AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria dënon vandalizmin ndaj muzeut të Kongresit të Manastirit

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzeu i Kongresit të Manastirit. Foto kortezi: Wikipedia

Ministria e Jashtme i kërkoi autoriteteve maqedone të identifikojnë dhe dënojnë fajtorët për sulmin që shkaktoi dëmtime të muzeut të Kongresit që përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe.

Muzeu i Kongresit të Manastirit. Foto kortezi: Wikipedia
Muzeu i Kongresit të Manastirit. Foto kortezi: Wikipedia

Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaroi të martën se “shpreh keqardhjen e saj dhe dënon sulmin” ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe, muze që gjendet në qytetin e Manastirit (Bitola) në Maqedoni.

“Kërkojmë nga autoritetet e Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve. Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente,” thuhet në një deklaratë të publikuar sot.

Mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni njoftuan se mëngjesin e të martës, njerëz të paidentifikuar kishin hedhur gurë dhe kishin tentuar t’i vinin flakën ndërtesës simbol të gjuhës shqipe, ngjarje që përkon me festën e Shkollës Shqipe dhe ditën e mësuesve që mes shqiptarëve festohet në 7 mars.

Rreth 160 shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në nëntor të vitit 1908 në qytetin e Manastirit, në atë kohë, kryeqendër Vilajeti e Perandorisë Osmane, për të diskutuar mbi nevojën e krijimit të një alfabeti të unifikuar për gjuhën shqipe, e cila deri në atë kohë, shkruhej me një numër alfabetesh të ndryshme. Ata vendosën alfabetin e sotëm shqip të bazuar në shkronjat latine.

Qyteti i Manastirit që nga ajo kohë është transformuar dhe shqiptarët sot atje përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë totale.

Sulmi ndaj ndërtesës muze të Kongresit të Manastirit pason akuza të shumta të ngritura nga partia nacionaliste e ish-kryeministrit Nikola Gruevski kundër shqiptarëve si dhe nga presidenti i Maqedonisë Ivanov, i cili i përket partisë së Gruevskit dhe ka deklaruar së fundmi se shqiptarët po bëjnë një komplot kundër shtetit maqedonas.

Maqedonia gjendet aktualisht në krizë politike që prej një viti, kur ish-kryeministri Nikola Gruevski u detyrua të japë dorëheqjen pasi opozita zbuloi një skandal përgjimesh në shkallë të gjerë të kryer nga strukturat e policisë sekrete maqedonase, të cilat patën shërbyer më së shumti si ushtri private për ruajtjen e pushtetit të Gruevskit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndërsa i kërkoi qeverisë maqedonase të ndërpresin retorikën anti-shqiptare, i bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve të vetëpërmbahen.

” I bëjmë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të mos bien pre e provokimeve por të tregojnë qytetari e maturi dhe të ruajnë besimin se kriza në vend do të zgjidhet në të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, shkruhet në deklaratë.

Etiketa: AkuzaGruevskiKrizaMaqedoniMaqedoniambrojtjeMuzeuNikola GruevskiOpozitaPartiaPunëSHshqipShqipëriashqiptareushtriWikipedia
Tjetri
Futbolli i të pastrehëve i jep shpresë të pambrojturve të Bosnjës

Futbolli i të pastrehëve i jep shpresë të pambrojturve të Bosnjës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.