AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Raporti i Amnesty qorton vendet e Ballkanit për shkelje të të drejtave

Eleanor RosengaEleanor Rose
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Logo e Amnesty International.

Raporti i ri global i Amnesty International kritikon vendet e Balllkanit për mosrespektim të të drejtave të minoriteteve, imigrantëve dhe gazetarëve.

Foto ilustruese: Victor/Flickr
Foto ilustruese: Victor/Flickr

Liria e fjalës, të drejtat e imigrantëve dhe refugjatëve për mbrojtje dhe të drejtat e LGBTI shkelen shpesh në vendet e Ballkanit, sipas raportimit më të fundit nga Amnesty International që monitoron të drejtat.

Analiza e Amnesty, e publikuar më 22 shkurt, e quajti Ballkanin “një vend të rrezikshëm për gazetarët investigativë”, duke përmendur dhjetëra rrahje të gazetarëve, padi të ngritura kundër tyre dhe fushata përbaltjeje të kryera nga mediat pro-qeveritare kundër zërave të pavarur.

Një tjetër temë e raportit të drejtave të njeriut ishte shkelja e të drejtave të personave LGBTI në Ballkan, ku thuhej se vazhdojnë diskriminimi dhe paragjykimet.

Shoqëria civile dokumentoi dhjetëra raste të kanosjeve dhe sulmeve fizike ndaj personave LGBTI në Bosnje ndërsa Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se Rumania kishte dështuar në investigimin siç duhet të sulmit ndaj Paradës së Bukureshtit në 2006.

Ndërkohë, kriza e emigrantëve vazhdoi të shihte mijëra të izoluar në ndërtesa të papërshtatshme në shumë vende të Ballkanit. Imigrantët dhe refugjatët u kthyen në mënyrë të jashtëligjshme në kufij dhe iu mohua aksesi në mbrojtje.

Bosnja

Në Bosnjë, ligjet e reja kundër diskriminimit u përmendën si një hap pozitiv. Megjithatë, “rritja e retorikës nacionaliste” gjatë zgjedhjeve të tetorit të kaluar dhe refuzimi i autoriteteve të entitetit Republika Srpska për të respektuar këtë vit një vendim të Gjykatës Kushtetuese që vendosi se Festa e 9 Janarit diskriminonte pakicat, qenë të gjithë faktorë kërcënues të të drejtave të njeriut në vend.

Rumania

Në Rumani, minoriteti rom pësoi diskriminim sistematik, sipas raportit, përfshirë dëbime me forcë.

Raporti përmendi shifrat që tregonin se nga 394 shkolla në 112 bashki në Rumaninë verilindore, 82 prej tyre praktikonin veçimin e fëmijëve romë.

Raporti theksoi se autoritet i ishin përgjigjur ndarjes përmes një strategjie për të parandaluar praktika të tilla në shkolla.

Bullgaria

Bullgaria u qortua për mosrespektimin e të drejtave të imigrantëve që hynë në vend.

Bullgaria nuk arriti të respektojë procedurat e duhura në lidhje me numrin në rritje të imigrantëve dhe refugjatëve që hynë në vend dhe nuk zgjidhi akuzat për sprapsje dhe shkelje të tjera në kufi.

“Një klimë ksenofobie dhe intolerance u intensifikua ndjeshëm,” tha raporti.

Serbia

Refugjatët dhe imigrantët vuajtën ndërsa qëndruan të bllokuar në Serbi, tha Amnesty, duke theksuar se ata nuk kishin mbrojtje dhe shërbimet themelore.

Ndërkohë, raporti tha se media pro-qeveritare kanë vazhduar të shpifë kundër kritikëve të qeverisë, ndërsa të drejtat e qytetarëve u shkelën në lidhje me prishjen e ndërtesave për t’i hapur rrugë projektit të mbështetur nga qeveria të njohur si Beograd Ëaterfront.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se një padi kundër Radomir Markoviç, ish-kreut të sigurimit të shtetit, për vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvija në vitin 1999, kishte mbetur në vend pasi një dëshmitar kyç nuk u paraqit në gjykatë.

Shqipëria

Raporti i Amnesty për Shqipërinë u përqendrua në mungesën e progresit në çështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës në vitin 1995, një shqiptar etnik nga Maqedonia. “Fati dhe vendndodhja e tij mbetën të panjohura”, tha raporti.

Ai theksoi gjithashtu shqetësimet e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës mbi kushtet e burgjeve në Shqipëri, ku theksoi se “raportime të shumta nga të burgosurit – përfshirë minorenë – për keqtrajtim nga policia, madje në disa raste në tortura”.

Maqedonia

Maqedonia u kritikua për kujdesin e dobët ndaj refugjatëve në të ashtuquajturin “itinerar ballkanik” drejt perëndimit, ku imigrantët “në mënyrë rutinë janë kthyer “në kufirin me Greqinë ose janë sistemuar në ndërtesa pa kushte në Maqedoni”.

Ndërkohë raporti tha se prokuroria speciale e emëruar nga parlamenti në shtator 2015 për të hetuar zyrtarët e përfshirë në skandalin e përgjimit u përball me pengesa politike dhe presion gjatë punës së vet.

Mali i Zi

Të drejtat zgjedhore ishin fokusi kryesor i raportit të AI për Malin e Zi, ku u përmend se zgjedhjet patën parregullsi të mëdha që mbajtën në pushtet koalicionin qeverisës të ish-kryeministrit Milo Djukanoviç.

Etiketa: Amnesty InternationalBallkanBeogradBosnjaBosnjeBullgariadiskriminimGjykataGjykatëskeqtrajtimKrizaKufikushtetueseLiriaMali i ZiMaqedoniMaqedoniambrojtjeMediapadiPoliciaProkuroriaQeveriaRaportiRefuzimiRepublika SrpskaromRumaniRumaniaSerbiSerbiaSHshkollashqipShqipëriShqipëriashtatortorturaVendimZgjedhjet
Tjetri
Planet e NATO-s në Detin e Zi shkaktojnë debat politik në Bullgari

Planet e NATO-s në Detin e Zi shkaktojnë debat politik në Bullgari

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.