AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kroacia do të rishikojë përdorimin e simboleve fashiste e komuniste

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Andrej Plenkoviç në qeveri. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO 

Qeveria kroate ka ngritur një këshill që do të analizojë si të trajtohet trashëgimia e regjimit fashist të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe atij komunist të pas Luftës së Dytë Botërore në vend.

Andrej Plenkoviç në qeveri. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO 
Andrej Plenkoviç në qeveri. Foto: BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO

Qeveria kroate të enjten miratoi një vendim për themelimin e Këshillit për Trajtimin e Pasojave të Sundimit të Regjimeve Jodemokratike për të hartuar “rekomandime të hollësishme që synojnë të merren me të kaluarën”.

Këshilli do të hartojë gjithashtu “rekomandime për rregullimin ligjor të përdorimit të shenjave dhe simboleve të regjimeve jodemokratike”, si do të analizojë mënyrën se si mësohen në shkolla këto periudha të historisë, si përkujtohen përvjetorët e tyre dhe nëse figura nga këto regjime duhet të kenë apo jo rrugë me emrat e tyre.

“Pika e fillimit është një shkëputje e pastër nga i gjithë totalitarizmi,” tha kryeministri Andrej Plenkoviç në seancën e qeverisë.

Këshilli prej 18 anëtarësh, në të cilin do të përfshihen historianë, profesorë juridiku dhe gjyqtarë, duhet t’i bazojë rekomandimet e veta vetëm mbi “fakte me vlerë historike,” tha qeveria.

Në të do të përfshihen gjithashtu shkencëtarë politike, dekanë fakultetesh dhe krerë të institucioneve kulturore të Kroacisë – Akademia Kroate e Shkencave dhe Arteve, Instituti i Leksikografisë Miroslav Krleza dhe Matica Hrvatska.

“Ai do t’i paraqesë qeverisë propozime për të ruajtur kujtimet, hulumtimet shkencore, dokumentacion, politika për emërtim rrugësh dhe sheshesh, mundësimin e publikut që të ketë qasje ndaj informacioneve, shpërndarjen e dijes dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore gjatë qeverisjes së regjimeve jodemokratike,” tha Plenkoviç.

Plenkoviç fillimisht e lajmëroi krijimin e këshillit në dhjetor, pasi një pllakadë me sloganin e Lëvizjes Ustashe – “Za drom spremni” (Gati për Atdhe) – u zbulua në komunën e Jasenovacit në Kroacinë qendrore, pranë vendit ku ka qenë kampi më i madh i përqendrimit i vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ustashët vranë më shumë se 83,000 serbë, hebrenj, romë dhe antifashistë midis vitit 1941 dhe 1945.

Në atë kohë pati spekulime se këshilli do të diskutonte ndalimin e yllit të kuq, një simbol i ish-Jugosllavisë socialiste dhe e luftëtarëve të saj antifashistë të Luftës së Dytë Botërore.

Disa ekspertë u shprehën se ndalime të tilla mund të sillnin rreziqe serioze.

Që prej viteve 1990 dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, Kroacia ka qenë e ndarë përsa i takon interpretimit historik të Shtetit të Pavarur të Kroacisë, një shtet pro-nazist që udhëhiqej nga ustashët, dhe Jugosllavisë socialiste, e cila kaloi faza totalitare dhe autoritare.

Etiketa: gjyqtarhebrenjKroacianazistndalimeQeveriaromSHshkollaVendim
Tjetri
Gjysmë milioni rumunë protestojnë kundër korrupsionit qeveritar (Fotogaleri)

Si evoluoi kultura e protestave në Rumani?

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.