AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendkalimet e pakëta kufitare zgjatojnë rrugët mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Anila DushingaAnila Dushi
9 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
E inauguruar në vitin 2006, pika kufitare e Bunës nuk funksionoi asnjë ditë të vetme. Foto: Anila Dushi

Pika të reja kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë do të shkurtonin rrugë dhe do të krijonin më shumë mundësi për banorët, por me gjithë premtimet dhe inaugurimet, ato mbeten pezull.

E inauguruar në vitin 2006, pika kufitare e Bunës nuk funksionoi asnjë ditë të vetme. Foto: Anila Dushi
E inauguruar në vitin 2006, pika kufitare e Bunës nuk funksionoi asnjë ditë të vetme. Foto: Anila Dushi

Udhëtimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të duhej të ishte ndër më të thjeshtët në Ballkan për shkak të lehtësive kufitare mes dy vendeve, por hapja e pikave të reja doganore që do shkurtonin rrugët nuk duket po kaq e lehtë.

Me gjithë kërkesën nga banorët e zonave kufitare për më shumë pika të kalimit, e fundit që është hapur mes dy vendeve regjistrohet në vitin 2003, ndërsa një postë që u inagurua si e tillë, me shpresën se do të lidhte dy brigjet e liqenit në 2006 nuk funksionoi asnjëherë.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vizitoi Shkodrën dhe premtoi se mundësi të tilla po shiheshin sërish.

“Ne kemi vendosur një axhendë zhvillimore në tryezë me Malin e Zi, ku kërkojmë jo vetëm thjesht modernizimin e pikave të kalimit kufitar mes dy vendeve, por dhe hapjen e pikave të reja sidomos aty ku është bërë investim nga ana jonë,” tha Bushati.

Rruga e re në Kelmend të Malësisë së Madhe që lidh Shqipërinë me Malin e Zi ka rihapur diskutimin për një pikë kalimi në këtë aks rrugor që shërben si urë për dy pjesë me popullsi shqiptare, Kelmendin dhe Plavën e Gucinë, që ndodhen përtej kufirit në Malin e Zi.

Lëvizjet në dy anët e kufirit që nga viti 2003 kur u ngrit pika e kalimit kufitar të Gërçarës janë shtuar, por së fundmi me vënien në funksionim të rrugës së re ka bërë që sipas ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, të shihet mundësia e hapjes edhe të pikave të tjera kufitare mes dy vendeve.

Sipas Bushatit kjo do të rriste shkëmbimet mes Shqipërisë e Malit të Zi dhe do i jepte hov turizmit.

“Është një lloj interesi i shtuar nga ana jonë edhe përsa i përket shqiptarëve që jetojnë rreth e qark kufirit. Besoj se në muajt në vijim do të kemi lajme të mira,” ka theksuar ministri Bushati .

Nazif Cungu, kryetari i Komunës së Ulqinit të banuar kryesisht nga shqiptarë të Malit të Zi foli konkretisht për një pikë të tillë gjatë prezantimit të Planit Hapësinor të Komunës së Ulqinit.

“Po ashtu ky plan përmbush edhe kërkesën tonë për ta zgjeruar rrugën e Shtojit nga dy në katër korsi dhe për të ndërtuar një pike të re kufitare në Bunë. Kjo pikë e re kufitare me urën përkatëse do ta afrojë më shumë Ulqinin me Tiranën dhe Prishtinën dhe do ta integrojë ofertën turistike të bregdetit tonë me atë të Velipojës,” tha Cungu. Bushati nga ana e tij nuk përmendi pika konkrete.

Një pikë kufitare mbi Bunë u inagurua një herë në krahun shqiptar në vitin 2006. Madje pati një cermoni festive, ku merrnin pjesë shumë qytetarë e drejtues vendorë e qendrorë nga dy vendet. Ajo u shpall e hapur më 18 qershor në prani të deputetëve të Shkodrës, ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ish-ministres së Integrimit, Arenca Troshani dhe drejtuesve të tjerë të rëndësishëm.

Madje pranë molit  të Urës së Bunës u ankoruan dy tragete turistike dhe ardhja e tragetit me shtetas malazezë nga Vierpazari tek Ura e Bunës shënoi edhe momentin e prerjes së shiritit të inagurimit të kësaj pike kalimi kufitar liqenore. Shqipëria shkoi më tej, ku me një vendim të qeverisë  që ishte marrë disa ditë para këtij inagurimi, në postën e ngritur enkas u stacionuan edhe punonjës të policisë që do i shërbenin kësaj pike të kalimit kufitar. Por siç i thanë BIRN drejtues lokalë, pika nuk funksionoi asnjë ditë edhe pse policët shqiptarë shërbyen aty për një vit.

Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani i tha BIRN se pika kufitare tek Ura e Bunës ka qenë një dëshirë dhe përpjekje e qeverisë shqiptare, por që nuk gjeti përkrahjen dhe zyrtarizim nga pala malazeze. Radovani thotë se në mungesë të fluksit të turistëve mes dy vendeve, këto pika mund të kenë vetëm leverdi sezonale, por se kërkesat e palës shqiptare nuk kanë gjetur mbështetje në anën tjetër.

“Qeveria malazeze nuk ka interes për të investuar në infrastrukturën që e lidh me Shqipërinë ndaj dhe në pjesën malazeze, afër kufirit dhe pikave të kalimit kufitar nuk ka rrugë të gjera bashkëkohore, thellim të lumit Buna, ndërhyrje në liqenin e përbashkët etj. Ata duan t’i lënë gjërat siç janë, në natyrën e tyre,” tha Radovani.

Por ai thotë se  një pikë e re e kalimit kufitar në Grabonit në Kelmend mund të realizohet dhe për të është rënë dakord, pasi kjo thotë ai “u shërben më së shumti qytetarëve malazezë të Plavës, Gucisë, përfshirë dhe shqiptarë, të cilët nuk kanë nevojë t’i bie rrotull (për të shkuan në Podgoricë), por u shkurton rreth 2 orë rrugë”.

Po ashtu gjatë stinës së dimrit, kur Kelmendi bllokohet nga dëbora, banorët e kësaj zone shkojnë drejt Plavës dhe Gucisë për të bërë tregti, ndërsa pikat kufitare dhe rrugët e reja do të ishin një mundësi më shumë për ta.

Etiketa: Anila DushiBallkanBanorëBIRNdeputetDitmir BushatiJozefina TopallilajmembështetjeParaPaulin RadovaniQeveriaSHshqipShqipëriashqiptareTiranëtregtituristURAVelipojëVendim
Tjetri
Protesta e opozitës; qeveri teknike, ndryshe bojkot parlamentit dhe përshkallëzim

Protesta e opozitës; qeveri teknike, ndryshe bojkot parlamentit dhe përshkallëzim

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.