AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Lirimi i pilotit Guido Guidi; gjykata kundër prokurorisë

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Investigime, Investigime, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Piloti italian Guido Gudi, dyshohet për trafik lëndësh narkotike | Foto nga : BIRN

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike është pritur me kundërshti nga gjykata dhe ka ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e autoriteteve shqiptare në luftën kundër fenomenit mjaft të përhapur të kultivimit dhe trafikimit të hashashit.


Piloti Italian, Guido Guidi u lejua të largohej nga Shqipëria pas pesë muajsh hetime si i dyshuar për tentativën e trafikimit të 200 kilogramëve  lëndë narkotike me avionin e tij të markës Pajper.

70 vjeçari nga provinca e Komos në Italinë e Veriut u la i lirë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë më 24 janar, në këmbim të një garancie pasurore me vlerë 10 mijë euro.

Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për rastin Guidi, të cilin BIRN e disponon, Prokurororja e çështjes, Dolores Musabelliu argumentoi se piloti Italian dyshohet për një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se ekziston gjithashtu rreziku që ky person të mos vihet në dispozicion të hetimeve. Megjithatë, ajo vlerësoi se garancia pasurore prej 10 mijë eurosh është një masë e përshtatshme për nevojat e sigurimit.

Në vendimin e saj, Gjykata e quajti kërkesën e Prokurorisë për lirimin me garanci të Guidit si kontradiktore dhe gjykoi se sasia e vogël monetare nuk garanton paraqitjen e të dyshuarit përpara organeve të hetimit.

“Duke u nisur nga kushtet dhe kriteret e mësipërme, por edhe nga mënyra e organizimit të kësaj vepre penale, transportimi me avion i sasisë së lëndës narkotike dhe përhapja e saj në rang kombëtar dhe ndërkombëtar kohët e fundit e bën këtë vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore,”  vërejti Gjykata.

Megjithatë, për shkak të nenit 244 të Kodit të Procedurës Penale, që përcakton se gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurie më të lartë se sa kërkesa e Prokurorisë, ajo miratoi lënien e lirë të Guido Guidit.

E kontaktuar nga BIRN, Prokurorja Dolores Musabelliu tha se në vendngjarje nuk u sekuestrua lëndë narkotike, çka sipas saj e vështirëson së tepërmi suksesin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjykatë.

Por të dhënat e siguruara në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda tregojnë se Guidi ka pranuar para hetuesve se në Shqipëri kishte ardhur për të trafikuar 200 kilogramë hashash drejt Italisë.

Në dëshminë e tij për prokurorët, ai ka pranuar se kishte fluturuar drejt Shqipërisë më 15 shtator së bashku me një shtetas tjetër Italian, por sipas tij, operacioni i trafikut të drogës  kishte shkuar keq.

“Pista ishte e lagësht dhe e rrezikshme, por Françesko këmbënguli që të uleshim. Në fund të pistës ishte një fuoristradë në ngjyrë të zezë dhe dy persona, ndërsa Francesko u ul nga avioni dhe ngarkoi lëndën narkotike së bashku me ata. Ata ngarkuan pesë çanta të mëdha me nga 30 kilogramë secila dhe disa çanta më të vogla,” citohet dëshmia e pilotit Italian në vendimin e Gjykatës.

Në vendim sqarohet gjithashtu se Guidi u kishte kërkuar bashkëpunëtorëve të tij që të mos ngarkonin më, pasi ishte e rëndë për avionin. Ai ka shpjeguar më pas se avioni u dëmtua dhe nuk u ngrit dot për shkak të ngarkesës dhe terrenit të papërshtatshëm, ndërsa personat kishin marrë sërish lëndën narkotike dhe ishin larguar para mbërritjes së policisë.

I dyshuari  ka sqaruar gjithashtu se trafikimi i drogës ishte organizuar nga dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, me të cilët Guidi kishte ardhur edhe tre herë të tjera në Shqipëri.

Gjatë udhëtimeve të mëparshme ai kishte qëndruar në një hotel në afërsi të Rinasit dhe kishte drekuar bashkë me personat e tjerë në një restorant-kështjellë në zonën e Fushë-Krujës, udhëtime të cilat janë verifikuar më pas nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja Musabelliu tha se hetimet vazhdojnë edhe pas largimit drejt Italisë të pilotit 70 vjeçar, ndërsa këmbënguli se nuk mund të jepte shpjegime të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Piloti italian u ndalua në 15 shtator të vitit 2016 në një pistë të hapur në grykëderdhjen e lumit Ishëm në Durrës, pasi avioni që ai drejtonte pësoi avari. Guidi qëndroi për pesë muaj në rezidencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës me një status të paqartë ligjor dhe në dispozicion të hetuesve të çështjes. Ai është piloti i dytë italian që ndalohet në Shqipëri, në përpjekje për të trafikuar jashtë kufinjve  një pjesë të vogël prej sasisë së madhe e kanabisit që prodhohet në vend. Ndryshe nga piloti Xhorxho Riformato, që u dënua me 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, përballja me drejtësinë shqiptare e Guido Guidit rezultoi më fatlume.

Etiketa: BIRNBurgDurrësEuroGjykataGjykatëGjykatësHashashhetimeHetimetIshëmKrujëMASMjaftoperacioniParapilotprokurorPunëPunëtorPunëtorëSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorTrafikVendimVendimi
Tjetri
Referendumi mbi korrupsionin në Rumani nuk ka gjasa t’i ndalojë protestat

Referendumi mbi korrupsionin në Rumani nuk ka gjasa t’i ndalojë protestat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.