AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Shefat e medias proqeveritare nën akuzë për evazion fiskal në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorët e Posaçëm të Maqedonisë. Foto: MIA

Prokuroria e Posaçme e Maqedonisë nisi katër hetime të reja për dyshime për krime financiare, ky përfshihen si të dyshuar një ish asistent ministri dhe dy kryeredaktorë mediash proqeveritare.

Prokurorët e Posaçëm të Maqedonisë. Foto: MIA
Prokurorët e Posaçëm të Maqedonisë. Foto: MIA

Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Maqedonisë, e cila është ngarkuar me detyrën për të hetuar krimet dhe korrupsionin e nivelit të lartë, nisi katër hetime të reja të enjten.

Çështjet që tërhoqën më shumë vëmendjen e publikut kanë emrat kod “Total” dhe “Tifani” në të cilat të dyshuarit janë prezantuesit televizivë proqeveritarë Dragan Pavlovic dhe  Ivona Talevska, mbi të cilët rëndojnë dyshimet për evazion fiskal të kryer përmes kompanive të menaxhuara prej tyre.

Në çështjen e parë, Pavlovic, i cili është kryeredaktor në televizionin kombëtar Sitel TV, dyshohet se ka bërë evazion fiskal në shumën 120 mijë euro në taksa për kompanitë e marketingut Total Marketing, Total Media Centar dhe Mediamaks, në të cilat ka qenë apo vijon të jetë administrator.

Prokurorët po e hetojnë edhe me dyshimin se nuk ka paguar 60 mijë euro të tjera në taksa personale.

Në rastin e dytë, Talevska, kryeredaktore e gazetës së përditshme Vecer, dyshohet se ka bërë evazion fiskal në masën 37 mijë euro përmes kompanive Smart Centar dhe Smart Group.

Taleska, si administratore e këtyre firmave, dyshohet më tej se nuk ka paguar taksa personale për 16 mijë euro.

Prokurorët besojnë se përgjatë shumë viteve, të dyshuarit kanë përdorur fondet e kompanive për blerje personale të mallrave të luksit si orë të shtrenjta, mobilje e të tjera, duke i deklaruar këto shpenzime në mënyrë të rreme si blerje për llogari të kompanive. Disa nga këto kompani nuk janë më aktive.

BIRN u përpoq të kontaktonte Pavlovic dhe Talevska për komente. Pavlovic nuk qe i disponueshëm ndërsa Talevska kërkoi që pyetjet të dërgoheshin me SMS, të cilave nuk iu përgjigj.

Rasti i tretë i hetuar quhet “Trista”, një ish këshilltar ministri, i cili akuzohet për shkelje të shumta të ligjit mboi prokurimin publik, veçanërisht për blerjen e 300 makinave për policinë dhe për nënshkrimin e kontratave të mirëmbajtjes

Rasti i katërt, me emrin “Tabla” i përket një shkolle në fshatin Zajas pranë Kërçovës për të cilën dyshohet se është kontraktuar pa tender një kompani për 200 mijë euro për rikonstruksionin e shkollës.

Në fillim të konferencës për shtyp, një pjesë e kameramanëve refuzuan të xhirojnë në shenjë proteste ndaj asaj që e quajnë presion nga prokuroria mbi disa media.

Prokurorja Lence Ristoska hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nëse disa nga të dyshuarit janë të lidhur me median, kjo nuk do të thotë se vetë mediat janë nën shënjestër.

Etiketa: BIRNblerjeEurohetimeKrimeMaqedoniMASMediaprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeprotesteSHshpenzimetaksatender
Tjetri
Avokatja e Shtetit i përgjigjet akuzave për çështjet DIA dhe CEZ

Tre vjet përplasje, Avokatja e Shtetit nën akuzë për studiot ligjore të arbitrazhit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.