AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Demokracia liberale në venitje?

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Donald Trump, djathtas, takohet me drejtuesit e Kolegjeve dhe Universiteteve Historike me Ngjyrë (HBCU) në Zyrën Ovale, e hënë 27 shkurt 2017. Gjithashtu në takim janë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Reince Priebus, majtas, dhe këshilltarja e presidentit Kellyanne Conëay, e ulur në divan. Foto: (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Administrata Trump do të mbahet mend si periudha më e errët e demokracisë liberale, por ndërsa kjo formë qeverisjeje merr një goditje pas tjetrës, koha do ta tregojë se ajo është më e fortë se rivalët e saj, argumenton Christopher R. Hill.

Presidenti Donald Trump, djathtas, takohet me drejtuesit e Kolegjeve dhe Universiteteve Historike me Ngjyrë (HBCU) në Zyrën Ovale, e hënë 27 shkurt 2017. Gjithashtu në takim janë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Reince Priebus, majtas, dhe këshilltarja e presidentit Kellyanne Conëay, e ulur në divan. Foto: (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)
Presidenti Donald Trump, djathtas, takohet me drejtuesit e Kolegjeve dhe Universiteteve Historike me Ngjyrë (HBCU) në Zyrën Ovale, e hënë 27 shkurt 2017. Gjithashtu në takim janë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Reince Priebus, majtas, dhe këshilltarja e presidentit Kellyanne Conëay, e ulur në divan. Foto: (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Jemi vetëm në muajin e dytë të presidencës së Donald Trump, por shumë amerikanë janë lodhur tashmë nga drama dhe po pyesin se si do të jenë 46 muajt e tjerë në vazhdim.

Përtej krijimit të ankthit të vazhdueshëm, presidenca e çuditshme e Trump ngre një pyetje thelbësore: pasi ka qenë tashmë e sulmuar në shumë vende të botës, a është demokracia liberale tashmë në rrezik të humbjes së fortesës së saj? Nëse është e vërtetë, pasojat për politikën e jashtme amerikane dhe botën, mund të jenë të thella.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur një president kuptimi i të cilit për demokracinë amerikane është në dukje i kufizuar te fakti se ai ka fituar Kolegjin Elektoral. Sigurisht, kjo kërkon një lloj njohjeje me Kushtetutën Amerikane, ku përcaktohet edhe Kolegji Elektoral. Përtej kësaj, megjithatë, Trump duket se ka pak respekt për sistemin kontroll dhe balancë të Kushtetuës dhe ndarjen e pushteteve mes ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit në qeveri. Ai as nuk e respekton “pushtetin e katërt” të Amerikës, shtypin, të cilin ai ka filluar ta përshkruajë si “armik të popullit amerikan”.

Zgjedhjet, ndërsa të nevojshme, zor se mjaftojnë për të ruajtur parimet qendrore të demokracisë liberale. Në fund të fundit, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe shumë despotë të tjerë kanë ardhur në pushtet me votë popullore.

Siç duhet ta dinë shumë nxënës, zgjedhjet kërkojnë që të gjithë shtetasit të tolerojnë pikëpamjet e ndryshme nga të vetat. Zgjedhjet nuk supozohet të kapërcejnë apo përmbysin institucionet demokratike apo ndarjen e pushteteve. Pavarësisht se si performon administrata e Trump, muaji i parë i dekreteve presidenciale – ose siç i njeh politika amerikane si “urdhra ekzekutivë” – zor se mund të shihen si një triumf për demokracinë liberale.

Trump do të bënte mirë të studionte Kushtetutën; dhe ndërsa i përkushtohet, duhet të gjejë kohë të lexojë disa nga dokumentet e tjera thelbësore të republikës. Ai duhet të fillojë me Marrëveshjen Mejflauer të 160, që njohu të drejtat politike dhe shoqërore të minoriteteve në një nga kolonitë më të hershme fetare të Amerikës.

Por Trump nuk është i vetmi amerikan që duhet ta përdorë këtë moment për të reflektuar mbi historinë e vendit të tij dhe rolin e vet në botë. Megjithëse slogani i administratës së tij “Amerika e Para” mund të tingëllojë frikësues për veshët e huaj, ai mund të jetë çlirim për të tjerët.

Që nga fundi i luftës së ftohtë, më shumë se çerek shekulli më parë, synimi kryesor i politikës së jashtme amerikane ka qenë përhapja e demokracisë në botë. Por në ndjekje të kësaj ambicieje fisnike, SHBA-ja e ka tepruar me raste. Megjithëse mbështetja e Amerikës për demokracinë duket se e vë atë në krahun e të mirëve, politikat shpesh janë zbatuar me një masë arrogance dhe madje zemërimi.

Amerika ndonjëherë ia ka ushqyer me zor demokracinë disa vendeve ose ia ka zgjatur nga maja e një bajonete. Ka shumë arsye përse demokracia liberale duket se është në sprapsje në botë. Por mes tyre është sigurisht ndjesia në rritje nga vendet e tjera dhe liderët e tyre, të cilët janë lodhur së dëgjuari akuzat leksionet dhe qortimet amerikane.

Marrim për shembull Irakun. Shumica e vëzhguesve perëndimorë u frymëzuan nga gishtat e njollosura nga boja të irakianëve pasi kishin votuar në zgjedhjet e parë të vendit. Por ndërsa zgjedhjet e lira shpesh janë një hap i parë në rrugën e demokracisë, pasojat nuk ishin aq të lehta në Irak. Identitetet politike u përcaktuan gjithnjë e më shumë nga përkatësia e sektit sesa nga çështjet thelbësore; dhe shpejt u bë e qartë se institucionet demokratike dhe kultura e tolerancës mbi të cilat ato mbështeten nuk futen lehtësisht në shoqëritë që nuk i kanë njohur ato më parë.

Disa vite më parë, fola me një lider ballkanik i cili kishte kaluar ditën duke dëgjuar një filantrop amerikan që i kishte dhënë atij leksion mbi mangësitë demokratike të vendit të tij të vogël e të ri. Ndërsa mendonte për telashet politike të ndjekjes së këshillës së filantropit, ai më pyeti, “Çfarë supozohet të bëj unë me këtë?” ai kishte identifikuar një mangësi thelbësore në lëvizjen për promovimin e demokracisë: t’i thuash dikujt si të zbatojë reforma demokratike nuk është njëlloj si të flasës për rreziqet dhe përgjegjësitë e bërjes së tyre realisht.

Pavarësisht skenës politike toksike aktualisht, SHBA ka ende një nga demokracitë më të suksesshme në histori. Ajo ofron një shembull të mrekullueshëm për t’u ndjekur nga të tjerët, por shembulli i saj nuk mund t’i imponohet botës. T’i thuash njerëzve që vendi i tyre duhet të jetë si Amerika nuk është një strategji e mirë.

Demokracia liberale ishte edhe jashtë ekuilibrit edhe përpara fitores së Trump; tani ajo ka humbur të gjithë qendrën e gravitetit. Katër vitet e ardhshme do të kujtohen si një periudhë e errët për këtë formë të çmuar të qeverisjes. Por demokracia liberale i ka lënë pas rivalët e vet të mëparshëm dhe me gjasa do ta bëjë sërish. Ata që kanë luftuar aq fort dhe kanë sakrifikuar aq shumë për të do të sigurohen që demokracia liberale të zgjasë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Liberal Democracy in Retreat?

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikademokraciaDonald TrumpGjyqIrakKolegjiKulturaliraMASParaPiSPresidencapresidentProject SyndicatePutinReformarrezikSHBAShtetet e BashkuaraTrumpVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Thaçi: Kosova “peng e të kaluarës”

Thaçi: Kosova “peng e të kaluarës”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.