2017. (AP Photo/Carolyn Kaster)
Presidenti Donald Trump, i shoqëruar nga sekretari i tregtisë Wilbur Ross, majtas, dhe presidenti i Harley Davidson, Matt Levatich, flasin për median gjatë një takimi më 2 shkurt 2017. Foto: (AP Photo/Carolyn Kaster)

Urdhri ekzekutiv i turpshëm i Donald Trump për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për refugjatët dhe të tjerë individë nga shtatë vende kryesisht myslimane ka qenë në qendër të lajmeve në javët e fundit. Por dëmi i bërë ndaj imazhit të Amerikës dhe ekonomisë globale, do të ndërlikohet më tej nga vendimet e Trump mbi tregtinë.

Në fjalime dhe postime, Trump ka folur me ashpërsi kundër globalizimit. Ai ka caktuar litigatorin e njohur të tregtisë proteksioniste Robert Lighthizer si Përfaqësuesin Amerikan të Tregtisë. Dhe dy anëtarë të tjerë të triumviratit të tregtisë së tij – i caktuari si Sekretar i Tregtisë Ëilbur Ross dhe këshilltari i tregtisë së Shteteve të Bashkuara Peter Navarro – nuk janë më pak proteksionist sesa Lighthizer.

Shumë amerikanë të klasës punëtore dhe të mesme besojnë se marrëveshjet e tregtisë së lirë janë arsyeja përse të ardhurat e tyre kanë ngecur në vend në dy dekadat e fundit. Ndaj Trump synon t’i ofrojë atyre “mbrojtje” duke vënë proteksionistë në krye.

Por trump dhe triumvirati i tij e kanë diagnostikuar gabim problemin. Ndërsa globalizmi është një faktor i rëndësishëm në rëndimin e klasës së mesme, po ashtu është edhe automatizimi i proceseve. Shumica e eksperiencës në biznes e Lighthizer dhe Ross kanë qenë në industri të shekullit 20 si prodhimi i çelikut, që i kanë kushtëzuar ata të ndjekin zgjidhje të shekullit të 20 për problemet industriale të Amerikës së shekullit 21.

Fatkeqësisht, proteksionizmi i vjetër nuk do të shtojë konkurrueshmërinë industriale të Amerikës, edhe nëse do të shpëtojë disa mijëra vende pune në sektorët që janë drejt zhdukjes. Për më tepër, grisja e marrëveshjeve tregtare dhe ngritja e tarifave nuk do të krijojë vende të reja pune të mirëpaguara në fabrika. Për më tepër, tarifat vetëm sa do të ngrihen më shumë duke dëmtuar punëtorët.

Trump dhe skuadra e tij po e humbin thelbin: globalizmi i shekullit 21 është i drejtuar nga njohuritë, jo nga tregtia. Kostot e reduktuara ndjeshëm të komunikimit i kanë dhënë firmave amerikane mundësinë të zhvendosin prodhimin në vende me paga të ulëta. Ndërkohë, për të mbajtur proceset e prodhimit të sinkronizuara, firmat kanë nxjerrë jashtë vendit shumë nga dijet e tyre teknike, të marketingut dhe menaxhimit. Kjo “nxjerrje jashtë vendit e dijeve” është ajo që ka ndryshuar lojën për punëtorët amerikanë.

Në 2017, punëtorët amerikanë nuk po konkurrojnë me krah pune, kapital dhe teknologji të huaj, me kosto të ulët, siç ishte në vitet 1970. Ata po konkurrojnë me një kombinim thuajse të pamposhtshëm të krahut të punës së huaj dhe të paguar pak dhe dijeve amerikane. Një mënyrë për ta kuptuar këtë është duke menduar se produktet amerikane nuk bëhen në SHBA, por në Fabrikën e Amerikës Veriore. Mallrat e bërë në Fabrikën e Amerikës Veriore duhet të konkurrojnë me mallra nga Fabrika në Azi, Fabrika në Europë dhe kështu me radhë.

Kjo nënkupton se nëse administrata e Trump imponon tarifa, do ta kthejë SHBA-në në një ishull të kostos së lartë për prodhimet industriale. Firmat mund të nxiten të zhvendosin një pjesë të prodhimit në SHBA, nëse është vetëm për konsumatorët amerikanë. Por ata do të inkurajohen po ashtu për të prodhuar jashtë vendit nëse synohen tregjet e eksportit, që të konkurrojnë me prodhuesit japonezë, gjermanë dhe kinezë jashtë SHBA.

Imponimi i tarifave mbi importet, pa frenuar rrjedhjen e ideve dhe pronës intelektuale, është si të përpiqesh të ndalosh me gishta ujin të rrjedhë duke përdorur një grusht. Një qasje më racionale do të ishte pranimi i realitetit të shekullit 21. Revolucioni i informacionit ka ndryshuar botën në mënyra që tarifat nuk mund t’i kthejnë. Me punëtorët amerikanë që tashmë po konkurrojë kundër robotëve në atdhe dhe me punëtorët me paga të ulëta jashtë vendit, ndërprerja e importeve do të krijonte më hsumë vende pune për robotët.

Trump duhet të mbrojë punëtorët individualë, jo vendet individuale të punës. Proceset e globalizimit të shekullit 21 janë shumë të shpejta, të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme për t’u mbështetur te masat statike si tarifat. Në fakt, SHBA duhet të rikthejë kontratën sociale që punëtorët të kenë një përfitim më të madh nga të mirat e gjeneruara nga hapja globale dhe automatizimi. Globalizmi dhe inovacioni teknologjik nuk janë procese pa dhimbje, ndaj do të ekzistojë gjithnjë nevoja për iniciativa të ritrajnimit, edukim gjatë gjithë jetës, lëvizshmëri dhe programe të mbështetjes së të ardhurave, si dhe transferta rajonale.

Duke ndjekur politika të tilla, administrata Trump do të kishte një shans më të mirë për të bërë Amerikën “madhështore sërish” për klasat punëtore dhe të mesme. Globalizimi ka krijuar tashmë më shumë mundësi për punëtorët më konkurrues dhe më shumë pasiguri për të tjerët. Kjo është arsyeja përse një kontratë e fortë sociale u krijua gjatë periudhës së liberalizmit të pasluftës në Perëndim. Në vitet 1960 dhe 1970 institucionet si sindikatat u zgjeruan dhe qeveritë bënë zotime të reja për arsim të përballueshëm, siguri sociale dhe taksim progresiv. Këto të gjitha ndihmuan anëtarë të klasës së mesme të kapin mundësinë të reja teksa zhvilloheshin.

Gjatë dy dekadave të fundit, kjo situatë ka ndryshuar gramatikisht: globalizimi ka vazhduar, por kontrata sociale është grisur. Prioriteti kryesor i Trump duhet të jetë ta ngjisë atë sërish; por këshilltarët e tij të tregtisë nuk e kuptojnë këtë. Për fat të keq, ata duket se synojnë të vendosin tarifa, që do të shkëpusnin zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, duke çuar me gjasa në luftëra tregtare dhe duke e përshpejtuar lëvizjen jashtë vendit të industrisë amerikane.

 

Publikuar në bashkëpunim me Project Syndicate. Marrë nga Weforum.org

Etiketa: Administrataadministrata TrumpDonald TrumpglobalizimiImportetkostombrojtjemyslimanepasiguripostimeProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorërobotëSHBAShtetet e BashkuaraTaksimteknologjiTransfertaTrumpVendimet
Tjetri
Të Fshehur e të Dukshëm- Dëshmitarët e Mbrojtur të Kosovës

Të Fshehur e të Dukshëm- Dëshmitarët e Mbrojtur të Kosovës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.