AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Padia e gjyqtarëve për vetingun e njejtë me PD-në, Kushtetuesja e hedh poshtë

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, anetarët Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese | Foto nga : LSA

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankimin e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, SHKGJ, kundër ligjit të vetingut, pasi ka gjykuar se ai është i njëjtë me ankesën tashmë të rrëzuar të Partisë Demokratike.

“Në lidhje me kërkesën e paraqitur nga SHKGJ-ja, Kolegji konstaton se ajo ka objekt të njëjtë me kërkesën e marrë më parë në shqyrtim nga Gjykata, si edhe përmban të njëjtat shkaqe,” shkruhet në vendimin e gjykatës të bërë publik të martën.

“Në këto kushte, Kolegji vlerëson se për sa kohë që pretendimi për papajtueshmërinë e tyre mbështetet në të njëjtat shkaqe të paraqitura më parë dhe kërkuesja nuk ka paraqitur asnjë shkak të ri në këtë drejtim, këtij pretendimi i është dhënë përgjigje me vendim përfundimtar, për rrjedhojë nuk mund të merret më në shqyrtim prej saj,” shtoi Gjykata Kushtetuese.

Me 22 Dhjetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e një numri deputetësh të Partisë Demokratike kundër ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,” duke i hapur rrugën zbatimit të tij në praktikë.

Ligji për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur gjerësisht si ligji i vetingut u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së dorëzuar atje nga Partia Demokratike. Në kërkesën e saj, PD e cilësonte ligjin si antikushtetues, ndërsa kontestimi kryesor lidhej me rolin që institucionet në varësi të ekzekutivit do të kenë në kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke njohur konfliktin e interesit me këtë ligj, Gjykata Kushtetuese iu drejtua për mendim Komisionit të Venecias. Më 10 dhjetor, ky Komision vlerësoi se ligji është në përputhje me standardet europiane dhe se institucionet e reja që do të kryejnë vetingun, sipas saj kanë mundësinë të kontrollojnë informacionet që vijnë nga institucionet në varësi të ekzekutivit.

Zbatimi i ligjit të vetingut është kushti kyç që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i hapi dritën jeshile ngritjes së institucioneve që do të kalojnë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët si dhe nisjen e procesit që pritet të pastrojë sistemin e drejtësisë nga personat e dyshuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Etiketa: Bashkimi EuropiandeputetGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarKolegjiKomisionKorrupsionkushtetueseLigjPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDprokurorSHshqipVendimVendimi
Tjetri
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për ish-gjyqtarin e Sarandës

Pafajësia e “Hakmarrje për Drejtësi”; KLD heton gjyqtarët

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.