AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Thaçi: Kosova “peng e të kaluarës”

Kaltrina RexhepingaKaltrina Rexhepi
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: BIRN.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Komisioni i tij i propozuar për të Vërtetën dhe Pajtimin mund të ndihmojë në ndalimin e urrejtjes etnike, megjithatë disa ekspertë kanë vënë në pikëpyetje arsyet e tij për themelimin e këtij organi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: BIRN.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: BIRN.

Hashim Thaçi tha në takimin e dytë të Këshillit të tij të propozuar për të Vërtetën dhe Pajtimin në Prishtinë të mërkurën se e vërteta e asaj që ndodhi gjatë luftës duhet të përballet, në mënyrë që njerëzit në Kosovë të mos mbeten peng të të kaluarës.

“Shoqëria kosovare dhe Ballkani në përgjithësi ende është peng i këtyre narrativave të vjetra edhe gjeneratat që kanë lindur pas luftës ende i shohin moshatarët e komunitetit tjetër si armiq dhe si rrezik,  jo si një shoqëri për bashkëpunim dhe jetesë të përbashkët”, tha Thaçi në takim.

Ai këmbënguli se krimet e luftës s’mund të mbeten të fshehur.

“Synimi i këtij komisioni do të jetë e vërteta, e vërteta shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja,” tha ai.

“Brezat e rinj duhet të dinë se çka kanë bërë brezat e mëparshëm, fëmijët të dinë se çka kanë bërë prindërit e tyre,” shtoi ai.

Analistët kanë vënë në pikëpyetje atë që mund të arrijë Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në terma praktikë në shoqërinë e ndarë të Kosovës.

Disa kanë vënë në pikëpyetje gjithashtu kohën e lajmërimit të Thaçit, i cili ndodhi ndërsa vazhdonin përgatitjet për paditë e para që do të ngrihen nga Gjykata Speciale me bazë në Hagë, e cila po ngrihet për të gjykuar ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime gjatë dhe pas luftës.

Flitet se Thaçi, i cili ishte lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999,  mund të paditet. Ai mohon çdo akuzë.

Nora Ahmetaj e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim me bazë në Prishtinë tha se koha mund të shihet “si një përllogaritje politike, sesa si diçka që synon ndryshim kuptimplotë social”.

“Nëse presidenti dëshiron të ngrejë një Komision për të Vërtetën dhe Pajtimin si pjesë e disa marrëveshjeve politike midis tij dhe komunitetit ndërkombëtar me pretekstin e stabilitetit dhe paqes, them me besimin më të plotë se kjo gjë është e dënuar të dështojë,” shkroi Ahmetaj në një artikull për faqen e internetit Kosova 2.0 të martën.

Ajo tha megjithatë se nuk i kundërshtonte përpjekjet e Thaçit për të ngritur një komision, për aq kohë sa ai është vërtet një organ i pavarur.

“Ky mund të jep një hap  përpara, sidomos nëse presidenti është serioz dhe i gatshëm të vendosë peshën e tij politike pas tij,” tha ajo.

Gjykata e re Speciale do të dëgjojë rastet që dalin nga raporti i vitit 2014 i Task Forcës Speciale Investigative të BE-së, u cili tha se zyrtarë të paidentifikuar të UÇK-së do të përballen me padi për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohet se ishin bashkëpunëtorë të regjimit të Beogradit.

Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Raporti i Task Forcës Speciale Investigative u autorizua pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili hidhte dyshimet se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe Thaçin, ishin përgjegjëse për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut, gjëra të cilat ai i ka mohuar.

Etiketa: AhmetajBallkaniBEBIRNburgosjeGjykataGjykata SpecialeHashim ThaçiHetimKëshilli i EuropësKomisionKomisioni për të Vërtetën dhe PajtiminKosovaKosovëKrimepadiParaPunëPunëtorRaportiromromërrezikSHvrasje
Tjetri
Si po e teston demokracinë Donald Trump

Administrata Trump mban të pandryshuar mbështetjen për Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.