AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Kroacia dhe Shqipëria ankohen te NATO për nacionalizmin serb

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja shqiptare e mbrojtjes Mimi Kodheli (majtas) dhe ministri kroat i mbrojtjes Damir Krsticeviç (i pari djathtas) me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Foto: LSA/BETA

Ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë dhe Kroacisë i kanë dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s një letër ankese rreth “retorikës nacionaliste” të politikanëve serbë përkundrejt Kosovës.

Ministrja shqiptare e mbrojtjes Mimi Kodheli (majtas) dhe ministri kroat i mbrojtjes Damir Krsticeviç (i pari djathtas) me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Foto: LSA/BETA
Kolazh: Ministrja shqiptare e mbrojtjes Mimi Kodheli (majtas) dhe ministri kroat i mbrojtjes Damir Krsticeviç (i pari djathtas) me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Foto: LSA/BETA

Ministri kroat i mbrojtjes Damir Krsticeviç dhe homologia e tij shqiptare Mimi Kodheli i kanë shkruar një letër të përbashkët sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ankohen për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, konfirmoi për BIRN ministria kroate e mbrojtjes.

“Letra shprehte mbështetje për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe gjithëpërfshirje, por gjithashtu shprehte shqetësim rreth zhvillimeve të fundit të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës dhe në sigurinë në kontekst më të gjerë”, tha ministria për BIRN.

Ministria shtoi se letra i bëri thirrje NATO-s “të tregojë vëmendje në ruajtjen e sigurisë së Kosovës dhe të marrë në konsideratë hapa konkret për të forcuar përpjekjet e aleancës në ndërtimin e kapaciteteve lokale institucionale”.

Në fund të letrës së tyre, ministrat shkruan se Kroacia dhe Shqipëria kanë dhënë tashmë mbështetje për kthimin e forcave të sigurisë së Kosovës, aktualisht të armatosura lehtë, në një ushtri me të drejta të plota – një nismë që nuk ka gjetur mbështetje nga serbët e Kosovës.

Gjatë një takimi në Bruksel të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, të mërkurën dhe të enjten, dy ministrat dënuan gjithashtu “retorikën nacionaliste nga politikanët serbë dhe veprimet konkrete në kufi”, raportoi Reuters të enjten.

Ministria shqiptare e mbrojtjes tha për Reuters se zyrtarët e Kroacisë dhe Shqipërisë besonin se veprime të tilla kanë për qëllim të cenojnë “sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

Media raportoi të enjten se dy ministrat kanë kërkuar rishikime të Planit Operativ për misionin paqeruajtës në Kosovë, por nuk pati specifikime se si do të bëhej kjo.

Në janar, marrëdhëniet shpesh të tensionuara Serbi-Kosovë u përkeqësuan kur një tren që udhëtonte nga Beogradi në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë, u ndalua në kufi nga policia e Kosovës.

Treni i parë në 18 vjet që udhëtonte deri në Mitrovicë, një qytet i ndarë nga serbët etnikë dhe shqiptarëve, mbante mesazhin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën shqipe, gjë që u pa gjerësisht si provokim.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç akuzoi Kosovën se kishte planifikuar të sulmonte në kufi me ndërhyrje të forcave speciale të policisë.

Ndërkohë, presidenti serb Tomislav Nikoliç qe edhe më i drejtpërdrejtë, kur tha se prania e policisë speciale nga Prishtina në veri të Kosovës do të thoshte se “shqiptarët duan luftë”.

“Ne nuk kërkojmë luftë, por do të dërgojmë ushtrinë nëse është e nevojshme të mbrohen serbët nga mundësia e vrasjeve. Nëse ata [shqiptarët] do të vrasin serbët, ne [Serbia] do të dërgojmë ushtrinë, do të shkojmë [në Kosovë për luftë]. Dhe unë do të shkoj, nuk do të ishte hera e parë”, kërcënoi ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u përgjigj se Kosova “respekton lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, por shtoi se një tren i mbuluar me mesazhe nacionaliste në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ishte “krejtësisht i papranueshëm”.

Pas luftës së vitit 1999 mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendi shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Etiketa: BIRNBrukselHashim ThaçiKosovaKosovëKroaciaKufiLokalembështetjeMediaMimi KodheliNATOPoliciaPolicia e KosovësPrishtinaSerbiSerbiashqipShqipëriashqiptaretë drejtaushtri
Tjetri
Rritja e çmimit të transportit urban penalizon qytetarët e varfër të Tiranës

Qytetarët e Tiranës të ndarë mbi cilësinë e transportit urban

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.