AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vendimi i opozitës për të bojkotuar Parlamentin pritet me keqardhje në Bruksel

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Johanes Hahn. Foto: Shërbimi Audiovizual i Komisionit Europian.

Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein i bënë thirrje opozitës që të mos bojkotojë Kuvendin në kohën kur ngritja e institucioneve të vetingut dhe reforma zgjedhore janë thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE.

Komisioneri Johanes Hahn. Foto: Shërbimi Audiovizual i Komisionit Europian.
Komisioneri Johanes Hahn. Foto: Shërbimi Audiovizual i Komisionit Europian.

Vendimi i opozitës për të bojkotuar Parlamentin, i marrë nga çadra e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, është pritur me keqardhje në Bruksel. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha përmes një deklarate të mërkurën se “debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda Parlamentit”.

“Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishëm për ambicien e integrimit të vendit në Bashkimin Europian,” tha Hahn.

“…Është me rëndësi të madhe mbajtja e vazhdimësisë parlamentare në kohën kur reforma thelbësore janë në axhendën e tij, si ajo e ngritjes së organeve të vetingut në kuadër të reformës në drejtësi, reformës elektorale, përfshi ndjekjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, të cilat janë thelbësore për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit. Këto janë reforma të domosdoshme për Shqipërinë që të ecë drejt rrugës së integrimit në BE,” shtoi ai.

Më herët, edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i kërkoi përfaqësuesve të opozitës që t’i rikthehen punës në Kuvend. Në fund të një vizite tre-ditore në Tiranë, Fleckenstein deklaroi se zgjedhjet e qershorit dhe reforma në drejtësi janë çelësi i hapjes së negociatave me BE-në dhe i bëri apel klasës politike shqiptare të punonte në këtë drejtim.

“Unë nuk do të ndërhyj dhe as të bëj komente për protestën e opozitës, sepse kjo është një çështje e brendshme. Natyrisht që kjo është e drejta e qytetarëve dhe e opozitës. Por bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë jo mënyra e duhur… Ndaj u kërkoj kolegëve, miqve të mi në Partinë Demokratike që të vazhdojnë atë që ata mendojnë se është e nevojshme, por të kthehen në punë,” tha në një konferencë për shtyp Fleckenstein.

Prej pesë ditësh, qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur në një çadër të ngritur përpara kryeministrisë në një protestë pa afat, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të kishte përgjegjësinë ta udhëhiqte vendin drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Të martën, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpalli vendimin për të bojkotuar Parlamentin, si shenjë e përshkallzimit të protestës. Ai e përsëriti këtë vendim të mërkurën.

“Nuk do të ketë kthim në parlament pa u plotësuar kushtet që populli i ka vënë qeverisë,” tha Basha.

Protesta e opozitës, e shoqëruar edhe me bojkot parlamentar vjen në një kohë të rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, ndërkohë që pritej ngritja e komisioneve parlamentare për përzgjedhjen e kandidaturave për institucionet e vetingut. Tre komisionet e parashikuara në ligj përcaktojnë një ndarje 50% me 50 % mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës, çka e bën të pamundur ngritjen e tyre në kushtet e bojkotit.

Konflikti politik në Tiranë përkon edhe me vizitën që përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini do të bëjë në Shqipëri në fillim të marsit, si pjesë e një turi më të gjerë takimesh në vendet e Ballkanit.

Etiketa: ApelBashaBEBrukselDëshmorët e KombitEdi RamaKomisioneriKuvendLigjliraLulzim BashandarjeODIHROSBEOSBE-ODIHRparlamentPartisë DemokratikeProtestaPunëRamaReformaReforma zgjedhoreSHshqipShqipërishqiptareVendimVendimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Raporti i Amnesty qorton vendet e Ballkanit për shkelje të të drejtave

Raporti i Amnesty qorton vendet e Ballkanit për shkelje të të drejtave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.