AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Faza tjetër e veprimit klimatik

Moha EnnajingaMoha Ennaji
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

“Masat kundër ndryshimit klimatik duhet të vazhdojnë, ndërsa fuqitë e mëdha të botës duhet të fillojnë të mendojnë për të ardhmen në vend të ruajtjes së përfitimeve aktuale nga energjia e papastër,” shkruan Moha Ennaji.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Nëntorin e shkuar, ndërsa pjesa më e madhe e botës po përpiqej të zhbënte zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA, Konferenca e OKB për Ndryshimin Klimatik (COP 22) u mbajt në Marrakesh të Marokut. Pjesëmarrësit nga e gjithë bota, përfshirë 38 krerë shteti dhe qeverie, u bënë bashkë për të krijuar një plan për zbatimin e marrëveshjes klimatike të Parisit në 2015, që synon të kufizojë ngrohjen globale dy gradë celsius poshtë niveleve paraidustriale. Ishte një hap i rëndësishëm përpara, por çështja mbetet edhe më e ngatërruar – dhe e ngarkuar politikisht – nga sa shumë do të donin ta pranonin.

Bashkëpunimi global që u shfaq së fundmi është sigurisht i mirëpritur. Por ndërsa puna në skuadër është kritike për sukses, po kështu është njohja e roleve dhe përgjegjësive të ndryshme të qeverive në botën e industrializuar dhe në zhvillim.

Vendet e industrializuara kanë prodhuar për shumë kohë sasi të mëdha të gazeve dhe lloje të tjera ndotjeje, ndërsa kanë konsumuar një pjesë të madhe të burimeve botërore – përfshirë 90% të ujit të botës – të gjitha në emër të zhvillimit të tyre personal. Si rezultat, këto vende tani shijojnë standarde të larta jetese dhe sigurie ushqimore.

Situata në vendet në zhvillim është shumë e ndryshme. Jo vetëm që ato kanë kontribuar shumë më pak në ndryshimin klimatik; ato gjithashtu po vuajnë pasojat më të këqija, përfshirë mungesën e ushqimit dhe humbjen e mjeteve të jetesës, të sjella nga eventet gjithnjë e më të shpeshta të natyrës si përmbytjet dhe thatësirat.

Afrika po paguan një çmim veçanërisht të rëndë. Megjithëse kontinenti është përgjegjës për vetëm 4% të çlirimeve të gazeve serrë, ai po vuan më shumë se çdo kontinent tjetër nga ndryshimi klimatik, si rritja e temperaturave, ndryshimi i stinëve dhe thatësirat e shumta që po dëmtojnë biodiversitetin, po shkatërrojnë ekosistemet dhe po pengojnë sigurinë dhe stabilitetin.

Liqeni Çad, dikur një rezervuar i pafund i ujit të freskët, ka humbur rreth 90% të sipërfaqes së tij që nga viti 1963 dhe është në rrezik të tharjes së përhershme. Katër milionë hektarë pyll zhduken çdo vit në Afrikë – dyfishi i mesatares botërore. Bujqësia, kryesisht mbjellja për të mbijetuar, punëson rreth 60% të forcës punëtore afrikane, duke sjellë shkatërrim të mjeteve të jetesës, pa përmendur rritjen e pasigurisë ushqimore si të mbjellat që mund të shkatërrohen. Rendimenti bujqësor i Afrikës mund të ulet me 20% nga tani deri në 2050, teksa popullata dyfishohet. Pjesë të tëra bregdetare të Afrikës, përfshirë këtu rreth një të tretën e infrastrukturës bregdetare, do të fundosen.

Tashmë, Afrika ka dhjetë milionë “refugjatë klimatikë”. Nëse nuk bëhet asgjë, kjo shifër do të rritet në pothuajse 60 milionë në vetëm tre vjet. Kjo vë në rrezik jo vetëm progresin e madh ekonomik që kontinenti ka bërë vitet e fundit, por gjithashtu edhe të drejtat themelore të dhjetë milionë afrikanëve.

Vendet e industrializuara janë zotuar të mbështesin homologët e tyre në vendet në zhvillim, si ato në Afrikë, në përpjekjet e tyre për tu ruajtur nga ndryshimi klimatik. Por premtimet e tyre janë modeste, relative ndaj asaj që nevojitet vërtet dhe ka dyshime nëse do të rezistojë përparimi i bërë. Politikëbërësit shpesh shesin idenë “e zhvillimit të qëndrueshëm”, por nuk kanë përgjigje të sakta si ta arrijnë atë. Në shumë raste – Trump është shembulli më i dukshëm – ata duken të vendosur të bëjnë të kundërtën.

Fuqia ekonomike po përdoret si një mjet politik, me anë të të cilës liderët po përpiqen të shmangin përgjegjësitë e tyre globale. “Fuqitë e mëdha” të botës nuk i respektojnë marrëveshjet e OKB për të rregulluar industritë që çlirojnë gaze serrë dhe hedhin metale të tjera të rënda në det dhe tokë. Ato jo vetëm që i shtrëngojnë fort industritë e tyre bërthamore; ato keqmenaxhojnë mbetjet e këtyre industrive që mund të shkatërrojnë ekosistemet, nga oqeanet te pyjet ndërsa infektojnë njerëzit me sëmundje vdekjeprurëse. Trump e ka shpallur qartë synimin e tij për të shpërfillur marrëveshjen e Parisit.

Por, siç thekson deklarata e Marrakeshit, suksesi në pakësimin e ndryshimit klimatik do të kërkojë zotim politik të nivelit më të lartë. Për më tepër, veprimi klimatik duhet të llogarisë nevojat seciale dhe kontekstin e veçantë të vendeve në zhvillim, veçanërisht të ekonomike më pak të zhvilluara dhe ato më pak vulnerabël si pasojë e ndryshimit klimatik.

Duke pasur këtë parasysh, deklarata kërkon përpjekje më të mëdha për të luftuar varfërinë, duke siguruar ushqimin dhe duke iu përmbajtur sfidave të bujqësisë të ngacmuara nga ndryshimi klimatik. Dhe bën thirrje për mbështetje më të madhe për projektet e ndryshimit klimatik, përfshirë këtu rritjen e kapaciteteve të ndërtimit dhe transferimit të teknologjisë nga vendet e zhvilluara në ato në zhvillim.

Pavarësisht hezitimit të Trump, shumë vende duket se e kuptojnë nevojën për të vepruar. Pjesëmarrësit në Samitin e Veprimit të Afrikës, mbajtur krah konferencës së Marrakeshit, ofruan zotimin e tyre për të ndërtuar një Afrikë që është elastike ndaj ndryshimit klimatik dhe e aftë për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm.

Shtetet afrikane duhet të identifikojnë mënyra për të aksesuar financimet e nevojshme; të projektojnë mekanizma për të mbështetur zbatimin e programeve; të forcojnë kapacitetin e tyre institucional për t’u përballur me rreziqe klimatike dhe të kapin mundësitë në zhvillimin e karbonit të pakët në fushat e energjisë, inovacionit teknologjik dhe industrive të gjelbra. Mbështetja e jashtme do të jetë jetësore për të mundësuar këto përpjekje.

Sigurisht, përgjegjësia për lehtësimin e ndryshimit klimatik nuk bie vetëm mbi qeverinë. OJQ-të, për shembull, por bëjnë një ndikim të madh, duke zbatuar programe arsimimi dhe madje duke ngritur protesta për të ndërgjegjësuar mbi sfidat me të cilat përballemi.

Por, në shumë mënyra, qeveria është e rëndësishme në ofrimin e kontributeve të tilla. Ndërsa zgjidhja efikase e ndryshimit klimatik mund të jetë virtualisht e pamundur pa pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile, ndikimi i tyre shpesh është penguar nga konsideratat politike të qeverive të tyre, që mundet për shembull të favorizojnë furnizuesit me energji të papastër përkundër alternativave të gjelbra për të ruajtur disa vende pune ekzistuese.

Disa qeveri kanë zbatuar tashmë masa të rëndësishme për të mbështetur ndryshimin drejt praktikave më miqësore me natyrën, përfshirë stimujt financiar dhe të tregut. Vetëm me më shumë iniciativa të tilla, si dhe me një zotim për të ndjekur deklaratën e Marrakeshit dhe për të mbështetur synimet e Samitit të Veprimit të Afrikës, mundet që qeveritë t’i çojnë vendet e tyre dhe botën në rrugën kundrejt zhvillimin të qëndrueshëm real.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Next Phase of Climate Action

Etiketa: AfrikaAfrikanBIRNDonald TrumpEnergjiaIvana DervishiMasambështetjendikimOKBpresidentProject SyndicateProtestaPunaPunëpyjetQeveriarrezikSHBATrumpzhvillim
Tjetri

Fëmijëri e ndërprerë: eksodi për azil në Britani i adoleshentëve shqiptarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.