AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ura në Mitrovicë ende po e përçan, në vend që ta bashkojë Kosovën

Natalia ZabangaNatalia Zaba
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nexhmedin Spahiu.

Liderët kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë po bëjnë një gabim pas tjetrit teksa përpiqen të zgjidhin çështjen e urës famëkeqe në Mitrovicë, thotë Nexhmedin Spahiu.

Nexhmedin Spahiu.
Nexhmedin Spahiu. Foto kortezi e N. Spahiu.

Zyrtarë të Kosovës, Serbisë, BE-së dhe SHBA-së si dhe shumë diplomatë të tjerë kanë kaluar vite në përpjekje për të zgjidhur çështjen e urës në pjesën veriore, të drejtuar nga serbët në qytetin e Mitrovicës.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, ura ende përçan në vend që të lidhë komunitetet e shqiptarëve të Kosovës dhe serbët në qytet, tha për BIRN Nexhmedin Spahiu.

Spahiu, një vendas shqiptar i Mitrovicës dhe një nga pak analistët e njohur për publikun serb dhe kosovar, tha se ky dështim i liderëve vendas, rajonal dhe ndërkombëtar për të zgjidhur problemet në Kosovë dhe Mitrovicë do të sjellë telashe në të ardhmen edhe për problemet e reja që po shfaqen në Ballkan.

“Muri në Mitrovicë: një gabim i ‘përmirësuar’ nga një gabim edhe më i madh,” shkroi ai.

“Muri u shemb sot, por një tjetër do të ndërtohet, vetëm dy metra më tej, tani i legjitimuar nga qeveria e Kosovës, BE-ja, SHBA-ja dhe madje edhe zyrtarët shqiptarë të Kosovës në komuninën e Mitrovicës. Budallallëk, poshtërsi, dashakeqësi,” shtoi ai në postimin në rrjetet sociale më 5 shkurt.

Ai e shkroi këtë përshkrim pesimist pasi autoritetet e Kosovës – me ndërhyrjen e Brukselit – shkatërruan një mur polemik të ndërtuar nga serbët në veri të qytetit.

Postimi nuk linte asnjë hapësirë për optimizëm për ngjarjet e ardhshme mes serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë.

Spahiu, një matematikan, politolog dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, drejton stacionin e tij televiziv në Mitrovicë, ku organizon debate mbi tema kombëtare delikate dhe të rëndësishme.

I pyetur se pse ishte aq i zymtë në komentin e tij, ai tha se nuk po mendonte vetëm për barrierat fizike që janë ngritur pranë urës në Mitrovicë që nga lufta.

Spahiu tha gjithashtu se marrëveshja e fundit që parashikon “një strukturë të re betoni” që do të ndërtohet vetëm dy metra larg murit të vjetër, është një fatkeqësi.

Zyrtarët “kanë bërë një marrëveshje e cila sjell legalizimin e barrierave ekzistuese mes njerëzve në vend që të zgjidhë problemet,” Spahiu tha për BIRN.

Megjithëse njerëzit mund të kalojnë urën nga njëra anë e qytetit në tjetrën, ai këmbënguli se situata ishte shumë larg nga të qenët “normale”.

Ura “dikur ishte qendra e qytetit, zemra e Mitrovicës. Tani ajo është veçse një tjetër kufi,” tha ai.

I pyetur se pse kjo urë ishte bërë aq e rëndësishme, kur një tjetër ndodhet vetëm disa qindra metra larg, e hapur si për njerëzit dhe automjetet, ai tha: “Kjo urë është një simbol. Është një thelb i gjithë problemit sot. Nuk do të ketë zhvillime pozitive [në Kosovë], nëse çështja e urës në Mitrovicë nuk zgjidhet.”

Spahiu tha se shqiptarët e panë murin e shkatërruar së fundmi si një fyerje dhe si një mesazh i dërguar nga serbët që thoshte: “Ne jemi të qytetëruarit, ju jeni barbarët”. Ai gjithashtu beson se në fund të fundit, mure të tilla dëmtojnë më shumë serbët se sa shqiptarët.

Sipas Spahiut, Mitrovica është një nga testet e mëdha të aftësisë njerëzore për t’u pajtuar, në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Para se lufta në Kosovë të merrte fund në vitin 1999, Mitrovica ishte një nga qytetet më të përziera etnikisht në Jugosllavi, bashkë me Sarajevën, Mostarin dhe Vukovarin.

Pasi policia serbe i vrau xhaxhain në prill 1999 përpara nënës dhe fëmijëve, ai vetëm nuk guxoi më të ftonte miq serbë në shtëpinë ose të fliste gjuhën serbe në prani të familjes.

“Për sa kohë që gjyshja ime qe gjallë [deri në vitin 2007], nuk guxoja të ftoja miq serbë për vizitë në shtëpi ose të flisja serbisht,” kujton ai, duke thënë se gjyshja e tij kurrë nuk e fali vrasjen e djalit të saj.

I pyetur për të ardhmen e marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe të ardhmen e Kosovës, ai tha se nuk ndihet aq optimist sa dikur.

“Menjëherë pas përfundimit të luftës, kam menduar se do të ketë disa vite të vështira, por pastaj gjithçka do të bëhet më mirë. Megjithatë kanë kaluar 18 vjet dhe prognoza ime ka rezultuar e gabuar,” tha ai.

Mitrovica ende pret t’i kthehet roli i vjetër si portë për të hyrë në Kosovë, shtoi ai.

“Para luftës kishte mendime progresive që po vinin në Kosovë, por edhe në Tiranë, Tetovë apo Prishtinë përmes Mitrovicës,” tha ai, duke iu referuar tendencave të reja globale të tilla si muzika rok dhe xhaz.

“Tani mund të them veçse çdo progres në Kosovë do të fillojë nga Mitrovica,” përfundoi ai.

Etiketa: BallkanBEBIRNdebatediplomatJugosllaviKosovëKufiLuftaMarrëveshjamarrëveshjeMitrovicaMitrovicëNexhmedin SpahiuParaPoliciaprogresQeveriaRrjetet socialeSarajevëserbishtSHBAshqiptareURA
Tjetri
Filmi kosovaro-britanik “Home” fiton në BAFTA

Filmi kosovaro-britanik “Home” fiton në BAFTA

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.