AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një katastrofë tjetër e çuditshme franceze

Bernard Henri LevyngaBernard Henri Levy
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mban fjalimin e saj pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale në Francë. 13 dhjetori 2015. Foto: BETA/ (AP Photo/Thibault Camus)

Franca nuk është thjeshtë në një krizë në prag të zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm. Marrëdhëniet e qytetarëve të Francës me politikën sugjeron se vendi gjendet në fazat e fundit të asaj që historiani i madh anti-Nazist March Bloch e quajti në vitin 1940, “disfata e çuditshme” e vendit të tij.

Kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mban fjalimin e saj pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale në Francë. 13 dhjetori 2015. Foto: BETA/ (AP Photo/Thibault Camus)
Kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mban fjalimin e saj pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale në Francë. 13 dhjetori 2015. Foto: BETA/ (AP Photo/Thibault Camus)

Aspekti i “lojërave për pushtet” i këtij cikli zgjedhor francez filloi te e majta. Presidenti

François Hollande u rrëzua nga vetë Partia Socialiste. Kryeministri i Holande,

Manuel Valls, u bë vakti i dytë në këtë banket kanibalësh.

Që nga ajo kohë, kufoma e njërës prej prej dy partive më të mëdha të Francës, jo vetëm që u kthye përmbys, por ka mbërritur në një nivel dekompozimi të përparuar. Tani, pikërisht në çastin kur ndokush mund të shpresojë se vendi do të ketë një kandidat për president që duhet t’i komunikojë kombit se çfarë mendon për Donald Trump, Vladimir Putin dhe radikalët islamistë, kandidati socialist Benoît Hamon, e gjen veçanërisht interesant që të flasë për legalizimin e marijuanës, ndotjen nga balta e kuqe dhe çrregullimet e sistemit të endokrinës nga ndotja.

Në të djathtë, katastrofa tashmë thjeshtë sa po vë kurorë. Më herët, ish presidenti Nicolas Sarkozy u eliminua. Ish kryeministri Alain Juppé, pasi u kurorëzua virtualisht si president për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, u rrëzua pikërisht nga ata që e adhuronin. Dhe, në valën e skandalit që ka përfshirë François Fillon, kandidati Republikan dhe njeriu që e mposhti atë, Juppé humbi nervin dhe më 6 mars u tërhoq përfundimisht nga gara.

Fillon, dikur kandidati me më shumë gjasa për të fituar, zgjedhja e katër milionë votave në zgjedhjet primare, tashmë po përballet me spektaklin e një partie kryengritësish që përpiqen për ta shtyrë atë jashtë gare. Skemat, shmangiet, llogaritjet dhe pazaret shumëfishohen, të gjitha të bazuara në sondazhe të interpretuara më së shumti si ekujvalenti modern i ogureve të perëndive të kohës së Romës së lashtë. Dhe një tjetër kufomë.

Kalojmë te prokurorët që po hetojnë, të cilët dukshëm po luajnë rolin që i takon duke dëgjuar prova mbi skandalin me vende pune që nuk ekzistojnë dhe që përfshin bashkëshorten dhe fëmijët e Fillon. Integriteti i tyre, gjithsesi, nuk do të pastrohet nga një rikujtesë e butë se ata, gjithashtu, janë qenie njerëzore, të prekshëm nga pasionet dhe pakënaqësitë njerëzore; dhe që pushteti i konsiderueshëm që ata kanë, siç bën zakonisht pushteti, mund të mbërrijë aq larg sa mundet; dhe kjo, si pasojë, i ka bërë ata tërësisht të përfshirë në një fushatë nga e cila, nëse rikujtojmë Montesquieu-n, ata duhet të luftojnë me skrupulozitet për ta mbajtur veten larg.

Por ne, qytetarë dhe votues – secili nga ne një më një – jemi pjesa më e shëmtuar e të gjithë kësaj tabloje. Marrëdhënia jonë e re dhe e çuditshme me politikën, siç është evidentuar nga rrethanat aktuale, mund të përmblidhet në tri terma.

Ncuqncuq. Ose, më saktë, nuk mundemi nuk mundemi: magjepsja që ne kemi çdo të mërkurë për shfaqjen Le Canard Enchaîné, (në shqip Rosa në Pranga), emisioni javor satirik i cili me humorin e vet rebel qe mish për topat e çlirët në të majtë dhe në të djathtë, është bërë gjuha e përditshme e politikës. Ka pasur një kohë kur leximi i gazetës qe, sipas filozofit Hegel, njësoj e vlefshme si lutjet e mëngjesit. Tani, të lexuarit të gazetës ushqen urinë e pangopur të elektoratit për përqeshje.

Me çfarë pritshmërie të hidhur lexuesit francezë presin ushqimin më të freskët mbi bëmat e zyrtarëve tanë të zgjedhur apo rivalët e tyre! Me çfarë kënaqësie prej të babëzituri ne gëlltisim dozën tonë të përjavshme të korrupsionit, gjepurave dhe skandalit! Dhe çfarë zhgënjimi të zymtë ne ndjejmë, çfarë humbje të papritur të interesit për të jetuar, kur, rastësisht, nuk ka asgjë të re të raportuar. Ne duhet të kemi parasysh paralajmërimin e poetit Stéphane Mallarmé se kur ne kënaqim veten dhe rrjedhimisht dehemi nga skandali, ne “gogësijmë mërzitshëm drejt dorëzimit të errët.”

Spektakël. Si zëvendësues i gjykimit, ne marrim komente të pafundme dhe të pavlera mbi njëmijë e një kthesave the çudive të papritura të garës elektorale. Dikur, media e lajmeve raportonte mbi sportin sikur ai qe politikë. Tashmë komentet mbi politikën i ngjajnë lajmeve nga sporti.

“Loja e Analizës” është bërë paradigmë e narrativës politike. Dhe, në vendin e nderuar për të cilin Marx tha se është kombi politik par excellence, politika është bërë një nënspecie e futbollit, me skuadrat e veta, tifozët, arbitrat dhe tabelat e rezultateve.

A mos ka ndonjë surprizë në faktin që në kulm të skandalit Fillon, bosët e krahut të djathtë, trajnerët e tyre të padukshëm u kthyen (në dreq le të venë diferencat doktrinore dhe stilistike!) te stoli i rezervave, ku ata supozohet se po prisnin për të hyrë në lojë? Në mënyrë të ngjashme, dikush duhet të vrasë mendjen nëse besnikët e Fillon e shohin atë si diçka më shumë se sa thjeshtë stamina, si njeri i aftë për të përballuar një dajak, apo si njeriu që, pasi u rrëzua përtokë, gjeti forcat të ngrihet sërish, a thua se po rikthehej në një ndeshje të papërfunduar.

Barazia. Uria për të, dikur ka qenë pasioni më fisnik; pati, në atë pasion, një ëndërr për të kultivuar popullin politik dhe, në këtë mënyrë, të krijohej një politikë dinjitoze. Dhe unë jam dakord me filozofin Jean-Claude Milner i cili, në librin e tij të kohëve të fundit, Relire la Révolution, (Rishikoni Revolucionin) sulmon Anatole France për librin Zotat Janë të Etura. Larg të ofruarit te njerëzit racionin që i takon të gjakut, Robespierre u përpoq gjithashtu, sipas mënyrës së tij, të kontrollojë transformimin e masave në turma hakmarrëse dhe të shpëtonte atë që mund të shpëtohej nga balancat e brendshme të hierarkisë republikane.

Asgjë të tillë nuk ka në etiketën e sotme të egalitarizmit – asgjë por një turmë që po ecën gjithnjë e më pranë momentit kur të ketë pushtet të plotë ndërkohë që promovon barazinë jo të interesit të përbashkët, por të ankesave, fyerjeve, mërive dhe korrupsionit. Dhe, mes fëmijëve të fragmentarizuar dhe të shqetësuar të Iluminizmit, mes trashëgimtarëve zombi të Rusoit (Rouseeau) duke u dridhur mes agresivitetit, verbërisë dhe dëshmërimit, barazia nuk është më një detyrë por një turp, një lloj qefini i zymtë, një aureolë pakënaqësie dhe urrejtjeje në të cilën gjuha jonë e përbashhkët është e lidhur si një vozë mbi ujë.

Një katastrofë tjetër. Një zhgënjim tjetër. Nga barazia si luftë ndaj të keqes te mundësia e barabartë për t’u qarë dhe për t’u hakmarrë, ne kemi ngjitur shtegun që e shpie një shoqëri nga jeta te vdekja.

Frikësuese sido që të duket, kjo është situata ku Franca e gjen veten sot: jo thjeshtë në një krizë por në fazat e fundit të asaj që historiani i madh anti-nazist Marc Bloch e quajti, më 1940, “disfata e çuditshme” e kombit të tij. Ne përballemi jo një pemë të vetme padrejtësie, por një pyll të stërmadh fjalësh të ndyra, të rrezikshme dhe të çmendura në përmbajtjen e tyre.

Dhe, duke qëndruar të shtrirë në pritje, udhëhequr nga Eumenidet (zotat greke të hakmarrjes, emri i të cilave është sinonim i zemërimit po aq sa edhe i drejtësisë), një figurë po merr formë, njësoj si në termat klasikë, në përmbushje të një fati të tmerrshëm: Marine Le Pen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Another Strange French Disaster

Etiketa: AnalizëDonald Trumpe majtaEmriFrancaFranceMarine Le PenMatMedianazistNdotjaPartiaPartia SocialistepresidentProject SyndicateprokurorPutinrepublikaneromromërosaSHshqipTrumpVladimir PutinVotuesZgjedhjet
Tjetri
Qeveria shfuqizon komisionet e punësimit të mësuesve

Qeveria fut në telashe universitetet pasi harron të miratojë tarifat e shkollimit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.