AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ndryshimi i metodologjisë shkaktoi “rritje” të popullsisë më 2016

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një ndryshim në mënyrën se si Instituti i Statistikave vlerëson migrimin dhe emigrimin e shqiptarëve solli konkluzionin se popullsia e Shqipërisë “u rrit me 1 mijë vetë” ose 0.03 për qind gjatë vitit të kaluar.


Popullsia e Shqipërisë shënoi një rritje minimale prej 0.03 për qind gjatë vitit 2016, “për herë të parë që nga viti 2001), njoftoi Instituti i Statistikave, por kjo rritje erdhi si pasojë e ndryshimit të metodologjisë me të cilën INSTAT mat flukset migratore në vend.

Sipas vlerësimeve të INSTAT, popullsia më 1 janar 2017 qe 2,876,591 vetë.

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur vazhdimisht në rënie që nga viti 1991, kur pati shënuar kulmin në nivelin 3.2 milionë banorë. Shkaku kryesor i rënies së popullsisë banuese në Shqipëri ka qenë emigrimi masiv drejt vendeve të tjera si dhe rënia drastike e numrit të lindjeve.

Të dhënat e sakta mbi numrin e lindjeve për vitin 2016 nuk janë ende të disponueshme, por INSTAT njoftoi në vlerësimin e djeshëm se gjatë vitit të kaluar kanë lindur “rreth 32 mijë foshnja” shifër që mund të rezultojë më e ulëta që nga Lufta e Dytë Botërore.

Paralelisht me rënien e lindjeve, numri i vdekjeve në vlerë absolute si dhe në përqindje ndaj popullsisë është rritur përgjatë viteve si pasojë e plakjes së popullsisë dhe pakësimit të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve njihet si “rritja natyrore”. Pavarësisht rënies së lindjeve dhe rritjes së vdekjeve, rritja natyrore mbetet në nivele pozitive. INSTAT thotë se numri i lindjeve gjatë vitit të kaluar qe “rreth 32 mijë” ndërsa numri i vdekjeve “rreth 11 mijë”, me një diferencë neto prej plus 11 mijë vetë.

Popullsia vjetore vlerësohet nga INSTAT si një diferencë e thjeshtë mes numrit të lindjeve dhe atyre të vdekjeve, si dhe me një vlerësim të përafërt të flukseve migratore. Që nga censusi i vitit 2011, INSTAT ka përdorur një studim të asaj kohe për të vlerësuar se sa veta ikin zakonisht gjatë një viti nga Shqipëria dhe se sa emigrantë rikthehen në atdhe. Vlerësimi për periudhën 2011-2015 qe që numri i të ikurve qe më i lartë se sa numri i të kthyerve dhe shtesa natyrore të marra sëbashku.

Por për të dhënat e vitit 2016, INSTAT e ndryshoi metodologjinë duke përdorur të dhëna të nxjerra nga Anketa e Forcave të Punës për të vlerësuar emigrimin dhe migrimin dhe në bazë të këtyre të dhënave, doli në konkluzionin se emigrimi neto i shqiptarëve është pak më i ulët se sa rritja natyrore e popullsisë.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2016 vlerësohet se 33 mijë vetë u larguan në emigrim nga Shqipëria ndërsa 23 mijë të tjerë erdhën ose u rikthyen. Të njëjtat vlerësime për vitin 2015 qenë 41 mijë emigrantë dhe 33 mijë imigrantë.

INSTAT njoftoi gjithashtu se ka rishikuar statistikat demografike për periudhën 2001-2016. Sipas vlerësimeve të reja, popullsia gjatë kësaj periudhe ka rënë nga 3,069 milionë njerëz që qe në censusin e vitit 2001 në 2,876  milionë, me një rënie totale gjatë kësaj periudhe prej 6.1 për qind dhe me rënie mesatare vjetore prej 0.4 për qind.

Në tërësi, këto janë vlerësime të cilat mund të rezultojnë të gabuara.

Popullsia numërohet një herë në dhjetë vjet dhe censusi i fundit u bë në vitin 2011. Censusi i ardhshëm do të zhvillohet në vitin 2021. Në periudhat mes dy censuseve, popullsia mesatare vjetore është më së shumti një hamendësim.

Në vitin 2011, p.sh, projeksionet e INSTAT e vlerësonin popullsinë e Shqipërisë në rreth 3.2 milionë banorë, me supozimin se rritja natyrore qe afërsisht e barabartë me numrin e shqiptarëve të larguar drejt emigrimit si dhe atyre që janë kthyer nga emigrimi. Por censusi gjeti afro 330 mijë njerëz më pak nga sa supozohej.

Komponenti më i vështirë për t’u vlerësuar është numri i shqiptarëve të larguar në emigrim dhe i atyre që janë kthyer nga emigrimi.

Etiketa: AnketaCensusiEmigrimiINSTATInstituti i StatistikaveLuftaMatNumri i vdekjevePunëSHshqipShqipëriShqipëriaStatistikat
Tjetri
Qytetet e Ballkanit në krye të renditjes së ajrit të ndotur në Europë

Qytetet e Ballkanit në krye të renditjes së ajrit të ndotur në Europë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.