AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Për një projektligj që e kthen në viktimë, viktimën e siguruar

Romina ZanongaRomina Zano
9 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nje kalimtar, i cili ka humbur jeten ne nje aksident, pasi eshte perlplasur nga nje kamion prane rruges se Elbasanit | Foto nga : Franc Zhurda/ LSA

Një projektligj i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare synon të reduktojë kostot nga aksidentet për kompanitë e sigurimit duke ulur masën e dëmshpërblimit të përfituar nga të aksidentuarit.

Nje kalimtar, i cili ka humbur jeten ne nje aksident, pasi eshte perlplasur nga nje kamion prane rruges se Elbasanit | Foto nga : Franc Zhurda/ LSA
Nje kalimtar, i cili ka humbur jeten ne nje aksident, pasi eshte perlplasur nga nje kamion prane rruges se Elbasanit | Foto nga : Franc Zhurda/ LSA

Nëse deri më sot e kemi parë ligjin si mjet për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, sot nëpërmjet ligjit synohet kryerja e abuzimit në raport me konsumatorin. Lobet e fuqishme të biznesit sot kanë ndryshuar strategji. Nuk kanë nevojë të blejnë gjyqtarët apo punonjësit e administratës, por “blejnë vetë ligjin”. Kështu po synohet haptazi në mënyrë abuzive që nëpërmjet AMF të hartohet një legjislacion në dëm të viktimave të aksidenteve e në favor të shoqërive të sigurimit. Me projektligjin e ri “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”, AMF (pra autoriteti shtetëror që do të duhej të mbronte viktimat e të mbikëqyrë shoqëritë e sigurimit) shkon në pikën ku harton projektligje në kundërshtim me të drejtën BE dhe çdo normë tjetër ndërkombëtare në sektor, me synimin e vetëm që të mbrojë të fortët dhe jo viktimat!!! Jo vetëm kaq, por ky projektligj, në  vend që të përmirësonte situatën jo aq pozitive aktuale, vepron duke e përkeqësuar edhe më keq atë çfarë ekzistonte deri më tani.

Koncepti se çfarë është ligji në një vend të ashtuquajtur lirie, cila është mënyra që duhet zbatuar, caqet e tij apo deri ku zbatohet, teoricienët e së drejtës e kanë shtruar si problem jo vetëm në emër të kërkesës së madhe globale për gjetjen e sistemit më të mirë ligjor, por edhe të kërkesave specifike që shtrohen në përditshmërinë e njeriut në ngjarje të paparashikueshme të jetës. I tillë është instituti i dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga ngjarjet e aksidenteve për shkak të përdorimit të mjeteve motorrike.

Regjimi i trajtimit të dëmit pasuror dhe jopasuror në fushën e transportit në rastet e ngjarjeve të aksidentit, normohet nga parashikimet e ligjit të posaçëm nr.10076/2009 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Trasportit”. Ky ligj buroi si detyrim jo vetëm i përshtatjes së standarteve që imponojnë Direktivat Europiane, por edhe i qëndrimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vitin 2007. Kjo e fundit, nisur nga praktikat e ndryshme të gjykatave që lidhen me zbatimin e ligjit të kaluar për sa i përket përfitimeve të dëshmshpërblimit në rastet e dëmeve jashtëkontraktore (duke përfshirë këtu dhe mënyrën e llogaritjes veçanërisht të dëmeve jopasurore),vendosi të unifikojë praktikën duke i dhënë një koncept dëmeve jopasurore (biologjik, moral dhe ekzistencial) si dëme të pësuara nga cënimi i të drejtave dhe interesave jopasurore që bëjnë pjesë në vlerat e brendshme të njeriut dhe që nuk janë subjekte të drejtpërdrejta ekonomike në treg.

Megjithatë, ligji ka parashikuar kufizime jo vetëm në metodën e llogaritjes së dëmeve jopasurore, por edhe për sa i përket kufirit minimal të mbulimit të shumës nga Shoqëritë e Sigurimit (Në Shqipëri mbulimi shkon deri në 20 milionë lekë, në një kohë kur Direktiva Europiane dhe gjithë vendet Perëndimore e të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, e kanë mbulimin e dëmit të paktën 1 milionë Euro në maksimum).

Kufizimet ngushtohen edhe më tepër me projektligjin e ri të draftuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili ka propozuar ndryshme të reja në nenin 26 të Ligjit 10 076/2009, në metodën e llogaritjes së dëmit jopasuror, dhe njëkohësisht integroi në ligj një dispozitë kalimtare ku parashikonte shtyrjen e afateve për shlyerjen nga ana e Shoqërive të Sigurimit, të pagesave të prapambetura për dëmet e shkaktuara përpara datës 31.12.2013.

Nga momenti fillestar i paraqitjes së propozimit për ndryshim nga ana e këtij institucioni, e deri më tani, në një interval kohor (mbi) dy-vjeçar, projektligji ka ndryshuar mbi tre herë, duke reflektuar në këtë mënyrë paqartësi, pasiguri dhe ambiguitet nga ana e Autoritetit, për të kërkuar rishikimin e këtij ligji i cili duhet domosdoshmërish të vijë në interes të qytetarit për qëllime të trajtimit të dëmit sipas parimit të shpërblimit të drejtë, njëkohësisht i ndjekur nga parimi i restaurimit dhe të eficencës, si objektiva kryesor të sistemit konkret rregullator.

Fillimisht, në propozimet e vitit 2015, siç ka rezultuar nga publikimet zyrtare të AMF-së, forma, procedura dhe vlerat e trajtimit të dëmit jopasuror, paraqisnin një regres e mungesë të përmirësimit të dispozitave në krahasim me Ligjin aktual në fuqi. Më pas ndryshimet erdhën duke u theksuar, duke i dhënë qartazi një mbështetje shoqërive të sigurimit për të minimizuar detyrimet e tyre financiare kundrejt qytetarit.

Gjendja përvijohet edhe më rëndë për arsye se ky institucion rregullator nuk i ka dhënë ende një zgjidhje imediate ngërcit të Fondit të Kompensimit pranë Byrosë, ku rezulton se qindra qytetarë kanë vite që nuk dëmshpërblehen për shumat e fituara nga vendimet gjyqësore  brenda afateve ligjore.

Nga ana jonë në cilësinë e “Rrjetit Të Avokatëve” pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, janë paraqitur dy oponenca në formën e reflektimit ligjor drejtuar institucioneve kryesore që prekin këtë ligj deri në momentin e miratimit të tij në parlament. Beteja jonë për të kundërshtuar këtë projektligj do vijojë deri në komisionin parlamentar por edhe në Gjykatë Kushtetuese nëse do lind e nevojshme.

Kjo për arsyen e vetme se kemi refuzuar dhe kundërshtuar në mënyrë kategorike miratimin e ndryshimeve që kërkojnë të realizojnë në Ligjin aktual, pasi  propozimet nuk përputhen aspak me qëllimin primar të çdo norme e parimi të përgjithshëm juridik, të cilin siç e kemi të qartë të gjithë, është rregullimi i raporteve pro futuro në interesin sa më të lartë të çdo individi në Republikën e Shqipërisë.

Për të qartësuar diferencën midis kufijve aktualë të ligjit dhe atij që kërkojnë të miratojnë në parlament (duke u fokusuar sidomos tek dëmi jopasuror) mjafton të ilustrojmë rastin e një ngjarje aksidenti ku i dëmtuari rezulton me pasojë paaftësi totale të përhershme, mosha 29 vjeç, kryefamiljar i martuar dhe me dy fëmijë.

Sipas përllogaritjeve, dëmi biologjik, moral dhe ekzistencial në ligjin aktual varion në shumat 2,100,000 lekë minumimi dhe 4,400,000 maksimumi. Ndërsa me ndryshimet e reja dëmet e mësipërme do të jenë një shumë fikse 1,440,000 lekë.

Diferenca rezulton të jetë nga 660,000 lekësh deri në 2,960,000 lekë humbje financiare të qytetarit në rastet e përfitimit të dëmshpërblimit.

As qëndrimi se etapat e qasjes legjislative me kuadrin europian vijojnë në mënyrë graduale, deri në përfundim të zbatimit të plotë të acquis, nuk justifikon aspak papërshtatshminë dhe mungesën e theksuar të vizionit që pasqyron ulja dhe kufizimi financiar që kërkon të ligjërohet në propozimet e  Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Ndryshime të tilla bien në kundërshtim flagrant me interesat e të dëmtuarve nga ngjarjet e aksidentit, në një kohë që rregullimet ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e shtetasve, duhet të kenë një qëndrueshmëri të mjaftueshme që siguron vijimësinë e tyre. Siç u theksua më sipër, projektligji jo vetëm që nuk rrit shumën e mbulimit të dëmit nga shoqëritë e sigurimit, por ka ndryshuar metodën e përllogaritjes së saj dhe nuk i jep asnjë zgjidhje problematikës së Byrosë Shqiptare të Sigurimit, në një mënyrë të tillë që viktima, trashëgimtarët apo i dëmtuari të dëmshpërblehen në shuma krejt qesharake, vlera përcakton etalonin matës financiar të jetës dhe shëndetit të individit në një shtet të presupozuar ligjor si ky i yni.

Propozimi kërkon të mbështesë haptazi vetëm shoqëritë e sigurimit, duke përkeqësuar pozitën e viktimës dhe të dëmtuarve që ky ligj ka për qëllim të mbrojë. Konkludimi i tij me miratimin në Parlament hap dyert e cënimit të së drejtës kushtetuese për shpërblim të drejtë çdo qytetari potencialisht të ekspozuar nga një ngjarje e mundshme aksidenti në një vend ku pasiguria është emëruesi i përbashkët e hapësirës ku jetojmë.

Ky shkrim u publikua fillimisht në Tirana Observer

Etiketa: aksidentAksidentetBEdetyrimEuroGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKosovëkufizimekushtetueseLigjMASMatmbështetjeMITpaktparlamentpasiguriProjektligjProjektligjiraportSHshqipShqipërishqiptareTiranaTregVendimetviktima
Tjetri
Ngritja e ndalshme e Marine Le Pen

Populizmi përballë mirëqenies

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.