AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova mund të formojë ushtrinë duke anashkaluar veton serbe

Taulant OsmaningaTaulant Osmani
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e Sigurisë së Kosovës. Foto: Wikimedia Commons/ SUHEJLO.

Presidenti i Kosovës po merr në konsideratë rrugët për të anashkaluar një veto serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Forcat e Sigurisë së Kosovës. Foto: Wikimedia Commons/ SUHEJLO.
Forcat e Sigurisë së Kosovës. Foto: Wikimedia Commons/ SUHEJLO.

Presidenti i Kosovës po planifikon të krijojë një ushtri të rregullt për vendin duke ndryshuar ligjin aktual për Forcat e Sigurisë së Kosovës, FSK-së, përmes zgjerimit të kompetencave dhe përgjegjësive.

Një ndryshim i kompetencave të FSK-së ekzistuese do të anashkalonte nevojën për të marrë miratimin e deputetëve serbë të Kosovës “për formimin e një ushtrie të rregullt”.

Deputetët nga partia serbe Srpska Lista, që është besnike ndaj Beogradit, janë plotësisht kundër një ushtrie të rregullt të Kosovës.

Edhe pse propozimi pritet të debatohet këtë javë, partitë në Kuvendin e Kosovës, thanë për BIRN të hënën se nuk kanë marrë ende një propozim nga presidenti Hashim Thaçi.

“Jam në dijeni se Zyra e Presidentit dhe Ministria e FSK-së po punojnë në lidhje me propozimin, por nuk kam informacione të tjera”, tha Zenun Pajaziti, deputet dhe shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK.

Sipas qeverisë, ligji i ri nuk do ta transformojë FSK-në në vetvete, por vetëm misionin e saj, që aktualisht është kufizuar në përgjigjen ndaj krizave dhe operacioneve të mbrojtjes civile dhe në ofrimin e ndihmës te autoritetet civile në përgjigjen ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Ligji i ri do të zgjerojë misionin e FSK-së në “mbrojtje të sovranitetit të Kosovës”, sipas raportimeve në media.

Duke folur në një paradë të FSK-së të dielën, Thaçi tha se synon ta çojë ligjin për FSK-në në parlament me propozimet për të shtuar më shumë përgjegjësi mbi mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

“Siç presin qytetarët e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të ligjit të ri do të ketë në mision mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të Kosovës, qytetarëve të saj, pasurinë dhe interesat e Republikës së Kosovës, dhe do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe botë”, tha Thaçi.

Driton Selmanaj, nga organizata Demokracia Plus me bazë në Prishtinë, i tha BIRN se nuk do të kishte nevojë për një votim me shumicë të cilësuar në parlament për një ndryshim të tillë.

“Ligji mund të ndryshohet me një shumicë të thjeshtë votash në parlament,” tha ai, “megjithëse çështja është nëse do të sillte ndryshime kushtetuese”.

Ndryshimet kushtetuese kërkojnë një “shumicë të cilësuar” në parlament, që do të thotë se dy e treta e 100 deputetëve shqiptarë të Kosovës dhe dy e treta e 20 për qindëshit të deputetëve të pakicës etnike duhet të votojnë pro.

Serbët e Kosovës kanë 10 nga 20 vende të rezervuara për minoritetet, gjë që i bën ata praktikisht “vendimtarë” në proces.

Sipas Selmanaj, Thaçi po përpiqet të gjejë një kompromis pas dështimit për të bindur deputetët serbë të Kosovës të ndryshojnë kushtetutën.

“E shoh ndryshimin e ligjit si një fazë përgatitore derisa të vijmë te ndryshimet kushtetuese, por ndryshimet kushtetuese do të duhen gjithsesi në këtë rast,” shtoi Driton Selmanaj.

Ndërsa partitë opozitare kanë dalë kundër shumicës së incitivave të Thaçit, gjërat duken ndryshe kur vjen puna për ndryshimin e statusit të FSK.

Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, në opozitë, është dakord se ndryshimi i ligjit aktual është e vetmja mënyrë për të forcuar kapacitetet e FSK-së.

“Duke parë se Lista Srpska nuk është e gatshme të votojë transformimin e FSK-së [në ushtri], kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar misionin e forcës”, tha Haradinaj për BIRN.

Anton Quni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, tha se shpreson që nisma të marrë pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar dhe aleatëve perëndimorë të Kosovës.

“Shpresoj që nisma e Thaçit nuk do të kundërshtohet nga partnerët tanë strategjikë”, tha Quni duke iu referuar NATO-s, që ka monitoruar FSK-në që nga themelimi i saj, pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Etiketa: AAKBIRNdemokraciadeputetHaradinajHashim ThaçiKosovaKosovëkushtetueseLDKmbrojtjeMediaNATOnismaparlamentPartiaPartisë DemokratikePDKPunarajonSerbiaShpresONushtrivetovotim
Tjetri
Kurthi Kindleberger

Të vërtetat e Tregtisë përballë Trumpianëve dhe Breksiterëve

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.