AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të pandehurit e Kumanovës do të dëshmojnë në gjykatë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kumanova pas shkëmbimit të zjarrit. Foto nga: AP / Visar Kryeziu

Dëshmitë e të pandehurve shqiptarë të akuzuar për pjesëmarrje në një shkëmbim dy-ditor zjarri me forcat maqedonase të sigurisë në Kumanovë në vitin 2015 pritet të hedhin dritë në çështjen e profilit të lartë.

Kumanova pas shkëmbimit të zjarrit. Foto nga: AP / Visar Kryeziu
Kumanova pas shkëmbimit të zjarrit. Foto nga: AP / Visar Kryeziu

Avokatët e 37 të pandehurve shqiptarë të akuzuar për pjesëmarrje në shkëmbimin e zjarrit me policinë, ku mbetën 18 të vdekur në qytetin verior të Kumanovës në maj të vitit 2015, tha se dëshmitë e tyre, të planifikuara për të premten, mund të çojnë në kërkesa që politikanë maqedonas të dalin të dëshmojnë.

Naser Raufi, njëri nga avokatët mbrojtës për personat e akuzuar për terrorizëm, tha se “kush do të thirret saktësisht do të varet nga dëshmitë e të pandehurve”.

Kjo nuk është hera e parë që mbrojtja ka sugjeruar thirrjen politikanëve si dëshmitarë me shpresë të hedhin dritë mbi çështjen.

Në tetor të vitit të kaluar, mbrojtja tha se donte që një gjeneral policie në pension, i cili tani është lider i partisë së vogël opozitare Dinjiteti, Stojance Angelov, dhe kreu i partisë së vogël në koalicionin qeverisës të vendit, Bashkimi Demokratik për Integrimin, Ali Ahmeti, të paraqiteshin si dëshmitarë.

Por ligji ndalon thirrjen e dëshmitarëve shtesë në mes të gjyqit, vetëm në rast se ata janë përmendur në dëshmitë e njerëzve të tjerë se mund të kenë lidhje me çështjen, që pritet të jetë edhe rasti kur të pandehurit të dalin të dëshmojnë të premten.

Ish-gjenerali i policisë Angelov tha për BIRN në tetor se ai ndoshta po thirret të dëshmojë për shkak të një deklarate që ka bërë vetëm dy javë para shkëmbimit të zjarrit në të cilën ai praktikisht e parashikoi incidentin.

Ai kishte thënë se qeveria mund të organizonte një incident për të provokuar një konflikt ndëretnik dhe kështu të shmangte vëmendjen nga protestat kundër qeverisë që po ndodhnin vazhdimisht në atë kohë.

“Kam informacione se dy milion euro u janë dhënë shqiptarëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me UÇK-në (forcë guerialse shqiptare tashmë e shpërbërë, që luftoi në konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni) dhe që janë kriminelë nga rajoni i Likovës (në afërsi të Kumanovës)”, tha Angelov për BIRN.

“Detyra e tyre ishte të vrisnin disa oficerë policie ose staf të ushtrisë dhe të shkaktonin një konflikt ndëretnik, duke pretenduar se ishin anëtarë të UÇK-së,” tha ai.

Kjo përputhet me disa pretendime të bëra nga mbrojtja, që kanë sugjeruar se i gjithë incidenti u organizua nga zyrtarë policie të rangut të lartë, edhe pse ata nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për komplotin e dyshuar.

Mediat ndërkohë kanë spekuluar se Ahmeti nga ana tjetër mund të thirret sepse pranoi hapur se ishte kontaktuar disa nga personat e armatosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, për të kërkuar ndihmë në zgjidhjen e çështjes, pretendoi ai.

Gjyqi i kësah çështje të profilit të lartë filloi në shkurt 2016.

Por në fillim të qershorit të vitit të kaluar, gjyqi u desh të niste nga e para pasi prokuroria vendosi ta shkrinte çështjen bashkë me një tjetër çështje të lidhur me këtë, në të cilën tetë persona dyshohen se kanë ndihmuar grupin e armatosur.

Avokatët mbrojtës janë ankuar se ata dhe klientët e tyre nuk kanë pasur qasje të mjaftueshme në provat e prokurorisë, në këtë mënyrë ata nuk kanë mundur të përgatiteshin për një mbrojtje të përshtatshme.

Prokuroria dyshon se burrat vodhën armë nga një rajon policie, të cilat ata i përdorën për të sulmuar forcat e sigurisë në Kumanovë më 9 dhe 10 maj 2015.

Të pandehurit i mohojnë akuzat dhe këmbëngulin se shkëmbimi i zjarrit, që zgjati dy ditë, ishte rezultat i tyre që mbronin veten nga policia.

Kumanova ishte një nga qytetet në qendër të konfliktit të armatosur të vitit 2011 midis kryengritësve të armatosur shqiptarë dhe forcave të sigurisë maqedonase.

Etiketa: Ali AhmetiBIRNdëshmitarëEuroGjyqikonfliktMaqedoniMbrojtjambrojtjeParaPoliciaProkuroriaProtestatQeveriarajonrajonishqiptare
Tjetri
Shqipëria përballet me rrugë të vështirë për në BE

Eurodeputeti Eduard Kukan, thirrje për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.