AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rumania fuqizon buxhetin për ushtrinë

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtria Rumune  Foto:Kapiten. Daniel Nistor/Flickr

Rumania e rriti buxhetin e vet për mbrojtjen në 2 për qind të PBB-së, duke përmbushur kërkesën kyçe të NATO-s ndërsa ka në plan që gjysmën e kësaj shume do ta shpenzojë për blerjen e pajisjeve ushtarake të reja.

Ushtria Rumune  Foto:Kapiten. Daniel Nistor/Flickr
Ushtria Rumune  Foto:Kapiten. Daniel Nistor/Flickr

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë prenzantoi raportin e vet vjetor të vitit 2016 ndërkohë që është nën kërkesat për llogaridhënie mbi mënyrën se si ajo ka ndër mend të shpenzojë buxhetin e saj të shtuar.

Ministri i Brendshëm Daniel Les tha se forcat e armatosura të Rumanisë mbeten me nevojën urgjente të pajisjeve të reja për shkak të financimeve të pakëta përgjatë shumë viteve por situata është drejt përmirësimit pasi në vitin 2016, Rumania bleu avionët e saj të parë F 16 Falcon.

Ai shtoi se ushtria nuk qe në gjendje të përballej me sfidat e reja të shfaqura në kontekst rajonal dhe as të plotësonte menjëherë mungesat në pajisje.

“Pas një periudhe mungesash të rënda në financime deri në vitin 2012 dhe rritjes graduale që nga viti 2013, buxheti i Ministrisë së Brendshme do të rritet nga ky vit në 2 për qind të PBB-së, gjë që na lejon ne të angazhohemi në rikonfigurimin dhe modernizimin e sistemit ushtarak, gjë që është domosdoshmëri në situatën e luhatshme përreth vendit,” tha Les.

Vendet anëtare të NATO-s janë vënë në presion të shtuar për të angazhuar së paku 2 për qind të PBB-së për sektorin e mbrojtjes.

Presioni është rritur ndjeshëm që nga zgjedhja e presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili është ankuar vazhdimisht gjatë fushatës së tij zgjedhore se vendet anëtare të NATO-s në Europë mbështeten më së shumti në fuqinë ushtarake amerikane për mbrojtjen e vet.

Vitin e kaluar, vetëm pesë nga 28 vendet anëtare – SHBA, Britania, Greqia, Turqia dhe Estonia – plotësuan kriterin e shpenzimeve në masën 2 për qind të PBB-së.

Nën presion nga Uashingtoni dhe Brukseli, Rumania e ka rritur shpenzimin e vet për mbrojtjen në 3.6 miliardë euro në buxhetin e vitit 2017.

Më 2016, buxheti i mbrojtjes qe vetëm 1.5 për qind e PBB-së së vendit. Gjysma e parave të reja do të shkojë në blerjen e pajisjeve të reja për ushtrinë, tha Les.

Vendimi për të rritur shpenzimet për mbrojtje u mikprit nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili e përshëndeti Rumaninë si një shembull për vendet e tjera anëtare.

Por nuk ka qenë e lehtë për Bukureshtin që të gjejë paratë shtesë apo të arrijë konsensus politik mbi mënyrën se si duhet t’i shpenzojë këto para.

Qe ndërhyrja e kreut të Partisë Social Demokrate, Liviu Dragnea, i cili ndërhyri vitin e kaluar në debat dhe garantoi që të gjitha paratë të vinin nga buxheti i shtetit. Amendimi i tij u miratua në parlament në fillim të shkurtit.

Qeveria ndërkohë po mendon të anulojë një kontratë për blerjen e katër korvetave multifunksionale, kontratë e firmosur nga ish qeveria teknike e vitit të kaluar.

Anijet, të cilat qenë planifikuar të ndërtoheshin në portin Galati në lindje të Rumanisë mbi lumin Danub, mund të kushtojnë 1.6 miliardë euro përgjatë shtatë viteve dhe kontraktuesi është kompania hollandeze Damen Shipyards Group. Gjithsesi kontrata duhet të miratohet në parlament ndërsa udhëheqësi i SocialDemokratëve Dragnea kundërshton, duke aluduar për parregullsi.

Etiketa: BrukselibuxhetiBuxheti i ShtetitdemokrateDonald TrumpEstoniaEuroforcat e armatosuraGreqiaMASmbrojtjeMinistria e MbrojtjesNATOParaparlamentPBBQeveriaRumaniaSHBAsocial demokrateTrumpTurqiaUshtriaVendimi
Tjetri
Demokracia liberale në venitje?

Demokracia liberale në venitje?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.