AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shqiptarët e Maqedonisë ndihen të fyer nga vendimi i presidentit Ivanov

Semra MusaingaSemra Musai
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në organizim të partisë më të madhe opozitare Lidhjes Socialdemokate të Maqedonisë (LSDM) dhe nga disa shoqata qytetare në Shkup filloi marshi qytetar në të cilin u mblodhën qytetarë nga më shumë qytete të vendit. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )

Shqiptarët në Maqedoni thonë se vendimi i presidentit për të mos lejuar opozitën të krijojë një qeveri të re në aleancë me shqiptarët etnikë është fyes dhe do të shtojë tensionet etnike.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov takon liderin e VMRO DPMNE, Nikola Guevski, maj 2014. Foto arkive: MIA
Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov takon liderin e VMRO DPMNE, Nikola Guevski, maj 2014. Foto arkive: MIA

Shumë shqiptarë të Maqedonisë thonë se ndihen shumë të fyer nga vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të mos i dhënë një mandat liderit të opozitës, Zoran Zaev – pavarësisht shumicës së tij parlamentare – dhe prej deklaratave anti-shqiptare të presidentit.

Megjithatë, shumica e tyre pranojnë se nuk janë të habitur nga veprimet e tij sepse ai është i njohur si një partizan i ngushtë i partisë në pushtet VMRO DPMNE.

“Argumentimi i tij për të mos i ofruar [socialdemokratëve] mandatin ndez urrejtje ndëretnike dhe më bën të ndihem i pasigurt. Ai duhet ta rishikojë vendimin e tij sepse kështu po e çon vendin në humnerë”, tha për BIRN Visar Sadiki, ekonomist.

“Ivanov … po inkurajon konflikt ndëretnik dhe një ndjesi pasigurie. Me këtë hap ai po i jep fund karrierës së tij në një mënyrë skandaloze,” tha Fatmir Sulejmani, avokat.

“Kur kemi parasysh se çfarë presidenti kemi, nuk habitem nga deklaratat e tij sepse kështu e sheh ai diplomacinë dhe politikën. Por ndihem keq që në një rast konflikti, njerëz të pafajshëm do të vuajnë,” tha Jetmir Abazi, bojaxhi.

Presidenti Ivanov të mërkurën refuzoi t’i jepte Zoran Zaevit, liderit të social demokratëve në opozitë një mandat. Partia e tij fitoi 49 nga 120 vende në parlament dhe kërkoi të formojë një qeveri në aleancë me partitë etnike shqiptare.

Ivanov tha se dakordësia e Zaev me “platformën shqiptare” të partive mund të “shkatërronte” Maqedoninë.

Platforma përfshin kërkesa për zgjerim të shqipes zyrtare në institucione shtetërore dhe më shumë të drejta për shqiptarët në përgjithësi.

Ekspertët dhe vëzhguesit shqiptarë në Maqedoni e kanë dënuar lëvizjen e Ivanov si turp.

Disa druhen se retorika anti-shqiptare e Ivanov mund të nxisë tensione etnike që do të arrijnë në konflikt.

“Në këtë fazë, Maqedonia ka hyrë në një aventurë dhe nuk është e qartë se si do të rezultojë,” tha për BIRN analisti Alajdin Demiri.

“Por mendoj se tensionet etnike do të rriten dhe protestat do të përshkallëzohen, jo vetëm nga ana e VMRO DPMNE por edhe nga Social Demokratët dhe Shqiptarët dhe kjo situatë mund të dalë nga kontrolli,” shtoi Demiri.

Ai gjithashtu tha se dukej se vendimi i Ivanov ishte planifikuar në selinë e VMRO DPMNE, duke provuar edhe një herë se ai ishte partizan i kësaj partie dhe jo kryetar shteti i pavarur.

“Ky vendim po e shtyn Maqedoninë në kaos politik për të arritur planin e VMRO DPMNE për zgjedhje të parakohshme,” tha Demiri.

Partia e Nikola Gruevskit fitoi 51 vende në parlament, por nuk ia doli të formojë qeverinë pas dështimit për të arritur një marrëveshje me partnerin e vjetër në koalicion, Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI.

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, ka thënë se platforma shqiptare nuk e dëmton karakterin unitar të vendin, dhe se nuk parashikon federalizim apo përçarje.

Ziadin Sela, kreu i një tjetër partie shqiptare, Lëvizja për Reformat, Partia Demokratike e Shqiptarëve, e quajti vendimin e Ivanov një përpjekje për të mundësuar shmangien e përgjegjësive kriminale të disave, duke iu referuar Gurevskit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të VMRO DPMNE.

“Po ndjekim situatën me kujdes, por vendimi i Ivanov nuk do të na ndryshojë rrugën,” tha Sela për BIRN.

“Platforma shqiptare duhet të jetë realitet në Maqedoni. Baza e kësaj platforme reflekton angazhimin e vendeve të BE-së për diversitetin kulturor dhe gjuhësor,” shtoi Sela.

“Ne nuk do të lejojmë shqiptarët të trajtohen si skllevër,” vazhdoi ai, duke e quajtur platformën mënyrën e duhur për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët në Maqedoni.

Një tjetër parti shqiptare, lëvizja BESA, gjithashtu parashikoi se vendimi i presidentit do të ketë pasoja të këqija në vend dhe se do të thellonte krizën.

“Ky vendim vë në rrezik sigurinë e vendit,” tha Afrim Gashi, nga BESA.

“Faktorët ndërkombëtarë që janë garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Përzhinos duhet të ndërhyjnë dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës,” shtoi Gashi.

Etiketa: Ali AhmetiBDIBEBIRNkonfliktKontrollikryetarMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeohritparlamentPartiaPartia DemokratikepasojaProtestatrrezikshqiptaretë drejtatensionetensione etnikeUNITARVendimVendimiVëzhguesitVMRO DPMNEzgjedhjezgjedhje të parakohshmezgjerimZoran Zaev
Tjetri
Një aleancë politike progresiste për Europën

Kërcënimet e Europës: Populizmi, Rusia, Terrorizmi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.