AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Administrata Trump mban të pandryshuar mbështetjen për Kosovën

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Donald Trump flet gjatë Konferencës Konservatore. 24 shkurt 2017. Foto: AP Photo/Alex Brandon

Ndryshe nga sa shpresonin një pjesë e serbëve, se Presidenti Donald Trump mund të ndryshonte kurs dhe të favorizonte Beogradin, administrata e re e SHBA-ve ka thënë në mënyrë të përsëritur se mbështet pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Donald Trump flet gjatë Konferencës Konservatore. 24 shkurt 2017. Foto: AP Photo/Alex Brandon
Presidenti Donald Trump flet gjatë Konferencës Konservatore. 24 shkurt 2017. Foto: AP Photo/Alex Brandon

Administrata e Presidentit Trump ka ofruar një numër sinjalesh të qarta përgjatë javës së fundit se mbështetja e saj për pavarësinë e Kosovës nuk do të ulet, pavarësisht shpresave mes disa serbëve se dëshira e presidentit të ri për pajtim me Rusinë mund ta bëjë atë më simpatik ndaj dëshirave të Beogradit.

Deklaratat e kohëve të fundit nga administrata e tij duket se i kanë dhënë përgjigje disa pyetjeve që kanë shqetësuar zyrtarët në Ballkan dhe ekspertët, të cilët kanë vrarë mendjen gjatë muajve të fundit nëse Trump do të vijojë politikat e presidentëve të mëparshëm për të lëvizur më afër me Serbinë në mënyrë që të kënaqë Rusinë.

Sinjali më i qartë erdhi nga ambasadori i sapoemëruar i SHBA-ve në Shtetet e Bashkuara Nikki Haley, e cila theksoi nevojën që Kosova të bëhet anëtar i OKB-së.

“Në Kosovë, megjithëse shumë mbetet për t’u bërë për të fuqizuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit, Shtetet e Bashkuara besojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë ecurinë e madhe përpara të Kosovës që nga koha e Pavarësisë,” tha Haley më 21 shkurt në një debat të Këshillit të Sigurisë së OKB-së mbi konfliktet në Europë.

“Kosova meriton të marrë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare të kombeve, përfshirë të qenit anëtar i plotë në OKB,” shtoi ajo.

Një ditë më pas, kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli publikoi një foto të vetes së tij me Presidentin Trump, të bërë gjatë Mëngjesit të 65 Kombëtar të Lutjeve në Uashtingon DC.

Veseli shkroi mbi foton: “Kosova është e bekuar të ketë mbështetjen Amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim në aleancën e përjetshme mes Amerikës dhe Republikës sonë.”

Për të festuar përvjetorin e nëntë të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, vetë Trump dërgoi përmes një letër një mesazh tjetër të qartë mbështetjeje.

“Partneriteti mes vendeve tona bazohet në vlerat e përbashkëta dhe interesit të përbashkët. Një e ardhme sovrane, multi-etnike dhe demokratike për Kosovën është e siguritë në një rajon të qëndrueshëm dhe me mirëqenie që duhet të integrohet tërësisht në bashkësinë ndërkombëtare,” tha Trump në letrën e dërguar për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Ne presim që të vijojmë bashkëpunimin tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe ekonomik, fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm e luftëtarëve terroristë të huaj,” shkruhet në letër.

Një ditë më pas, më 18 shkurt, nëj delegacion bipartizan nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së mbërriti në Prishtinë për dy ditë takimesh si pjesë e Partneritetit Demokratik të Dhomës, HDP.

Delegacioni udhëhiqej nga kryetari i grupit, kongresmeni republikan Peter Roskam, i cili tha se kjo qe mundësia e parë për anëtarët e rinj të Kongresit për të udhëtuar jashtë Shteteve të Bashkuara që kur ata bënë betimin muajin e kaluar.

“Kosova është ndalesa jonë e parë. Pse? Sepse ky vend është i rëndësishëm,” tha Roska.

“Një kosovë e fortë është një demokraci e fortë, gjë që është mirë për rajonin dhe mirë për botën,” shtoi ai.

Një nga kongresmenët demokratë në udhëtim, David Price, konfirmoi gjithashtu mbështetjen amerikane për Kosovën, pavarësisht asaj që ai e cilësoi si “stinë e trazuar politike në vendin tonë”.

“Një pjesë e qëllimit tonë është që të sinjalizojmë se nuk ka rëndësi se çfarë ndryshon në udhëheqësinë e vendit tonë, sepse ne kemi një politikë bipartizane drejt Ballkanit dhe Kosovës në veçanti. Dhe ne jemi të vendosur që kjo të vijojë, që miqësia dhe mbështetja të vijojë,” tha Price.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, kongresmenët amerikanë u takuan me përfaqësues të të gjitha partive politike, duke konfirmuar edhe një herë angazhimin e vazhdueshëm të Uashingtonit në mbështetje të Kosovës.

“Amerika nuk do të ndryshojë pozicionin e saj në marrëdhëniet me Kosovën. Ata konfirmuan se do të jenë gjithmonë miq dhe mbështetës të Kosovës,” tha për BIRN Blerta Deliu, një deputete nga Partia Demokratike e Kosovës pas takimit me kongresmenët.

Përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje në opozitë u takuan gjithashtu me politikanët amerikanë pavarësisht faktit se trazirat që ata kanë shkaktuar në Kuvendin e Kosovës shpesh janë kritikuar nga diplomatët e SHBA-së në Kosovë.

“Ne patëm një diskutim të hapur mbi situatën në Kosovë dhe shkëmbyem opinione, gjithmonë duke treguar zgjidhjet që Vetëvendosje ka ofruar për problemet e Kosovës,” tha për BIRN Puhie Demaku, një deputete e Vetëvendosjes pas takimit.

Vijimi i trashëgimisë së Clinton

Kosova ka qenë gjithmonë pro-Amerikane që nga presidenca e Bill Clinton, i cili shihet si hero nga shumë shqiptarë të Kosovës për mbështetjen e tij për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Serbisë më 1999.

Në rrugë në qendër të Prishtinës gjendet statuja gjashtë metër e lartë e Clinton; ai e inaguroi monumentin personalisht.

SHBA e njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt 2008, gjatë presidencës së George W. Bush.

Pasi Trump u zgjidh papritur presidenti i 45 i Amerikës, disa politikanë në Ballkan dhe ekspertë menduan se administrata e re mund ta ndryshonte fokusin e politikës së jashtme të SHBA-së larg Kosovës dhe më afër Serbisë.

Por megjithëse politika e jashtme e Trump ende nuk është testuar në praktikë, sinjalet e fundit që vijnë nga Uashingtoni kanë sugjeruar se ky parashikim qe i gabuar.

“Së paku nga ajo që është dëgjuar deri tani, përqasja e SHBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë,” tha për BIRN Afrim Hoti, një profesor i ligjit ndërkombëtar në Prishtinë.

Analisti politik Belul Beqaj gjithsesi bëri kujdes kur tha se Kosova nuk duhet ta marrë mbështetjen e SHBA-së si një e mirë falas.

“Nuk mendoj se këto marrëdhënie duhet të shihen si të përjetshme. Nuk ekziston as miqësia dhe as armiqësia e përjetshme; ka vetëm interesa të përbashkëta të jashtme,” tha Beqaj për BIRN.

Trump nuk e sheh Ballkanin si një prioritet të lartë, komentoi analisti Dimitar Bechev, një bursist jorezident në Këshillin e Atlantikut në Uashington, por kjo nuk do të thotë se do të ndryshojë kurs mbi kosovën.

“Nuk pres kurrfarë kthese të papritur. Mbështetja për Kosovën është një politikë bipartizane,” tha Bechev për BIRN.

“Serbia shpresonte shumë nga George W. Bush në vitin 2001 por zbuloi se politika e Clinton vijoi dhe madje ai shtyu përpara për njohjen e pavarësisë së Kosovës më 2008,” shtoi ai.

Michael Rossi nga Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin Rutgers në Nju Xhersi tha gjithashtu se ai nuk parashikon ndonjë ndryshim madhor në politikën e Uashingtonit kundrejt Kosovës dhe në marrëdhëniet me Serbinë.

“SHBA vijon të konsiderojë Kosovën një vend të pavarur dhe do të vijojë ta trajtojë kështu,” tha Rossi për BIRN.

“Nuk shoh asnjë lloj presioni mbi Beogradin dhe aktualisht nuk duket se ka kurrfarë aktiviteti,” shtoi ai.

Disa serbë të Kosovës qenë kaq entuziastë me zgjedhjen e Trump sa madje vendosën banderola të tij në qytetin e ndarë të Mitrovicës në veri; fakti që ai mposhti bashkëshorten e të urryerit prej tyre Bill Clinton qe një bonus tjetër për ta.

Por gazetarja serbe e Kosovës Maja Ficovic tha se ajo besonte se Administrata Trump nuk do të bëjë asgjë pozitive për bashkësinë e serbëve të Kosovës.

“Kosova është një shtet i pavarur për SHBA. Ata mbështesin një shoqëri multietnike dhe në këtë kontekst, nuk mendoj se ata do t’i trajtojnë serbët ndryshe nga shumica shqiptare e bashkësisë,” tha Ficovic për BIRN.

“Unë mund të them se isha pak naive të besoja se mund të ketë ndonjë lloj ndryshimi epokal,” tha ajo.

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikaBallkanBill ClintonBIRNdemokracideputetediplomatDonald TrumpGeorge W. BushHashim ThaçiHotikadri veseliKosovaKosovëmbështetjeMitrovicëNATONikki HaleyNju XhersiOKBPartiaPartia DemokratikePresidencapresidentrajonSerbiaSHBAshqiptareShtetet e BashkuaraTerroristTrumpVetëvendosje
Tjetri
Presidenti maqedonas mohon fshehjen e pasurisë në Panama

Presidenti maqedonas penalizon opozitën prej “Platformës Shqiptare”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.