AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Planet e NATO-s në Detin e Zi shkaktojnë debat politik në Bullgari

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anije amerikane gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Detin e Zi. Foto: Marina Amerikane/Wikimedia Commons

Angazhimi i NATO-s në shtimin e pranisë së tij në rajonin e Detit të Zi ka nxitur mosmarrëveshje të ashpra mes partive kryesore bullgare të cilat po përgatiten për zgjedhjet e përgjithshme të marsit.

Anije amerikane gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Detin e Zi. Foto: Marina Amerikane/Wikimedia Commons
Anije amerikane gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Detin e Zi. Foto: Marina Amerikane/Wikimedia Commons

Presidenti bullgar Rumen Radev ka hedhur poshtë akuzat e bëra të hënën nga Boyko Borisov – ish-kryeministër dhe lider i partisë GERB të qendrës së djathtë – se qeveria e përkohshme në vend ka dëmtuar interesat kombëtarë duke lejuar më shumë forca të NATO-s në Detin e Zi.

Duke postuar në Facebook të martën, presidenti refuzoi pretendimin e Borisov se gjatë samitit të NATO-s më 15-16 shkurt, qeveria i dha dritën e gjelbër pjesëmarrjes së Bullgarisë në një aleancë të përhershme patrullimi në Detin e Zi – një ide që Borisov e refuzoi qershorin e shkuar.

“Stërvitjet ushtarake të planifikuara nga NATO në Deti e Zi, rënë dakord në takimin në Varshavë në korrik 2016, nuk kanë lidhje me të ashtuquajturën flotë në Detin e Zi,” tha Radev, një ish gjeneral i forcave ajrore.

Ai kujtoi se stërvitje të tilla mbahen rregullisht dhe se askush nuk i ka lejuar apo ndaluar ata.

Presidenti sugjeroi se politikanët bullgarë po spekulonin rreth patrullimit ajror të përbashkët dhe stërvitjes ushtarake me NATO-n për të marrë pikë politike përpara zgjedhjeve parlamentare të 26 marsit.

“Të gjitha forcat politike të angazhuara në zgjedhjet e ardhshme duhet të dinë se çështja e sigurisë nuk toleron paaftësi dhe duhet diskutuar me përgjegjësi të madhe,” theksoi Radev.

Pavarësisht këshillës së presidentit, argumentet mbi NATO-n me gjasa do të jenë në qendër të fushatës elektorale, ku të dyja partitë e mëdha – GERB dhe Partia Socialiste Bullgare, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të interesave kombëtare bullgare duke u angazhuar në aleancën e Euro-Atlantikut.

Gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s javën e shkuar, një marrëveshje u arrit mbi forcimin e pozicionit ajror dhe tokësor të NATO-s në rajonin e Detit të Zi.

Dy masa shtesë të marinës u aprovuan: shtim i pranisë detare të NATO-s në Detin e Zi për trajnim të mëtejshëm, stërvitje dhe ndërgjegjësim të situatës dhe një koordinim detar për funksionimin e Forcave Detare që operojnë me forcat Aleate në zonë.

Të hënën, megjithatë, Borisov kujtoi rolin e tij në “rezistencën” ndaj pjesëmarrjes së Bullgarisë në një patrullë të përbashkët në Detin e Zi mes Rumanisë dhe Turqisë.

“Tani po përfshihemi, kishim patrullim ajror, tani kemi një flotë, anije të huaja… tani po vihemi në një situatë shumë delikate,” tha ai, duke përmendur ëndrrën e tij për të parë vetëm varka lundrimi, jahte dhe një gazsjellës në Detin e Zi.

Megjithatë ai u kritikua për ndryshim pozicioni nga liderja e BSP Korneliya Ninova, e cila shtoi se ajo ishte kundër përdorimit të Detit të Zi si një pikë sulmi nga NATO.

Mosmarrëveshjet në lidhje me rolin e Bullgarisë në operacionet e NATO-s e detyruan Ministrinë e Mbrojtjes të martën t’i kujtojë publikut se të gjitha veprimet e fundit të Bullgarisë janë rezultat i marrëveshjeve të arritura gjatë samitit të NATO-s në Varshavë në vitin 2016 nën qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga Borisov.

Një zëdhënëse e ministrisë konfirmoi për BIRN se Bullgaria nuk kishte bërë asnjë angazhim për të marrë pjesë në një flotë të përhershëm të Detit të Zi.

Ajo shpjegoi se marina do të marrë pjesë në disa stërvitje në Detin e Zi, së bashku me vendet e tjera të NATO-s, ndërsa për vitin 2017 vendi nuk kishte plane të stërvitjeve të rëndësishme detare ndërkombëtare.

Etiketa: AnijeBIRNBoyko BorisovBullgariBullgariaEuroFacebookmarrëveshjeMasaNATOPartiaPartia SocialisteQeveriaZgjedhjet
Tjetri
Shqipëria – tigri ekonomik i Ballkanit

Borxh pa rritje: investimet e dështuara në ekonomi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.