AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë rekursin e Aldo Bares

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aldo Bare, i njohur edhe si Alfred Shkurti, pas ekstradimit në Shqipëri në vitin 2009. Foto kortezi: Policia e Shtetit

Në një vendim të shumëdebatuar, Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Aldo Bare duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të shqyrtojë në tërësi pretendimet e ish-kreut të “Bandës së Lushnjës”, përfshirë pretendimet për dënim të paligjshëm apo për gjykim të pavlefshëm për morinë e krimeve që rëndojnë mbi të duke kërkuar pushim të hetimit dhe lirim të menjëhershëm.

Aldo Bare, i njohur edhe si Alfred Shkurti, pas ekstradimit në Shqipëri në vitin 2009. Foto kortezi: Policia e Shtetit
Aldo Bare, i njohur edhe si Alfred Shkurti, pas ekstradimit në Shqipëri në vitin 2009. Foto kortezi: Policia e Shtetit

Gjykata Kushtetuese publikoi të hënën vendimin e shumëdebatuar mbi të dënuarin me burgim të përjetshëm Aldo Bare, i njohur edhe si Alfred Shkurti, vendim në të cilin Gjykata e Lartë urdhërohet të marrë në shqyrtim pretendimet e këtij të fundit, përfshirë pretendimet për dënim të paligjshëm dhe gjykim të pavlefshëm, duke i mbajtur gjallë shpresat e këtij të fundit për shmangien e dënimeve të rënda të dhëna nga gjykatat e tjera, por nuk ka dhënë një vendim eksplicit në favor të tij.

Aldo Bare, i cili është dënuar për katër vrasje (njëra kundër më shumë se një personave) dhe dy vrasje me paramendim të mbetura në tentativë krahas veprave të tjera penale si “krijim organizate të armatosur ” dhe “armëmbajtje pa leje”, i qe drejtuar gjykatës së lartë në vitin 2015 për të kundërshtuar dënimet e dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por Gjykata e Lartë i pati “refuzuar rekursin”, një lloj vendimi përmes të cilit, Gjykata e Lartë vlerëson se një pjesë e çështjeve të paraqitura para saj nuk vlejnë për t’u parashtruar në seancë.

Por ndryshe nga sa pati vlerësuar Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese mendon se së paku një nga pretendimet e Bares, mohimi i të drejtës për akses dhe të drejtës për apelim, janë pretendime kushtetuese dhe se Gjykata e Lartë ka cënuar të drejtat kushtetuese të Bares përmes refuzimit të rekursit.

Me këtë rast, Gjykata Kushtetuese argumenton se ajo “nuk e sheh të arsyeshme” të vlerësojë pretendimet e tjera të Bares, për shkak se mendon se Gjykata e Lartë ka detyrën t’i japë përgjigje të arsyetuar të gjitha këtyre pretendimeve.

Vrasje të shumta

Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006 pasi qe shpallur në kërkim në Shqipëri për krijimin dhe drejtimin e një bande kriminale në zonën e Lushnjës, bandë që qe përgjegjëse për shumë vrasje e krime të tjera. Gjatë gjykimit mbrojtja e tij duket se ndoqi taktika të ndryshme, fillimisht duke kërkuar gjykim të shkurtuar përmes pranimit të fashikujve të dosjes hetimore, gjë që u refuzua nga gjykata, pastaj duke sfiduar provat, dëshmitarët apo trupin gjykues. Pranimi i gjykimit të shkurtuar mund t’i jepte atij falje të një të tretës së dënimit duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm. Në Shqipëri, pavarësisht se një person mund të shpallet fajtor për disa vrasje, siç është rasti i Aldo Bares, gjykata jep dënim vetëm masën më të lartë të dënimit.

Manovrat e mbrojtjes nuk funksionuan dhe në vitin 2011, ai u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm, si bashkim i dy dënimeve për vrasje dhe organizatë kriminale me burgim të përjetshëm plus dënimeve të tjera.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e prishi vendimin e shkallës së parë në tetor të vitit 2011 dhe urdhëroi kthimin e saj në Gjykatën e Shkallës së Parë për gjykim me një tjetër trup gjykues. Ky vendim u dërgua për rekurs nga Prokuroria dhe Gjykata e Lartë në janar 2012 e prishi vendimin e Apelit duke urdhëruar Apelin ta rishqyrtojë çështjen me një tjetër trupë gjykuese. Në shqyrtimin e dytë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda kjo e fundit la në fuqi dënimin fillestar. Rekursi i palës mbrojtëse u refuzua nga Gjykata e Lartë herën e dytë dhe çështja i kaloi Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi Gjykatën e Lartë ta rishqyrtojë atë.

Aldo Bare pretendon mes të tjerash se çështja e tij është përdorur politikisht nga Partia Demokratike, e cila, në fushatën për pushtetin vendor të vitit 2007, mes të tjerash publikoi reklama televizive duke deklaruar suksesin e saj kundër bandave kriminale, përfshirë Aldo Baren.

Në mes të shkurtit të këtij viti, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në media se Aldo Bare do të lirohej së shpejti dhe se kjo, sipas tij, tregon lidhjen e kryeministrit Edi Rama me bandat kriminale. Sipas avokatëve të Aldo Bares, politizimi i çështjes së tij përbën presion mbi sistemin e drejtësisë dhe cënim të parimit të gjykimit të paanshëm.

Gjykatës Kushtetuese iu deshën pesë javë për të publikuar vendimin e marrë prej saj me pesë vota nga shtatë anëtarë të trupit gjykues. Dy anëtarë të kushtetueses, Vladimir Kristo dhe Vitore Tusha, të cilëve u ka mbaruar mandati dhe pritet të zëvendësohen, votuan kundër vendimit të shumicës duke argumentuar se ajo çështje duhej të shqyrtohej në themel nga Gjykata Kushtetuese në vend që të kthehej në Gjykatën e Lartë si dhe duke kritikuar kolegët e tyre se po zvarrisin procesin. …” sipas pikëpamjes tonë, shumica, për t’u mos u bërë palë me gjykatat e juridiksionit të zakonshëm në zvarritjen e mëtejshme të çështjes, duhet t’i hynte shqyrtimit në themel të pretendimeve të kërkuesit,” shkruajnë dy gjykatësit e mendimit të pakicës, duke argumentuar më tej se predendimet e Aldo Bares janë për cënim të të drejtave kushtetuese dhe për rrjedhojë, çështja duhej të zgjidhej në Gjykatën Kushtetuese.

 

Çështja “Aldo Bare”

* Arrestohet në vitin 2006, në Turqi pasi i pati shpëtuar drejtësisë disa herë duke marrë vendime pafajësie të formës së prerë.

* Ekstradohet në Shqipëri në vitin 2009.

* Shpallet fajtor dhe dënohet për krime të kryera në vitet 1997-1998, pas pesë vjet gjyqesh në mars 2011.

*  Dënimi i tij prishet dhe ai rikthehet për rigjykim me vendim të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda në tetor 2011.

* Gjykata e Lartë vendosi në janar 2012 të prishë vendimin e Apelit dhe ta rikthejë çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit.

* Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda lë në fuqi dënimin e parë në korrik 2012.

* Gjykata e Lartë refuzoi rekursin në vitin 2015.

* Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën dhe urdhëroi Gjykatën e Lartë të rishqyrtojë çështjen në shkurt 2017.

Etiketa: 1997ApelimArmëdëshmitarëEdi RamaGjykataGjykata e ApelitGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimKrimekushtetueseMASMbrojtjaMediaMorinorganizatë kriminaleParaPartiaPartia DemokratikePoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaRamareklamaSali BerishashqipShqipëriTurqiVendimVendimiVitore TushaVotavrasje
Tjetri
Eksperienca shqiptare në biznesin novator

Eksperienca shqiptare në biznesin novator

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.