AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shqiptarët e Maqedonisë të përçarë rreth platformës së përbashkët

Semra MusaingaSemra Musai
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i BDI Ali Ahmeti.

Platforma e përbashkët e shqiptarëve të Maqedonisë – e cila është një kusht paraprak për hyrjen e secilës prej tyre në qeverinë e re – rrezikon të zhbëhet për shkak se partitë nënshkruese kanë filluar grindjen.

Kryetari i BDI Ali Ahmeti.
Kryetari i BDI Ali Ahmeti.

Partitë etnike shqiptare të përfshira në organizimin e një tryeze të rrumbullakët të udhëheqësve shqiptarë, që synon të bëjë përmbushjen e objektivave të deklaratës së përbashkët të partive, kanë shkëmbyer akuza faji për dështimin e saj për të marrë formë.

Vetëm Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, dhe partitë që përbëjnë Aleancën për Shqiptarët u paraqitën të shtunën në takimin e thirrur nga Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma – Partive Demokratike e Shqiptarëve.

Partia tjetër, Besa, tha se takimi nuk është mbajtur në frymën e deklaratës së përbashkët dhe se koha ishte e papërshtatshme.

Sela dhe Ahmeti thanë se ishte e rëndësishme për shqiptarët që të mbahej një qëndrim i përbashkët për ligjin e propozuar që do të sillte zgjerim të përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, të cilin palët e kanë vendosur si kusht për pjesëmarrjen e tyre në çdo qeveri të re të Maqedonisë.

Por, në shenjat e mosmarrëveshjeve në rritje mes tyre, Besa ka akuzuar BDI dhe Aleancën për Shqiptarët se po përpiqen të fitojnë pikë politike para zgjedhjeve vendore.

“Në lidhje me tryezën e përbashkët të partive shqiptare, e kemi bërë të qartë se nuk do të pranojmë një takim të iniciuar nga lideri i BDI,” tha Besa për BIRN duke iu referuar Ahmetit.

“Ai është përgjegjës për humbjen e dy depuetëve nga ana e Besës [në zgjedhjet e 11 dhjetorit] të cilat i shkuan VMRO DPMNE, një parti që ka zbatuar politika anti-shqiptare për 15 vjet,” shtoi partia.

“Kjo është arsyeja përse ai nuk ka legjitimitet të përfaqësojë shqiptarët dhe nuk është i përshtatshëm për të thirrur një takim të partive shqiptare në Maqedoni”, vazhdoi Besa.

Partia tha gjithashtu se nuk do të dërgonte dy përfaqësues në komisionin që do të koordinonte propozimet finale të partive shqiptare mbi projektligjin e gjuhës.

“Nëse nuk ka iniciativë për ta thirrur tryezën e rrumbullakët siç ramë dakord, ajo nuk do të organizohet”, tha Besa me vendosmëri.

Lëvizja për Reformat, PDSH tha se mosparaqitja e Besës të shtunën ishte një shenjë e keqe dhe në kontradiktë me shpirtin e deklaratës.

“Gjithsesi do të përpiqemi ta zbatojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha për BIRN Emir Fejzullahu, zëdhënës i Lëvizjes për Reforma.

Të shtunën, parti të ndryshme që përfaqësojnë shqiptarët etnikë në Maqedoni harmonizuan qëndrimin mbi propozimin e ligjit për gjuhën shqipe, që synon ta bëjë atë zyrtare në të gjithë vendin.

Shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullatës në Maqedoni. 20 vendet në parlament të fituara nga partitë shqiptare do të jenë vendimtare në formimin e një qeverie të re në vend.

Etiketa: AkuzaAli AhmetiBDIBIRNkryetarMaqedoniParaparlamentPartiaReformashqiptareVMRO DPMNEZgjedhjetzgjerim
Tjetri
Një aleancë politike progresiste për Europën

Zgjedhjet me rëndësi kritike për Europën

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.