AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti Maqedonas haset me zvarritje prej taktikës së VMRO DPMNE

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Maqedonas. Foto: MIA

Për të dytën ditë radhazi, deputetët maqedonas diskutuan zgjedhjen e një kryetari të ri parlamenti, ndërsa partia VMRO DPMNE përpiqet të vonojë procedurat dhe të pengojë krijimin e një qeverie të re.

Parlamenti Maqedonas. Foto: MIA
Parlamenti Maqedonas. Foto: MIA

Vëzhguesit thonë se taktikat e VMRO DPMNE-së për zvarritje të punëve, të cilat përfshijnë fjalimet e gjata të deputetëve të partisë dhe mbajtjen e diskutimeve mes tyre, që të parandalohet kështu votimi për kryetarin e ri të parlamentit për aq kohë sa të jetë e mundur, pritet të vazhdojnë të mërkurën – dhe mund të zvarrisin procesin për disa javë ose muaj.

Derisa të zgjidhet një kryetar i ri, qeveria e re nuk mund ta marrë detyrën dhe VMRO DPMNE, partia që mbante më parë pushtetin, do të pengojë social demokratët LSDM, të cilët kanë së bashku një shumicë parlamentare, nga ardhja në pushtet.

Të 51 deputetët e VMRO DPMNE janë listuar për të folur dhe gjatë debatit, që filloi të hënën ata kanë folur dhe mes tyre.

“Fatkeqësisht, kjo tregon se e gjithë përbërja e parlamentit të ri, që nënkupton përzgjedhjen e një kryetari të ri dhe funksionimin normal, do të përballen me pengesa të mëtejshme,” tha ish-deputeti Nazer Ziberi.

Pavarësisht se është e ndaluar nga rregullorja e parlamentit, kryetari provizor Trajko Veljanoski, i cili vjen nga radhët e VMRO DPMNE, i lejoi deputetët nga e njëjta parti t’i përgjigjen njëri-tjetrit gjatë debatit sepse ai tha se grupet parlamentare nuk janë formalizuar ende.

Seanca e shumëpritur parlamentare vjen pas një vonese tre-mujore dhe mes krizës së thellë politike që përqendrohet te refuzimi i VMRO DPMNE për të lejuar formimin e një qeverie të re të drejtuar nga LSDM.

Shumica e re parlamentare kryesuar nga LSDM shpresoi ta mbaronte seancën sa më shpejt të ishte e mundur, gjë që do t’i hapte rrugën zgjedhjes së qeverisë së re.

Në një përpjekje për të përshpejtuar gjërat, LSDM këtë javë kërkoi zgjedhjen e Talat Xhaferit, një deputet nga partnerët e koalicionit të ri, Bashkimit Demokratik për Integrim, si kryetar i ri parlamenti, duke këmbëngulur në votimin direkt pa diskutime të gjata.

“Diskutimi mes tyre është shkelje e rregullores… shumica parlamentare ka detyrimin të parandalojë bllokimin e mëtejshëm të proceseve demokratike,” tha deputeti i LSDM, Petre Shilegov.

Por deputeti i VMRO DPMNE Ilija Dimovski këmbënguli të martën se “debati është baza e parimit demokratik” dhe se partia nuk po e zvarriste me qëllim seancën.

Maqedonia nuk ka arritur të formojë një qeveri të re që prej zgjedhjeve të parakohshme në dhjetor të vitit të kaluar. Zgjedhjet u mbajtën me shpresën se do të zgjidhnin një krizë politike dy-vjeçare.

Kriza mori një kthesë për keq më 1 mars, kur presidenti Gjorge Ivanov, i cili ishte kandidati i VMRO DPMNE-së, refuzoi t’i japë liderit të LSDM, Zoran Zaev, mandatin për të formuar një qeveri, pavarësisht sigurimit të shumicës parlamentare.

Rifillimi i punës së parlamentit vjen mes protestave të vazhdueshme të mbajtura nga mbështetësit e VMRO-DPMNE-së kundër qeverisë së lajmëruar të udhëhequr nga opozita.

Opozita megjithatë shpreson se me t’u zgjedhur kryeparlamentari i ri, presidenti Ivanov nuk do të mund të refuzojë dhënien e mandatit.

SDSM e sheh zvarritjen e transferimit të pushtetit, si një pasqyrim të frikës nga përballjet me drejtësinë nga ana e VMRO-DPMNE-së. Udhëheqësit e saj aktualisht janë në hetime penale dhe të akuzuar nga Prokuroria Speciale, gjë që sipas tyre është e motivuar politikisht.

Etiketa: deputethetimeKrizakryetarMaqedoniaOpozitaPartiaProkuroriaProkuroria SpecialePunëQeveriaRefuzimiSeancaShpresONVëzhguesitVMRO DPMNEVotimiZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Një aleancë politike progresiste për Europën

Një rikthim dramatik për Europën

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.