AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Përse karriera për shumëkënd po fillon pas të pesëdhjetave

Andrea WilligengaAndrea Willige
9 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një dyqan buke në lagjen e Kalasë në Berat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ndërsa mosha 50-vjeçare konsiderohej dikur si afrimi i fundit të karrierës së dikujt, sot kompanitë kanë kuptuar potencialin e eksperiencës shumëvjeçare dhe ata që janë te të pesëdhjetat po e shtyjnë pensionin për të mbetur aktiv në punë të mirëpaguara.

Një dyqan buke në lagjen e Kalasë në Berat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një dyqan buke në lagjen e Kalasë në Berat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Jeta fillon te të 66-at” këndonte për daljen në pension Udo Jürgens në këngën e tij të njohur të viteve 1970. Ndërsa atij do t’i duhej ta rriste moshën edhe me disa vite tashmë, titulli i këngës duket ende i rëndësishëm.

Shumë ekonomi të zhvilluara po përballen me një piramidë të përmbysur moshe: njerëzit po jetojnë më gjatë dhe numri i të moshuarve po rritet duke i tejkaluar brezat e rinj. Si rezultat, moshat e pensionit po rriten. Mosha 50-vjeçare dikur ishte një pikë e rëndësishme që shënonte perëndimin e jetës së punës. Tani, ajo është më shumë si një gjysmë-udhe.

Një pjesë gjithnjë e në rritje e shoqërisë po vazhdon të punojë për shumë vite pas kalimit të gjysmë shekulli jetë. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, rritjet më të mëdha në punësimin e përgjithshëm janë mes njerëzve të moshës 65 vjeç dhe lart.

Duke luftuar me talentin

Sipas zyrës britanike të shkencës, më shumë se 12 milionë njerëz do të lënë vendet e punës për të dalë në pension nga viti 2012 deri në 2022, por vetëm 7 milionë do të fillojnë punë. Me normat e lindjeve që po mbeten të ulëta, talenti po tkurret kudo në glob. Sipas një studimi nga ManpowerGroup, 40% e punëdhënësve në shkallë globale po përballen me mungesë të talentit dhe më shumë se gjysma po kërkojnë të trajnojnë dhe zhvillojnë kandidatët si një zgjidhje për të mbushur vendet bosh.

Punëdhënësit në rajonin Paqësor-Aziatik kanë probleme më të mëdha me rekrutimin. Në Japoni, 86% e kompanive po hasin vështirësi të mbushin pozicionet e punës. Mund të jetë rastësore, por Japonia është gjithashtu vendi me jetëgjatësinë më të lartë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtrirja e rezervave të talentit

Një qasje është të merren në punë njerëz me shumë eksperiencë, siç kanë kuptuar disa kompani në Mbretërinë e Bashkuar. Ata po zhvillojnë vazhdimisht stafin më të vjetër për të mbuluar hendeqet në aftësi, siç raporton The Guardian. Si rezultat, punëtorët priren të vazhdojnë të punojnë edhe shumë kohë pas datës zyrtare të daljes në pension.

Për disa, është një mundësi për të kaluar në role me më shumë përgjegjësi. Siç raporton Wall Street Journal, më pak njerëz në moshë po bëjnë punë me të ardhura të ulëta si shofer autobusi apo pastrimi. Me një standard të ngjashëm të arsimit si brezat e rinj, këta të lindur pas luftës së dytë botërore kanë avantazhin e eksperiencës dhe kjo po i sjell atyre vende pune pavarësisht moshës, sipas kërkimeve të kryera në SHBA. Për më tepër, njerëzit mbi moshën 50-vjeçare tani i gëzohen pagesave më të mira, përfitime të punës dhe kushte pune më të mira sesa brezat e mëparshëm të punëtorëve të moshuar. Ata nuk shihen më si krah i lirë pune.

Ndërsa mund të ketë paragjykim profesional përkundrejt njerëzve më të moshuar, studimet akademike tregojnë se nuk ka lidhje mes moshës dhe performancës në punë. Në vend që të shihen si harraqë, të ngadaltë dhe jo të kapshëm, cilësime që qarkullojnë edhe vetë mes personave në moshë, njerëzit e moshës së madhe po krijojnë reputacion si të besueshëm dhe produktivë.

Nisma të argjendta

Fakti që 50 është ende fillimi i karrierës personale të dikujt gjithashtu reflektohet në një rritje të sipërmarrësve më të vjetër. Hapja e një biznesi të ri është bërë virtualisht sinonim i të rinjve të zgjuar që fillojnë biznes menjëherë pas universitetit. Megjithatë, në vitin 2015, rreth një e katërta e sipërmarrësve që hapën një biznes të ri në SHBA ishin të moshës nga 55 deri në 64 vjeç; rreth 10%  më shumë se në 1996.

Këta janë njerëz si William Agush. Në vitin 2012, pasi punoi në sektorin e teknologjisë për mbi 30 vjet, atij iu tha se sipërmarrja ku ai punonte nuk kishte më nevojë për shërbimin e tij. Kështu, në fund të moshës 50-vjeçare, ai vendosi të hapë biznesin e tij, duke mbledhur më shumë se 2 milionë dollarë financim kapitali.

Për shkak të ndryshimit demografik të përbërjes së ekonomive të zhvilluara, ne mund të fillojmë të shohin shfaqjen e një forme të re të daljes në pension: një pension që fillon më vonë, që ka më pak jetë në amulli dhe që nuk paralajmëron fundin e jetës. Megjithatë, bizneset dhe politikëbërësit do të duhet të përshtatin kornizat e punësimit në mënyrë më proaktive që të marrin përfitimet e këtij trendi.

Etiketa: akademikeamulliBeratBIRNekonomifinancimIvana DervishiJaponiJaponiakandidatëtKapitalikushte punenismaPunëPunëtorPunëtorëSHSHBAShoferShtetet e BashkuaraThe Guardian
Tjetri
Monumenti i pavarësisë në Kosovë dërgon mesazhin “Jo Mureve”

Monumenti i pavarësisë në Kosovë dërgon mesazhin “Jo Mureve”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.