AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve, akuzohet për “korrupsion pasiv”

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto. Foto:LSA

Artur Zoto, ish-drejtori i dorëhequr i Burgjeve u arrestua me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimit për abuzimet me tenderat e ushqimeve.   

Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto. Foto:LSA
Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto. Foto:LSA

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto u arrestua të martën me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv. Para arrestimit, Prokuroria mori miratimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila vendosi masën e “arrestit me burg” për Zoton.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë, Zoto u arrestua në kuadër të një hetimi të nisur kohë më parë mbi tenderat e blerjes së ushqimeve në burgje, që i kushtoi prangat edhe zëvendësit të tij, Iljaz Labi.

Labi u arrestua më 11 korrik 2016 së bashku me administratorët e katër kompanive, që sipas prokurorisë bënin marrëveshje për të kryer konkurrime fiktive në tenderat e furnizimit me ushqime, të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Prokuroria arriti të zbulojë se administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa” takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre.

Gjithashtu sipas Prokurorisë, zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi ka mbajtur kontakte, ka zhvilluar takime dhe ka kërkuar rryshfet nga dy administratorët, të paktën për njërin tender. Sipas Prokurorisë, ryshfeti i paguar kapte vlerën e 2 milionë lekëve.

Artur Zoto u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në vitin 2013 dhe qëndroi në këtë detyrë deri në korrik 2016. Zoto dha dorëheqjen katër ditë pas arrestimit të Iljaz Labit, me motivacionin e “pamundësisë së kryerjes së detyrës për shkak të arsyeve personale dhe familjare”.

Etiketa: Artur ZotoBurgburgjeDrejtori i Përgjithshëm i BurgjeveDrejtoria e Përgjithshme e BurgjeveGjykatëGjykatësIljazKorrupsionkorrupsion pasivmarrëveshjeMASpaktParaProkuroriarryshfettender
Tjetri

Trazirat e pafundme në Rumani po rrezikojnë stabilitetin e vendit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.