AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

SHBA dënon marshimin neo-nazist në mbështetje të Trump në Kroaci

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Marshimi në mbështetje të presidentit amerikan Donald Trump në Zagreb të dielën. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/DS

Shtetet e Bashkuara dënuan një marshim në mbështetje të Donald Trump të organizuar nga një parti margjinale kroate e ekstremit të djathtë, në të cilën u valëvit edhe flamuri i një partie gjermane neo-naziste.

Marshimi në mbështetje të presidentit amerikan Donald Trump në Zagreb të dielën. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/DS
Marshimi në mbështetje të presidentit amerikan Donald Trump në Zagreb të dielën. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/DS

Ambasada Shteteve të Bashkuara në Zagreb të hënën dënoi ashpër marshimin e organizuar nga Partia e ekstremit të djathtë Autoktone Kroate e të Drejtave të Njeriut, A-HSP, në qendër të Zagrebit të dielën.

Në marshim, i cili kishte për qëllim të tregonte mbështetjen ndaj presidentit amerikan Donald Trump, anëtarë të partisë valëvitën flamurin amerikan, së bashku me flamurin kroat me një stemë jozyrtare e armëve ngjan një të lëvizjes ustashe kroate të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Grupi i rreth 30 personave valëviti gjithashtu flamurin e partisë së tyre A-HSP me sloganin ustash “Za dom spremni” ( “Gati për Atdhe”) në të, si dhe flamurin e Partisë neo-naziste Kombëtare Demokratike të Gjermanisë, NPD.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara refuzon më fuqishëm pikëpamjet neo-naziste dhe pro-ustashe të shprehura gjatë një demonstrate të disa personave në Zagreb të dielën,” tha ambasada në deklaratën e saj.

“Ne dënojmë çdo përpjekje për të lidhur Shtetet e Bashkuara me këtë ideologji të urryer. Një sugjerim i tillë është fyerje ndaj kujtesës së 186,000 ushtarëve amerikanë të vrarë në Europë në luftën kundër Gjermanisë naziste dhe disa miliona viktimave të pafajshme të vrara gjatë Luftës së Dytë Botërore,” shtoi ajo.

Qeveria kroate e dënoi gjithashtu ngjarjen të dielën.

“Ne dënojmë ashpër rreshtimin e sotëm të anëtarëve të partisë A-HSP në Zagreb, i cili promovon ideologjinë ustashe dhe nazizmin, duke sulmuar vlerat themelore të sistemit kushtetues të Kroacisë,” tha qeveria në një deklaratë.

Ajo shtoi se veprime të tilla janë të destinuara “të nxisin frikë dhe mungesë tolerance në shoqëri”.

Edhe pse marshimi u lajmërua ligjërisht në polici, e cila garantoi sigurinë e pjesëmarrësve, kryetari i A-HSP Drazen Kelemineç u arrestua se brohoriti “Za dom spremni”, e cila është një kundërvajtje, sipas ligjit kroat.

Kelemineç tha të dielën se një përfaqësues i partisë gjermane të ekstremit të djathtë NPD, Alexander Neidlein, ishte gjithashtu i pranishëm në marshim për të marrë pjesë në kauzën e A-HSP-së.

“Alexander Neidlein është këtu mes nesh, një mik i cili erdhi tek ne sot për të dhënë mbështetje për shtetin e pavarur dhe sovran të Kroacisë në luftën kundër Satanit, i cili sundon shtetin kroat,” tha ai.

Ai pastaj bërtiti “Za dom spremni”, duke këmbëngulur se askush s’mund ta ndalonte atë së brohoriste sloganin ustashe në publik.

Ai shpjegoi se partia e tij e mbështet presidentin Trump për shkak të politikës së tij, sidomos qëndrimet e tij kundër emigracionit dhe anti-BE.

Kelemineç megjithatë i refuzoi krahasimet me Partinë Radikale Serbe, e cila gjithashtu e mbështeti publikisht presidentin Trump.

Disa pyesin se si policia e lejoi zhvillimin e një ngjarjeje të tillë, sepse në vitin 2015, ministri i brendshëm i atëhershëm Ranko Ostojiç, i ish-qeverisë së qendrës së majtë, e refuzoi një përpjekje nga ana e A-HSP që të mblidhte anëtarë e saj në sheshin qendror të Zagrebit.

Boris Miletiç, kryetari i Asamblesë së Istrias Demokratike të qendrës së majtë, u shpreh se ky marshim duhet të ishte ndaluar.

“Kjo është një paradë e pastër nazist. Është e vështirë të imagjinohet një formë më e lartë primitivizmi në vitin 2017 sesa kjo paradë e turpshme dhe e rrezikshme. Më neverit fakti që një gjë e tillë mund të organizohet në Kroaci, dhe se zbatimi i ligjit nuk e parandalon atë që pa nisur ende,” tha të dielën Miletiç.

Miletiç i bëri thirrje qeverisë dhe presidentes kroate të dënojë “çdo akt që kërkon ringjalljen e historisë së errët të Kroacisë, çdo pjesë gjuhe urrejtjeje dhe çdo përfaqësim intolerance ndaj pakicave”.

A-HSP-ja njihet për protestat e saj në të cilat ajo shpreh mbështetjen për trashëgiminë ustashe dhe përballet me grupet antifashiste.

Midis vitit 1941 dhe 1945, lëvizja ustashe drejtonte një shtet kukull pro-nazist të quajtur Shteti i Pavarur i Kroacisë dhe kreu krime kundër serbëve, hebrenjve, romëve dhe antifashistëve.

Etiketa: ArmëBEDonald TrumpKrimeKroaciLigjmbështetjenazistnazisteneo-nazistPartiapoliciPoliciaProtestatQeveriaromromëSHBAShtetet e BashkuaraTrumpZagreb
Tjetri
Si po e teston demokracinë Donald Trump

Si po e teston demokracinë Donald Trump

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.