AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Opozita maqedonase akuzon presidentin për tentativë grushti shteti

Sinisa Jakov MarusicBIRNngaSinisa Jakov MarusicdheBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev tha se vendimi i presidentit për të mos i dhënë mandatin prë krijimin e qeverisë është i barasvlefshëm me një tentativë grushti shteti, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se pa shqiptarë nuk ka Maqedoni.

Lideri i LSDM, Zoran Zaev.
Lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Zoran Zaev, lideri i partisë opozitare Social Demokrate, LSDM, akuzoi presidentin të mërkurën në mbrëmje për grusht shteti pasi ky refuzoi t’i jepte Zaevit mandatin për të formuar një qeveri.

Presidenti Gjorge Ivanov vendosi të mërkurën për mos ia japë Zaevit mandatin, pavarësisht se lideri i LSDM tregoi se zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për këtë.

Zaev këmbënguli që presidenti të tërhiqet nga vendimi i tij për të refuzuar dhënien e mandatit.

“Ivanov ka bërë grusht shteti. Ai e ka shtyrë edhe më tej Maqedoninë në një krizë kushtetuese dhe kombëtare duke mohuar vullnetin e shumicës së shtetasve dhe duke ndaluar transferimin ligjor dhe legjitim të pushtetit”, tha Zaev.

“I bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve. Të qëndrojmë të qetë dhe në anën e proceseve demokratike që çojnë drejt formimit të një qeverie të re demokratike që do të përqendrohet te nevojat reale të njerëzve dhe te sundimi i ligjit”.

Zaev gjithashtu tha se partia e tij po analizon me kujdes hapat e tjerë.

“Duhet të jemi të zgjuar në hapat e ardhshëm. Dikush ndoshta pret kundër-reagime, kundër-provokime. Ne nuk do ta lejojmë këtë”.

Presidenti maqedonas ka refuzuar t’i japë liderit social demokrat Zoran Zaev mandatin për të krijuar një qeveri, pavarësisht se ky arriti shumicë në parlament, me pretendimin se ai kishte potencialin “të shkatërronte vendin” duke pranuar kërkesat e partive shqiptare etnike në vend.

“Kushtetuta dhe ndërgjegjja më ndalojnë t’i jap mandat kujtdo që do të shkatërrojë sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë,” tha Gjorge Ivanov, duke shtuar se Zaev duhet së pari të refuzojë publikisht “platformën që vjen nga një vend tjetër”, duke iu referuar Shqipërisë.

Ivanov këmbënguli se platforma etnike shqiptare, që ka qenë kushti kryesor i partive shqiptare etnike për të mbështetur cilëndo koalicion qeverit pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkelte kushtetutën dhe Marrëveshjen e Paqes së Ohrit të 2001 duke i dhënë më shumë të drejta shqiptarëve etnikë në vend.

Komisioneri i BE për Zgjerim, Johannes Hahn deklaroi të mërkurën në mbrëmje se BE-ja “ka përsëritur vazhdimisht se të gjithë liderët në vend, përfshirë presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit”.

“Në një demokraci, duhen njohur shumicat parlamentare, edhe nëse dikujt nuk i pëlqejnë. Prandaj pres që të gjithë liderët politikë dhe institucionet të lënë procesin demokratik të vazhdojë – në interes të shtetasve të vendit,” shkroi Hahn në deklaratë.

Zaev, partia e të cilit ka 49 deputetë, fitoi mbështetjen e partive shqiptare pasi ra dakord me kërkesën e tyre për një ligj të ri të shtrirjes së shqipes nëpër të gjithë Maqedoninë.

Ai ra gjithashtu dakord për disa kërkesa të tjera të të ashtuquajturës platformë shqiptare që synon të sigurojë barazi për shqiptarët në Maqedoni.

Aktualisht shqipja është gjuhë zyrtare vetëm në ato zona ku shqiptarët përbëjnë të paktën 20 për qind të popullatës.

Partitë shqiptare ranë dakord për kërkesat e tyre pas një takimi në Tiranë, të organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky i fundit reagoi të mërkurën mbrëma në Facebook duke iu përgjigjur presidentit maqedonas:

Etiketa: BEdemokracidemokratedeputetEdi RamaFacebookgrusht shtetiKomisionerikushtetueseLigjMaqedoniohritOpozitapaktparlamentPartiaPRRamashqipshqiptaresocial demokratetë drejtaVendimizgjerimZoran Zaev
Tjetri
Ura e Mitrovicës: simbol i ndasive në Kosovë

Ura e Mitrovicës: simbol i ndasive në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.