AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Pretendimet e Malit të Zi për grusht shteti habisin median ruse

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pamje e ekranit të artikullit të Telegraph në lidhje me Malin e Zi me shenjën “i rremë” mund të shihet në uebsajtin e ministrisë ruse.

Media në Rusi i ka ndjekur zhvillimet më të fundit në Malin e Zi me interes të madh – megjithëse shumica e tyre i panë akuzat për grusht shteti si një fushatë përbaltjeje.

Një pamje e ekranit të artikullit të Telegraph në lidhje me Malin e Zi me shenjën “i rremë” mund të shihet në uebsajtin e ministrisë ruse.
Një pamje e ekranit të artikullit të Telegraph në lidhje me Malin e Zi me shenjën “i rremë” mund të shihet në uebsajtin e ministrisë ruse.

Ministria e jashtme ruse planifikon të luftojë një grup ‘lajmesh të rreme’ rreth Rusisë duke ngritur një seksion të ri në uebsajtin e vet që synon të kundërshtojë dhe “ekspozojë” gënjeshtrat e medias së huaj.

Kjo vjen pasi Rusia akuzoi qeverinë e Malit të Zi për një fushatë informacioni anti-ruse të mbështetur nga Perëndimi, lidhur me mbulimin e madh mediatik të dyshimeve për grusht shteti të mbështetur nga rusët që synonte të rrëzonte qeverinë malazeze në tetor.

Media ruse raportoi për reagimin e ministrisë së jashtme pasi Moska denoncoi raportimet në faqen e parë të gazetës britanike Sunday Telegraph, që pretendonte se Kremlini kishte dorë direkte në komplotin për të vrarë ish-kryeministrin malazez Milo Djukanoviç dhe për të ndaluar vendin nga anëtarësimi në NATO.

Një pamje e ekranit të artikullit të Telegraph në lidhje me Malin e Zi me shenjën “i rremë” mund të shihet në uebsajtin e ministrisë, bashkë me disa artikuj të tjerë nga media perëndimore rreth dyshimeve për përfshirje të Rusisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze.

Seksioni i ri në uebsajtin e ministrisë përshkruhet se përmban “shembuj të publikimeve që përkthejnë informacion të rremë rreth Rusisë”.

Ministria tha se do të mblidhte të tilla “lajme të rreme” nga media e huaj, do t’i ekspozonte ato duke botuar burimet dhe të dhënat origjinale, që të provonte se pala ruse tashmë ishte përgjigjur ndaj yshtjeveve në fjalë.

Zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova akuzoi autoritetet në Malin e Zi se fshiheshin pas fushatës anti-ruse të informacionit në vend.

“Kjo fushatë nuk është e re. Thjesht po kalon në një fazë të re zhvillimi,” tha Zakharova të mërkurën.

“Kryeministri malazez Dusko Markoviç nuk mund të mos përfshihet në përdorimin e një teze të përhapur gjerësisht në SHBA dhe vendet e BE dhe ka akuzuar Moskën dhe shërbimet speciale ruse për ndërhyrje në procesin zgjedhor në atë vend,” shtoi ajo.

Zakharova theksoi se prokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniç ka shkuar edhe më larg duke thënë se shërbimi rus i sigurisë dhe forcat speciale kanë qenë aktive në territorin e Malit të Zi.

Në muajt e fundit – me një ritëm të shtuar në ditët e fundit, media ruse ka mbuluar gjerësisht akuzat se Moska ka mbështetur një përpjekje të opozitës për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në Podgoricë.

Media ruse i ka quajtur akuzat plotësisht të pabaza, ku disa nga mediat kryesore janë tallur me pretendimet e Podgoricës se agjencitë e inteligjencës dhe sigurisë së saj kanë parandaluar një komplot rus për të instaluar një qeveri pro-Moskë.

Media shtetërore ruse si Sputnik dhe Rusia Sot, por edhe agjencia e lajmeve Tass, pothuajse kanë botuar çdo ditë reagime të zyrtarëve dhe analistëve rreth akuzave të prokurorit Katniç për orkestrimin e grushtit të shtetit në Malin e Zi nga rusët.

Sipas Katniç, kreu i grupit të grushtit të shtetit ishte rusi i njohur si Eduard Shirokov, me emrin e vërtetë Eduard Shishmakov – që ka qenë zv. atashe ushtarak në ambasadën ruse në Poloni, i pezulluar në vitin 2014 për spiunazh.

Në një artikull të titulluar “Ruaj qetësinë dhe fajëso Rusinë”, të publikuar të martën, Sputnik citoi analistin politik Vladimir Kireyev duke pyetur “a ka ndodhur vërtet ky grusht shteti?”

“Ata me gjasa nuk do të provojnë asgjë, por do të vazhdojnë me akuzat,” parashikoi ai.

Edhe gazeta online më liberale, Lenta, e konsideruara më pak pro-Kremlin sesa mediat e tjera të zakonshme, në një artikull të publikuar të martën krahasoi historinë e Podgoricës me një teatër të absurdit.

Media tradicionale ka cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov të ketë hedhur poshtë akuzat e Katniç si të papërgjegjshme. Mali i Zi ka dështuar t’i mbështesë ato akuza me informacion të besueshëm, tha Peskov.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti akuzat e Katniç “të pabaza”.

Sergey Kozlovsky, korrespondenti i BBC në Rusi, tha se mbulimi i çështjes malazeze në median ruse kishte qenë i madh sepse nuk janë bërë më parë akuza të tilla.

“Rusia moderne nuk është akuzuar kurrë më parë për një përpjekje grushti shteti në një vend europian. Mendoj se mund të quhet një nga lajmet kryesore në Rusi, më e pakta,” tha ai për BIRN.

Megjithatë, Kozlovsky theksoi se disa media ruse po e mbulojnë historinë vetëm në terma të lajmit të rremë – duke e prezantur atë si një propagandë anti-ruse dhe e pakuptimtë.

Shumë gazetarë rusë vazhdojnë të theksojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për përfshirjen ruse në përpjekjen e grushtit të shtetit, por vetëm spekulim mediatik dhe deklarata të zyrtarëve malazezë.

Mali i Zi dhe Ballkani mbeten rajone të rëndësishme në Rusi, të lidhura nga historia etnike, politika dhe feja, vazhdoi Kozlovsky.

“Ka shumë interes në ngjarjet që po ndodhin në Kosovë dhe Serbi. Çëshja e një pranimi të mundshëm të Malit të Zi në NATO është shumë e rëndësishme në Rusi, ku shumë njerëz nuk vlerësojnë faktin “që vëllezërit sllavë” po i bashkohen aleancës ushtarake perëndimore që e shohin Rusinë si armiqësore,” tha ai.

Nga ana tjetër, një nga portalet më influencuese në Rusi, fontanka.ru, në një artikull të publikuar të martën, theksoi se rusët mbeten turistët më të shumtë në numër në Malin e Zi, pavarësisht mosmarrëveshjeve për grusht teshti dhe aspiratave të vendit të vogël buzë Adriatikut për t’u bërë një vend anëtar në NATO.

Artikulli tha se “grushti” nuk gishte dështuar të ndalonte valën e turistëve rusë për verën, por mund të ishte një lloj reklamimi për rusët kur zgjedhin destinacionet e tyre të pushimit.

“Sipas vëzhgimeve të rusëve që jetojnë atje, malazezët dinë të bëjnë llogaritë dhe të mos ngatërrojnë biznesin me politikën,” theksoi artikulli.

“Megjithatë, gjurmët e skandalit, pavarësisht miqësisë që ka zgjatur prej kohësh, mbeten aty” arriti në përfundim artikulli.

Etiketa: AkuzaBallkaniBEBIRNgazetagazetarGjurmëtgrusht shtetiKremlinKremlinilajmeMaliMali i ZiMaria ZakharovaMediaMiloMinistria e Jashtme RuseMoskaNATOPodgoricëPoloniPortaletProkuroriRusëRusiRusiaSerbiSHSHBASputnikturistZgjedhjet
Tjetri
Plani anti-emigrim i Akademisë Rumune shokon studentët

Plani anti-emigrim i Akademisë Rumune shokon studentët

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.